Mësueset e fshatit tim Poezi nga Kadare.
- Jan 23
- 2 min read
Rrevista Prestige
Mësueset e fshatit tim
Poezi nga Kadare.
Kjo poezi e te madhit te letrave shqipe Kadare, përfaqëson një akt të rrallë drejtësie morale ndaj figurës së mësueses së fshatit, e vendosur në kufirin mes harresës shoqërore dhe madhështisë etike.
Poeti ndërton një portret ku përulësia nuk është dobësi, por formë e lartë e qëndresës, ndërsa heshtja shndërrohet në gjuhë dinjiteti.
Përmes pritjes, shiut dhe pl
uhurit të shkumësit, përftohet drama e një misioni që sakrifikon jetën personale për një ideal kolektiv. Kontrasti mes zhurmës së burokracisë dhe qetësisë së këtyre grave thekson boshllëkun moral të shoqërisë.
Këtu madhështia nuk shpallet, me zë por provohet në përditshmëri, si themel i padukshëm i qytetërimit.
MËSUESET E FSHATIT
Në udhëkryqe, ndan’ xhadeve
Ditët e shtuna dalin shpesh,
Dhe zgjatin dorën nga
makinat,
Herë dy nga dy, herë veç e veç.
Por shpesh ata që janë brenda
Me njëri-tjetrin shkëmbejnë fraza:
“Si shumë pretendime kanë,
Mor shoku Jani, këto vajza.”
Dhe janë ata që bëjnë zhurmë,
Që kanë për vete dyzet gojë,
Që i shkruajnë letër Presidiumit
Për një kuzhinë, po t’u mungojë.
Dhe ato presin makinë tjetër,
Atje në rrugë, atje në shi.
Ato, të urtat gjer në dhembje,
Të thjeshtat gjer në madhështi.
Tek presin, java që kaloi
U rikujtohet si në tym,
Klasa me nxënësit, gabimet
Q’u përsëritën në hartim.
Në mbrëmje radion dëgjon njëra,
Tjetrës ndër mend i vjen sërish
Shikimi i fotoreporterit,
Q’andej kaloi rastësisht.
Kohë e fejesës i ka ardhur,
Dikujt dhe ndoshta i shkon çdo ditë…
Pluhur i shkumësit, vello e bardhë
U bie mbi supe i trondit.
Po s’ngrenë ato botën në këmbë,
Në komitet, në ministri.
Ato të urtat gjer në dhembje,
Të thjeshtat gjer në madhështi.
Ismail Kadare
@highlight


