top of page

Portat e pikturuara rrëfejnë historinë e arbëreshëve .





Portat e pikturuara rrëfejnë historinë e arbëreshëve .

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët sjell shembullin e komunës së Shën Benedhitit në Kalabri, ku është aplikuar projekti “Dyert çë fjasën”.

Portat e shtëpive arbëreshe janë pikturuar dhe secila prej tyre rrëfen një histori të caktuar dhe të kthen pas në shekuj. Përgjatë qendrës historike të komunës, portat e transformuara në vepra arti mbartin kujtesën e këtij komuniteti arbëresh dhe i japin dinjitetin e humbur shtëpive të pabanuara, që i ka mbuluar pluhuri i harresës, duke ndërtuar një rrugëtim që të shpie drejt ruajtjes së identitetit dhe trashëgimisë kulturore arbëreshe.

“Dyert çë fjasën” (Porte Narranti) është një projekt inovacioni kulturor dhe social, që synon rigjallërimin e qendrave historike.

Projekti është financuar nga Rajoni i Kalabrisë dhe bazuar në një ide projekti të konceptuar nga Graziella Di Ciancio brenda administratës komunale të San Benedetto Ullano. Ai angazhon artistë dhe komunitete për të lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e zonës. Projekti ka potencial për t’u bërë një nxitës i zhvillimit ekonomik, duke u mbështetur në të kaluarën, ndërsa shikon drejt së ardhmes dhe duke forcuar traditat..

Burimi.

ATSH

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2026

© 2023 2026 

Prestige Blog. All Rights Reserved.

Revista Prestige © 2023 - 2026

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2026

bottom of page