Ndre Mjeda është poet dhe autor/publicist shumë i njohur. Ndre Mjeda, teolog, shkrimtar, gjuhëtar, deputet shqiptar nga Shqipëria.Ndre Mjeda që vetë nënshkruante ‘Mjedja’, poet i shquar dhe veprimtar patriot. Lindi në Shkodër nga Jakë Zefi (Kryeziu) e Luçije (Dominika) Thaçi, me origjinë nga Mirdita nga i ati, e nga Malcit e Pukës nga e ëma. Si i ri me intelekt të zhvilluar, i talentuar dhe studioz, tërhoqi vëmendjen e jezuitëve, të cilët menduan ta bënin prift. N’edukimin e tij patën ndikim shkrimtari jezuit Anton Xanoni (1863-1915) dhe poeti françeskan Leonardo de Martino (1830-1923). Ai vazhdoi më pas studimet fetare në Spanjë, Itali e Poloni. Në fillim ndenji tre muaj në pranverë 1880 në fshatin Cossé-le-Vivien afër Lavalit në perëndim të Francës, kurse më pas ndoqi një kolegj në manastirin Kartuzian të Porta Coeli-t në veri të Valencias në Spanjë, ku studioi për letërsi. Më 1883 e gjejmë në Kroaci, ku studion retorikë, latinisht dhe italisht në një institut jezuit në Kraljevica (ital. Porto Re) në bregdetin dalmat. Nga 1884 deri në fillim të vitit 1887 u stërvit në një kolegj që drejtohej atje nga Universiteti Gregorian i Romës, kurse më 1887 u transferua në një kolegj Gregorian tjetër në Kieri (Chieri), në juglindje të Torinos, ku ndenji deri në fund të atij viti. Në fillim dha mësim në një shkollë të lartë fetare në Kroaci. Në këto vite Ndre Mjeda filloi të shkruajë poezi shqip, ndër to edhe vjershën melankolike mjaft të lexuar Vaji i bylbylit, botuar më 1887 në broshurën Scahiri Elierz (Poeti i nderuar), ku shpreh mallin për vendin e tij. Po e kësaj periudhe është vjersha Vorri i Skanderbegut. Tema e shqiptarit në mërgim, që e merr malli për atdheun nën zgjedhën turke, ishte më se e zakontë në letërsinë e Rilindjes, sidomos në dhjetëvjeçarin pas dështimit të Lidhjes së Prizrenit.
Disa poezi të tij:
VJESHTA
Dhe ju po shkoni,Bylbyla, kshtu!Po tretni këndynaj,Dallndysha, ju!Dekën mendovaSe m’vjen kurdo;Se m’leni vetunS’mendova, joPor ma fort zemrënMa bren nji idhnim:Çerdhen qi i leniKujdesit tim.Ndoshta, kur t’ktheniMue vorri m’mba,E ju kërkoniÇerdhën qi s’a.
ANDRRA E JETËS
IN’për ograjë po këndojnë bylbylatsi tu u prrallë me shoqi-shojnë,drandafilleve zymbylatt’kandshmen erë dhunti ia çojnë.E nalt n’qiell ma e bukur hanarreze t’paqta shkon tue shkri;maje bjeshkve fillon zanan’valle shoqeve m’u pri.Lodhë prej vegësh, prej rrangësh shpijet,si u ba natë, ndej Zoga n’votër;ndej m’u xe me dru dullijetqë kish ba n’për mal, pa motër!E kuvendte me nanë-locensi përgjumshëm, ndonji fjalë,derisa bri votrës gocëne muer gjumi dalkadalë.Fjet bri votrës: e kur shkëndijashndritte at fëtyr’ të patravajë,ejëll prej qiellit ulet te shpiadukej faret fëtyra e sajë.Herë n’at’ gjumë tue qeshun dukej,si m’u falë herë dorën çote;herë përmallshem n’veti strukeje n’fëtyrë gjaku t’tan’ i vëlote.