Mos fyeni,mos shantazhoni kurrë një grua. Viktor Hygo.
- May 7
- 3 min read
Mos fyeni,mos shantazhoni kurrë një grua.
Kjo poezi e Viktor Hygos është një thirrje e fuqishme për ndjeshmëri dhe drejtësi shoqërore. Ajo nuk flet thjesht për një grua të rrënuar, por për të gjitha ato figura të heshtura që mbajnë plagë të padukshme nga varfëria, padrejtësia dhe gjykimi i shpejtë i shoqërisë.
Metafora e pikës së shiut që shndërrohet nga perlë në baltë është thelbi i poezisë: ajo tregon se dinjiteti dhe bukuria njerëzore nuk humbasin, por mund të errësohen nga rrethanat.
Hygo vendos përgjegjësinë te shoqëria, veçanërisht te ata që kanë privilegj, duke sugjeruar se shpesh rënia e një individi nuk është zgjedhje personale, por pasojë e mungesës së mbështetjes.
Mesazhi është i qartë dhe aktual: një akt i vogël mirësie, një “rreze dielli”, mund të rikthejë shpresën dhe dinjitetin.
Poezia mbetet një kujtesë se përpara se të gjykojmë, duhet të kuptojmë.
Poezi nga Viktor Hygo.
Oh! Mos fyeni kurrë një grua të rrënuar!
Kush e di se ç’barrë shpirti i ka përballuar!
Kush e di se sa ditë me urinë ka luftuar!
Kur era e fatkeqësisë virtytin ka tunduar.
E kush s’i ka parë këto gra të shkatërruara,
Që kapen fort përherë me duart e dëmtuara!
Si një pikë shiu që shkëlqen e xixëllon,
Tek cepi i një dege kur dielli ndriçon.
Që e tundim me pemën dhe dridhet e nuk jepet,
Perlë përpara rënies dhe baltë kur meket!
Fajin e kemi ne, ti i pasur, ari anembanë!
Se ujë puro të pastër kjo baltë ende përmban.
Që pika e ujit të iki nga pluhuri i frikshëm,
Të bëhet perlë me shkëlqimin e mëparshëm,
Mjafton, një rreze dielli, një dashuri përditë,
Kështu gjithçka shndërrohet nga nata në
ditë!Rrevista Prestige

ditë!
Përktheu: Roland Çipa
Foto:Pikture e Davincit.
Përktheu: Roland Çipa
Foto:Pikture e Davincit.