top of page

Një pyetje dhe një përgjigje nga Dritëro …

Updated: Aug 6


ree


ree


Një pyetje dhe një përgjigje nga Dritëro …


Pyetje: Ç’është jeta për Dritëro Agollin ? Deri kur do të donte të jetonte ai?


Përgjigje nga Dritëro : Jeta për mua është një hapësirë e madhe me diell dhe me shira, me lule dhe me gjemba, me qëngja dhe me ujqër, ku duhet të përpiqesh , të këndosh, të qash, të përqafohesh, të rrihesh e të turresh përpara , duke u rrëzuar dhe duke u ngritur .

Unë nuk e kam përgjuar hapësirën e saj në vrimën e bravës së derës , por kam hyrë vetë në mes të kësaj hapësire , prandaj nuk jam penduar që kam jetuar . Një ndër çështjet më të mëdha të jetës është si të çash guackën e vetmisë për të dalë në hapësirën e gjerë të natyrës dhe të njerëzve .

I dituri thotë: detyra kryesore në jetën e një njeriu është t’i japë dritë vetes . Dhe ndonjëherë duhet guxim edhe për të jetuar . Deri kur do të doja të jetoja ? Përgjigja ime është ajo e një filozofi: Të gjithë mund të jetojnë mirë, por askush nuk e ka pushtetin të jetojë gjatë.


© 2024–2025 Liliana Pere – Themeluese, Drejtore, Botuese

Revista Prestige

Të gjitha të drejtat e rezervuara.


 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page