top of page

Presidenti francez Emmanuel Macron ka nderuar shkrimtarin e mirënjohur Ismail Kadare me titullin “Urdhri i Lartë i Legjionit të Nderit”,

Updated: Jun 26, 2024


ree


Presidenti francez Emmanuel Macron ka nderuar shkrimtarin e mirënjohur Ismail Kadare me titullin “Urdhri i Lartë i Legjionit të Nderit”, gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Tiranë.

Ai vlerësoi punën krijuese të Kadaresë, ku ndër të tjera tha se ‘të shkruash është të luftosh”, referuar periudhës komuniste para viteve ’90 në Shqipëri.

“Të shkruash është të luftosh. Nga që ju jetuat dhe krijuat si një njeri i lirë në një vend që nuk ishte i tillë. Në një Shqipëri më stalininiste se stalianët. Ju arritët një xhevahir arkitekturë. Në moshën 11-vjeçare pas



ionoheni pas Makbethit, Gogolit e me radhë.

Kur zëri juaj mbytet me shtupë ju vazhdoni. Askush nuk mund tju mbyll ju gojën dhe hapësirën. Gjatë gjithë këtyre viteve është një formë vallëzimi që ju vazhdoni dhe tregoni gjërat. Kjo rrugë përfundoi me romanin “Pallati ëndrrave”, ku ishin ëndrrat e gjithë popullit. Kjo metaforë e madhe që vë në lojë gjithë sistemin. Kercënimet bëjnë më të forta ndaj jush deri sa në 1990 kërkoni azil politik.

Shkuat në atë vend që i kishit shkruar edhe pse nuk e kishin vizituar kurrë. Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur solli te francezët një adhurim për ju. Më kanë rrëfyer se ju e njihni pasurinë tonë dhe mund tju them se ju jeni bërë për të jetuar në Paris. Në vendin tonë keni krijuar shumë miqësi dhe me botuesin tuaj që fliste dhe mbante në kasafortën e tij gjithë ato që ju keni patur nevojë të tregoni. Klod Dyrrah, realizoi arratisjen tuaj të fortë në 1990 dhe kjo dha një shpresë, ikja juaj solli dhe protestën e studentëve. Një lëvizje luhatëse mes dy kombëve tona bën një lidhje të forta mes nesh . Nga ju kanë lindur shumë tekste që kanë ngritur shume ura mes nesh. Në veprat tuaja kujtojnë që Europa është një ëndërr dhe një vend i përbashkët. Ju vazhdoni ta përjetoni këtë gjë me familjen tua.

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page