(Ngrimun n’ar, mbi ‘i pullalinën balkue nji beg kish dalë;holl’ e i gjatë porsi selvin’rrugë nën gardh ish dukë nji djalë.)E nan-bardha tue shikjue:“Flej me engjuj, thotë, o bi;pusho shtatin me i ndihmueLokes sate nëpër shpi”.IIPrej nën nji tjegllet kish dalë si ‘j tra,ku nji mij’ tesha vëloshin pa da;përmbi shpi ndihej tue rrahun trokae ushtonte tokaprej kambësh t’bag’tive. Ka dalë Harapiherët, e shpatit delet ja hapi;ka dalun Mica me lopë të mëdhajanëpër ograja.Kur u zgjue Zoga vojt te balkonie pau se bleta vëlonte te zgjoni;pau se n’at’ nade poshtë nji lavruerkish ba nji shpuer.Tue sjellun krahnin këndote me veti,e i rridhte krahve si nji valë deti,ku shndriçëm dielli lëshonte si zhgjetarrezet e veta.Rreze flak’ arit. Por rrotull fëtyrae fushës kish nd’rrue; kish nd’rruemun zyrae bimës e e pem’ve; përmbi balkuederi kish nd’rrueerë filcigeni; po vite ‘j tjetërerë: porsi makthit; e rruga e vjetërnën shpi, mbas gardhit, porsi nji dritëshkonte tue qitë.Nuk e kish vrumun kurr nder dit’ t’vetaat rrugë n’balkue. Ktheheshin me çetaasaj katundsit, tue dalë pa prae ajo s’kish pa.U nis te puna mërziçëm. Nisindër penj sovajkën, e shpata krisi,cirliknë rrotllat posht’ e përpjetënën kambë të shpejtë.E vojt n’dritare prap. Ndoshta beguka mbërri te rruga e pret te shteguveshun me t’arta, mbi ‘j pullalipër bukuri.Nuk ishte begu: nën diell t’valtëveç dy dallëndysha bajshin do baltë,balt’ e kashtare për çerdhe t’vet,se Shën Ejëlli a nget.Ndoshta po avitet nji djal’ i rii holl’ e i gjatë porsi ‘j selvi,me rrip rreth brezit, me nji gjashtoree ‘j kacatore.Nuk erdhi djali: veç dy bylbyla,nji n’drandofille, nji ndër zymbyla,përmallshëm thrrasin, e shoqi-shojnëme kangë gazmojnë.IIIVijnë dallëndyshat porsi erapërte’ det te çerdhja e vet;vijnë bylbylat ku pranveran’pyje t’veshuna po i thrret.Se qe pemët kan’ endun lulet,e u vesh fusha me blerim;lehtas prroni malit uletda prej borës që i nep ushqim.E, i dish’ruem, bje për fushoreme rritë bimën për gjith’ vend,ku ‘j erë akullit mizorekishte hupë lul’zim e shend.Edhe ti prej asaj që t’rritidaju, vash’, e mos vajto;me nji veshë, që kurr s’ta shndritiparas, shtatin hijesho.Bashkë me lule len dashtnija,me kangë t’shpendit që galdon;e pranverës bukuriabashkë prej gjumit t’tan’ i zgjon.Del, o bij’, prej shpisë sate,del prei t’vorfënit katund;njajo flakë që n’zemër patedo t’përvjellin tjetërkund.T’pret nji zemër flak’ e shkëndija,pret me tanden m’u ba nji;sa jetë t’apin Perëndiamos m’u damun kurr prej ‘si.T’lypë nji bes’ e ta nep t’ndershmedora e unazaqë t’ven n’gisht;e ndërmjet pr’at besë t’gjithhershmea dorzan’ i lumi Krisht.Sogjetarë, porsi furiae nji rrfes’ që qetat shpon,janë të qiellit nalt ushtriae n’dorë shpata iu veton.E din idhun regj Davidi,e dinë lott që pa pra qet,kur sheh morten se kositian’ e mb’an krajlninë e vet.IVE kandshme asht hanakur del me zana,e n’tokë me dritë përndaret,Hyjzit që shndrisine që shetisinn’për qiell, jan’ t’bukur faret.Kur del agimie rruzullimime ‘j dritë kuqloshe mbëlohete përmbi kashtashndritë pika-lashta,zemra për mall gazmohet.Asht i madh shendi,kur ndihet shpendindër pyje tue pingrue;e knaqshme a ‘j lulekur iu përkule,o fllad i leht’, me e l’mue.Por s’i giet qielli,nuk i giet prillias fllad që shetitë lulete me erna veshet,foshnjës që i qeshetnanës, kur mbi ‘të përkulet.
