top of page

Poezi nga; Prof.Shefkije Islamaj RINËS SIME! Shkëlqimi i syve tu!

  • Dec 22, 2024
  • 1 min read

Sot më e veçanta ime Rina mbush 19 vjet.




ree

RINËS SIME!

Shkëlqimi i syve tu i merr pahun valles së yjeve,

buzëqeshja jote bleron gjethet e luleve e pyjeve,

drita e nurit tënd zgjon smirën e shtojzovalleve,

Zemra jote zbut rrëke lumi që derdhen maleve.


Urtia jote paqëson lehtë dallgëlartat e deteve,

tremb rrufenë, vetëtimën e gjëmimin e reve,

ua ndal hovin murrlanit, furtunës e suferinës,

hapat tu të lehtë ia shkojnë atyre të balerinës.

ree

Qetësia e mendimit tënd çel drynin e arkës,

fjalëmblat tua shërojnë acarimin e plagës,

zëri yt mbush ajrin si kënga e kryeartëzës,

o vështrimbuta ime, qofsh më fatmira vashëz.


Sydrenusha ime, flokëmëndafsh e dritëlartë,

hijekëndshmja, mëshirëmadhja ime e pamatë,

sjelljebukur kurdo, në dritëdiell e në dritëhanë,

më sjell çdo ditë pranverë, o imja fisnikja zanë.


Urime drita e syve, paç mirësinë e dashurinë e botës!

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page