top of page

Motra jonë Arbereshe na frymëzon. Poete Arbëreshe. Margherita Scilippa ,

  • 3 days ago
  • 3 min read







Personazh nderi i Rrevista Prestige

Motra jone Arbereshe na frymèzon.


Poete Arbereshe.

Margherita Scilippa , Zëri i poetes Arbëreshe.


Margherita Scilippa, e lindur në Palermo të Sicilisë, rrjedh nga një familje arbëreshe e ngulitur në Horën e Arbëreshëve, Piana degli Albanesi. Qysh në fëmijëri, ajo u rrit mes traditave të pastra arbëreshe dhe bukurive të jetës së përditshme siciliane, duke u ushqyer me gjuhën e lashtë dhe kujtesën e rrënjëve të saj.


Familja e saj ishte një vend ku dashuria për kulturën dhe letërsinë kultivohej natyrshëm, duke formuar bazën e hershme për talentin e saj poetik dhe ndjeshmërinë ndaj botës.

Margarita Shilipa është një zë i rëndësishëm në letërsinë arbëreshe bashkëkohore, duke kontribuar në ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës dhe identitetit kulturor të kësaj komuniteti.

Shilipa ka botuar disa vëllime poetike, ndër të cilat spikasin: “Trëndafilje rërje”, “Ëndërra si re” dhe “Re me rreze dielli”. Poezia e saj karakterizohet nga një ndjeshmëri e thellë lirike, ku ndërthuren motivet e natyrës, kujtesës dhe përkatësisë kulturore.


Përveç krijimtarisë poetike, Margarita Shilipa ka dhënë kontribut ne mitologji, edhe në përshtatjen e letërsisë për fëmijë, duke sjellë në variantin arbërisht të Horës së Arbëreshëve përrallën e njohur “Kësulkuqja”. Ky punim përbën një përpjekje të vyer për ruajtjen dhe transmetimin e gjuhës arbëreshe te brezat e rinj.

Arsimi i Margaritës ka qenë i thelluar dhe i pasur, duke përfshirë studime klasike dhe kontakt me letërsinë arbëreshe dhe italiane.


Ajo mësoi të shikojë botën me vëmendje të hollësishme, të ndiejë emocionet e njerëzve, të kuptojë misteret e natyrës dhe të depërtojë në thellësitë e shpirtit njerëzor. Çdo peizazh, çdo histori e komunitetit, çdo përjetim njerëzor u kthye për të në burim frymëzimi për vargjet e saj.


Eksperiencat e saj letrare janë të shumta dhe të larmishme. Ajo ka botuar vëllime poetike, ndërthurur lirizmin, reflektimin filozofik dhe dashurinë për natyrën. Margarita ka përshtatur në varjantin arbërisht të Horës Arbërshe përrallën “Kësulkuqja”, ka vënë në skenë vepra teatrale për shkollën fillore dhe ka ndihmuar nxënësit të kuptojnë strukturën e gjuhës arbëreshe, duke e bërë edukimin një udhëtim të gjallë dhe kreativ.


Poezitë e saj janë dy gjuhëshe, në shqip dhe italisht, dhe përmbajnë një pasuri të jashtëzakonshme leksikore dhe formale. Në vargjet arbëreshe gjejmë forma të lashta të gjuhës, si kloftë, klenë, dhe një leksik të pasur si prorën, thomse, skamandili, që shtojnë bukurinë dhe autencitetin e vargut. Ato janë elegante, lakonike dhe të ngrohta, me nota lirike, dramatike dhe ekzistencialiste, duke krijuar një ikonografi të pasur të botës së brendshme.


Lexuesi, ndërsa zhytet në poezitë e saj, udhëton pranë liqeneve dhe maleve, ndjen shushurimën e erës, romantiçizmin dhe krenarinë arbëreshe. Margarita luan me ritin e dashurisë dhe ndjenjës, ndjek hënën mbi liqene, yjet në natë dhe kujtesën e gjyshërve, duke bërë të duket se çdo varg është një univers i vogël i gjallë që shpërndan emocione.


Ajo trajton me ndjeshmëri edhe çështje shoqërore dhe humane, duke reflektuar mbi padrejtësitë dhe dhimbjet e njerëzimit. Poezitë e saj lundrojnë midis kontrasteve , njeriut dhe botës, dashurisë dhe vdekjes, humbjes dhe shpresës, duke krijuar një mozaik të pasur ndijor dhe filozofik.


Vargjet e Margaritës janë udhëtime shpirtërore që të bëjnë të ndiesh lidhjen universale midis njeriut dhe natyrës, midis së kaluarës dhe së tashmes. Ato ofrojnë dritë dhe shpresë, një mesazh për një botë më të mirë dhe për ruajtjen e gjuhës dhe traditave arbëreshe, të cilat kanë mbijetuar mbi 600 vjet.


Autor.Liliana Pere.

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2026

bottom of page