I TRETUNI
Nuk kalon nji natë e n’andërrporsi zgjandërre shof nanën këtu përbri;me krye vjerrte, me lot për syrri tue shfrynjat idhnim që don me e griNdejun m’duket prap te votraku me motran’dritë t’kandilit qepte e arnotepor njat gaz ka që i shndrittekur godittepetkat e djalit e shendoteKqyr njat vend ku n’mbramje rrishekur nuk kishefije idhnimi nëpër ftyrëe ngurron, si t’kenke gurite, pshtetë muritlot’ i dalin rrkaje tuj kqyrë“T’kishe dekë ma mirë, o i mjerë –thotë sa herë, –Afër nanës qe t’desh e t’ruejti;t’kishe mbyllë me duer te miakëtu te shpianjata sy qe mordja shuejtiAfër vorrit tand nan-shkretaporsi bletaishte sjellun tue gjimuee n’at bar qe kishte qitëpër gjithë ditëndonji lule kish kerkue…”…E mandej, si del nji kruetue bumuerreth e rreth prej brijes s’malitrrkaj i ulen lot’ per rrudha– Nuk asht udhananë, m’u idhnue per t’zeza t’djalitKur n’kët shekull n’drit’ e qitekur e rriteme njat mund qe nep hitia (kujdes i madh)“Nji nanë tjetër, – thoshe, – ke,bir n’kët dhenana jote a shqiptariaMend e zemër për të shkrijie përtrijinam e lavd kur t’i vijë dita”Mbas fjalësh t’tua përherë shkovae t’ndigjova:shqiptarin’ nuk ekorrita
ENDRRO, DASHUNO
Endrro. Njeri, sot ma Shum se kurrVepro. E Len prova tprekshmeFol. E tnihet zani deri nskajeJeto. At jet tanen, Jo tjervetNgihu. Me gjanat Si tmushin zemrenPi. Bukurin e deteve e oqeaneveMeso. E burimi dijes mos tdij me shterruPuno. Kopshtin e mendjes gjithmonLexo. Poemat e shpirtit tanKupto. Vuejtjen njerzore tpakufiNdimo. At T’paudhin tkthehetNdriqo. Fike terrinUrreji. Vetem padrejtsitDuej. Duej e vetem duejDashuno. Po mos jep arsye…
I MBETUNI
Edhe shtaza po gazmohet,Edhe bari mungullon;N`shend natyra gjith po cohet,Vec ti, i mjeri,po gjimon.Kang`e valle tui bashkueShend prej gojet gjithkush qet;Vec i vorfni tui dertuePorsi i huej a n`gjinie t`vet.Tui ankue per t`zeza t`vetaPer gjith dere tui lype kerset;Per`te t`dhimtun kerkund s gjeta:Porsi i huej a n`katund t`vet.Lodh` e unshem,kur vjen nata,N`prehen t`nanes me shkue kujton;Edhe nana i diq e ngrata,E kush t`vorfnin s`e ngushllon.Bab`, oh!babe!sa here ndo`j trimitDo me i thane tui derdhun lot;Por per`tene a fjale trishtimit,A nji fjale qe permend kot.Per dhe t`vet dale n`ushtrieRrebte qendroi i jati e diq;Sot i vorfni askund nji shpie,Nji cope buk s e gjen nder miq.Ah!ti njome, o njome e mjera,Dit` e nate qe po vajton:Kund nder miq nuk t`cilet dera,Kerkush vajin s t`a pajton.Dit`e nate pa buk e shpieShkote i vorfni andej e kendej,E prej t`pasunish zotnieNje fjale t`mire kerkush s ja kthej.Ku ke baben me t`ndimue?Ku ke nanen me derdhe lot?Ty gjith robi t`ka harrue,Kerkush s`do me t`dalun zot.Tui rae bor, tui frye murrlani,Mjet dy vorreve si`j lis,Afer gropes qe vet`e bani,Djali i vorfen u molis.Afer nanes u shtrue me fjetun,Afer babes kerkoi pushim;Kurgja t`ngritin s ka me e gjetun,T`xet e t`ftofte skan me pas ndrrim.Me njata qe vec e doshinTrupi i t`vocerrit pushoj;E n`lumnie
Gazeta Express 2024
✕