top of page

Muzeu “Gjergj Kastrioti” më i vizituari në vendin tonë

  • Aug 8, 2024
  • 2 min read

Muzeu “Gjergj Kastrioti” më i vizituari në vendin tonë


ree


Muzeu “Gjergj Kastrioti” më i vizituari në vendin tonë

Muzeu “Gjergj Kastrioti” në Krujë ka rrije të numrit të vizitorëve. Ky muze është sot një nga më të vizituarit në vendin tonë. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja thotë se ka rritje të numrit të vizitorëve krahasuar me një vit më parë. “Muzeu Gjergj Kastrioti në Krujë, me një trashëgimi kulturore kaq të pasur, është një nga atraksionet më të mëdha të turistëve që janë kuriozë për të njohur historinë e lavdishme të kombit tonë, dhe në veçanti atë të heroit kombëtar, duke e bërë atë sot muzeun më të vizituar në Shqipëri, me plot 86,708 vizitorë vetëm në 7-mujorin e parë të vitit, +90 për qind krahasuar me 2023!”, thuhet nga ministri Gonxhja.


Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu” është një nga muzetë më të vizituar në Shqipëri. Vendosur në brendësi të rrënojave të kalasë shekullore të Krujës, muzeu u hap më 1982. Ndërtesa është e konceptuar si një fortesë e një kështjelle Mesjetare Shqiptare me një fokus kryesor në dokumentimin e jetës dhe veprës së Gjergj Kastriot Skënderbeut, heroit kombëtar të vendit. Muzeu ka pasur vizitorë nga vende të ndryshme përgjatë viteve. Në këtë muze janë të ekspozuara mjaft objekte, dokumente dhe bibliografi origjinale, riprodhime autentike që flasin qartë për historinë e popullit shqiptar në shek. XV e më gjerë. Aty numërohen pavijone të tilla si pavijoni i antikitetit dhe mesjetës së hershme, pavijoni i principatave shqiptare, i pushtimit osman dhe përballimit të këtij pushtimi, pavijoni i kështjellave mesjetare, i qëndresës shqiptare, kancelaria e Skënderbeut, biblioteka, salla e princave, e pinakotekës dhe së fundi pavijoni i trashëgimisë dhe i jehonës.

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page