top of page

Princesha Kate Midelton do tè paraqitet ne finalen e Wimbledon.

  • Jul 15, 2024
  • 1 min read

Updated: Jul 18, 2024

ree

Kate Middleton do të paraqitet në finalen e Wimbledon, për t’i dhuruar trofeun fituesit


Princesha Kate Middleton do të marrë pjesë të dielën në finalen e Wimbledonit dhe do të ndajë trofeun fitues, sipas një njoftimi nga Pallati Kensington.


Më parë ishte diskutuar nëse princesha Kate do të mund të kryente detyrën e saj, të gjitha këto varësisht nga gjendja e saj shëndetësore. U raportua gjithashtu se kush do ta zëvendësonte princeshën nëse ajo nuk do të mundte. Sipas informacioneve, ishte planifikuar që Dukesha e Gloucestera, Brigitte, të merrte përsipër këtë detyrë.


Këto ditë në Wimbledon janë parë edhe prindërit e princeshës Kate, Carol dhe Michael Middleton, por vajza e tyre nuk ishte me ta. Princesha është një adhuruese e madhe e tenisit, e pëlqen ta luajë dhe shkon në çdo finale të Wimbledon që nga viti 2011, kur u martua me princin William.



Të dielën, në finalen e Wimbledonit do të përballen Novak Djokovic dhe Carlos Alcaraz. Finalja do të fillojë në orën 15:00.


Kujtojmë që princesha Kate Middleton njoftoi disa muaj më parë se vuan nga kanceri dhe u shfaq për herë të parë në publik në mesin e qershorit, pas Krishtlindjeve.


Në atë kohë, ajo mori pjesë në ngjarjen “Trooping the Colour” së bashku me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore dhe u shfaq në ballkonin e njohur të Pallatit Buckingham. Publiku mezi priti që princesha të shfaqej përsëri. /Telegrafi/




 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page