Poezia e Agollit tregon me humor dhe ndjeshmëri përballjen mes kulturave dhe fuqinë e gjuhës amtare, që ngjall respekt edhe në situata të zakonshm
- Autor LP
- 6 hours ago
- 2 min read

Rrevista Prestige
Poezia e Agollit tregon me humor dhe ndjeshmëri përballjen mes kulturave dhe fuqinë e gjuhës amtare, që ngjall respekt edhe në situata të zakonshme.
Përmes ngjarjes së thyerjes së vazos dhe reagimit të poçarit turk, autori nxjerr në pah bukurinë dhe rëndësinë e fjalës shqipe, duke kthyer një moment të thjeshtë tregtar në një përjetim dramatik dhe emocional. Simbolika e detit Marmara dhe e dyqanit e pasuron këtë atmosferë, duke i dhënë poezisë një dimension kulturor dhe universal.
POÇARI-Poezi nga Dritero Agolli
Vajta në Stamboll të bëj pazar,
për kujtim të ble një vazo balte:
Paqe dhe selam, usta poçar,
Vazon më të mirë po e pate
Paqe dhe selam, usta poçar!
Vazoja nga dora shkau e ra
Dhe m'u bë njëzet e pesë copë,
Më erdhi rrotull deti Marmara
Dhe m'u hap dyqani turk si gropë,
Më erdhi rrotull deti Marmara.
Pa më shau poçari keq turqisht,
Unë e shava shqip e mend i rashë;
Për çudi poçari nuk u ligsht,
Veç dy lot në sytë e kuq i pashë,
Për çudi poçari nuk u ligsht!
Mos u çmend ky turk, ky musliman?
Unë e shaj, ai me duar në qafë!
Poçe tjeter mori në dyqan
Dhe më tha: " Më shaj, për besë, prapë!"
Poçe tjetër mori në dyqan.
Psheretiu si unë: " Jam shqiptar,
Shqip, vëlla, ti shamë dhe një herë,
Fjala shqipe s'blihet në pazar,
Në dyqan ka vjet që s'e kam ndjerë,
Fjala shqipe s'blihet në pazar!"
Ikën nga dyqani burra e gra,
Unë e një poçar e tjetër s'kishte,
Vazot frynte deti Marmara,
Vazove poçari shqip u fliste,
Vazot mbushte deti Marmara.
POÇARI-Poezi nga Dritero Agolli
Vajta në Stamboll të bëj pazar,
për kujtim të ble një vazo balte:
Paqe dhe selam, usta poçar,
Vazon më të mirë po e pate
Paqe dhe selam, usta poçar!
Vazoja nga dora shkau e ra
Dhe m'u bë njëzet e pesë copë,
Më erdhi rrotull deti Marmara
Dhe m'u hap dyqani turk si gropë,
Më erdhi rrotull deti Marmara.
Dritëro Agolli.