top of page

OFELIA

  • Oct 26, 2024
  • 1 min read

OFELIA


ree

Poezi nga: Arthur Rimbaud Përktheu: Maksim Rakipaj

I

Mbi ujët e zi që fle, ku dhe yjet flenë,E bardha Ofeli si një zambak i bardhë,Lehtë lehtë pluskon, me një vello mbështjellë …– Nga pylli dëgjohen si këlthasin gjahtarët.

Njëmij’e ca vite e trishta OfeliMbi lumin e zi, kalon si fantazm’ e bardhë.Njëmijë e ca vite e ëmbla marrëziHistori të dhimbshme rrëfen në të mbrëmjes fllad.

Era gjinjtë lehtaz ia puth dhe hap si luleVellon që përkundet ëmbëlsisht përmbi ujët;Mbi ballin ëndërrues kallamat përkulen,Shelgjet të ngashëryer, mbi të vënë kujën.

Zambakët e ujit, përqark saj psherëtijnë,Herë herë përmendet; njësoj sikur po fle,Nga një fole, një palë flatra fëshfërijnë:– Një këngë e mistershme nga të artët yje vjen.

II

E bukur si bora! E zbehtë Ofelia!E vogël fare vdiqe, lumi të përpiu!Mos vallë era që fryn nga lart, nga NorvegjiaTë paskërka folur për lirinë e hidhur;

Kur fryu dhe t’i hodhi flokët fytyrës,Shpirtit ëndërrues t’i foli me zë dehës;Zemra jote ndjente veç këngën e NatyrësNë rënkime degësh e pëshpëritje netësh;

Qe dhe zëri i detit pafund, të furishëm,Që ta shqeu gjoksin fëminor, aq të butë;Qe mëngjez prilli kur një kalorës i hijshëm,Budalla i shkretë, memec të ra më gjunjë!

Qiell! Dashuri! Liri! Ç’ëndërr, moj e marrë!U shkrive para tij, si bora para diellit;Vegimet aq të mëdha t’u mbytën nga fjalëtDhe t’u çakërdisën sytë ngjyrë qielli!

III

Dhe Poeti i thotë një ylli lart në qiell:Lulen që këpute, eja shihe, çdo natë;Këtu e ke mbi ujë, me vello mbështjellëE bardha Ofeli, pluskon si një zambak.


ree

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page