top of page

Poezi; Parajsa ime.Nga shefkije Islamaj

  • 2 days ago
  • 1 min read



PARAJSA IME

Eca fushës e u ngjita lart në bjeshkë,

mora rreze dielli, thitha ajër plot jetë,

vrapova zallit e u zhyta thellë në det,

njelmësia e tij ma skuqi lëkurën lehtë,

por, parajsën time aty s’e gjeta dot.

Desha t’i ndalja valët e detit t’njelmët,

që përplaseshin idhnueshëm në breg,

u fala zemër peshqve shikimkthjellët,

ndjeva mallin flakë që pandalshëm djeg,

edhe aty parajsën time e kërkova kot.

Iu ngjita lart të bardhave rè shpirtqetë,

qëndrova mbi to si një zog mbi oqean,

frymëmarrja më rrihte si orë, sa shpejt,

ndjeva se iu afrova cakut - qiellit pran’,

as aty parajsën time nuk e gjeta dot.

Brigjeve me sy përshkova ara e brezare,

preka kurora pemësh që tundeshin n'erë,

plaka ditën në diell, natën n’hënën bujare, 

ndjeva se po rijetoja timen "pranverë",

por askund parajsën time s’e gjeta dot. 

Me sytë e mendjes tej e përtej degdisa, 

askund zë, lëvizje, frymë, kudo qetësi,

shova të zjarrtin mall e ëndrra qëndisa, 

ndjeva të magjishmen tënden ngrohtësi. 

ATY gjeta parajsën, parajsa ime je ti.

9.7.2024

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2026

bottom of page