top of page

Prindërimi me Ndërgjegje, Etikë dhe Dashuri”

  • Feb 22
  • 9 min read

Updated: Feb 23



Intervistè me Dr Lira Gjika.

Dr. Lira Gjika është mjekePediatre per mireritjen dhe zhvillimin dhe një nga zërat më të njohur në Shqipëri në fushën e zhvillimit të fëmijës, adoleshencës dhe prindërimit. Ajo njihet për qasjen e saj të thellë psikologjike dhe filozofike mbi marrëdhëniet njerëzore, duke e vendosur në qendër të vëmendjes ndërgjegjen, etikën dhe rolin e familjes në formimin e individit.

Rëndësia e saj qëndron në kontributin publik për edukimin e prindërve dhe shoqërisë mbi:

rolin vendimtar të 1000 ditëve të para të jetës,

rëndësinë e figurës së babait krahas nënës,

komunikimin e shëndetshëm me adoleshentët,

zhvillimin e inteligjencës emocionale dhe respektit për individualitetin e fëmijës.

Përmes intervistave, shkrimeve dhe qëndrimeve publike, Dr. Gjika ka ndikuar në ndryshimin e diskursit mbi prindërimin në Shqipëri, duke promovuar një model më të vetëdijshëm, jo autoritar dhe të bazuar në marrëdhënie, besim dhe përgjegjësi.

Dr.Lira jeni e mirëseardhur në Prestige për Intervistë

Pyetje për intervistën me Dr. Lira Gjikën:

Pyetje

A e formëson tradita prindërimin tonë, apo prindërimi ynë duhet tëriformësojë traditën?

Pergjigje.

Për tu bërë prind nuk mjafton vetëm instinkti i jetës apo pulsioni seksual. Njeriut i duhet më shumë. I duhet ajo që është baza e njerëzores, vetëdija për veten dhe jetën si një proces dhe marëdhënie.

Faktorët që influencojnë dhe luajnë një rol të rëndësishëm në procesin e prindërimit janë disa por, memorja, tradita, gjuha, fjalët, inteligjenca emocionale dhe niveli kulturor janë vendimtarë në zhvillimin e njeriut si prind, pasi ato kanë formësuar nënën ose babain.

Prindërit e ardhshëm, sidomos nëna që është personi kryesor për cilësinë e 1000 ditëve të para (që nga ngjizja e deri në 2 vjeç). Prindërimi nuk është një proces i lehtë, kjo edhe për faktin që njeriu ka fëmijërinë më të gjatë ndër të gjitarët; njeriu bëhet i pavarur shumë vonë. Në traditën tonë rritja e fëmijës lë për të dëshiruar, ne fëmijën nuk e shohim njeri por e shohim të vogël që nuk merr vesh dhe se ka kohë. Gjithashtu tradita jonë gati e nxjerr jashtë loje babain, gati si hallkë e tepërt. 

Babai është figurë po aq rëndësishme sa dhe nëna. Që në 1000 ditët e para babai është faktor kyç për të suportuar gruan, sidomos kur ajo ndjehet e lodhur dhe fëmija grindet, është babai qetësuesi më i mirë si për nënën dhe për fëmijën. Edhe në rastet nëna është e qetë fëmija po ndenji pranë babait e ka më të lehtë të qetësohet pasi ai nuk është objekti që e ushqen.  

 

Pyetje

Kur nis të bëhet i vetëdijshëm njeriu që mund të bëhet edhe prind?

Përgjigje.

Vetëdija për veten si individ e person më vete nis në adoleshencë, kur konstaton ndryshimet në zë, në trup, si zgjatja, dalja e qimeve, formimi muskulaturës, zhvillimi i zonës seksuale; te vajzat fillon cikli menstrual dhe te djemtë fillon të prodhohet sperma. Në këtë periudhë të jetës njeriu fillon të bëhet i vetëdijshëm për trupin dhe veten e tij. Si ta menaxhojë dhe të kujdesët. Ndryshimet që i ndodhin atij, a po i ndodhin edhe tjetrit?  I gjithë ky ndryshim që ndodh me adoleshentin organizohet nëpërmjet gjuhës, etikës dhe edukimit që i ofron tradita e mjedisit ku jeton adoleshenti. 

Gjëja e parë, që i duhet mësuar adoleshentit, është: pse është e bukur të jesh djalë, apo vajzë dhe çfarë është ajo karakteristikë vetëm e djalit, apo vetëm e vajzës? Është e vërtetë, ato kanë shumë gjëra të përbashkëta, pasi janë të dy njerëz, por kanë edhe karakteristikat individuale që ja u jep vetë trupi dhe gjinia e tyre dhe ajo ç’ka i dallon ata të dy është: trupi i djalit prodhon farën e jetës, ndërsa trupi i vajzës prodhon vezën, dhe ka vendin ku ka fillesat jeta. Fara e jetës është gjëja e gjallë, që prodhon trupi i mashkullit dhe ai nuk duhet ta keqpërdorë dhe ta perceptojë si jashtëqitje. Sperma dhurohet nuk shpërdorohet. Sperma është gjë e gjallë. Respekti për veten fillon pikërisht këtu, tek njohja e vetes, pranimi i tjetrit dhe dallimi i vetive dhe karakteristikave të të qenit njeri dhe më pas mashkull apo femër. Detyra më e madhe e të rriturit, prindërve dhe mësuesve ndaj adoleshentëve, ti ndërgjegjësojnë dhe mbështesin në këtë proçes të njohjes dhe pranimit të vetes.

Edhe pse të gjitha “gjërat” adoleshenti do ti përjetojë vetë, i rrituri është aty si ajo drita, që ndihmon udhëtarin natën të gjejë rrugën. Një i rritur, kushdo qoftë ai, prind, mësues, apo i njohur, që arrin të ndihmojë një të ri, tregon, që edhe ai vetë rritet si një njeri i përgjegjshëm, apo thënë në gjuhën e Piazhesë, psiha e tij kalon nga një stad i caktuar në një stad të më të avancuar. Pra të dyja palët kanë nevojë për njëri-tjetrin për tu realizuar në njerëzore, gjithsekush në kohën e tij. 

Pyetje.

I rrisim ne të rriturit fëmijët apo na rrisin ata apo rritemi së bashku? 

Pergjigje.

Rritja është marëdhënie, pra të dy palët e zhvillojë këtë proces që është gjithë kohës në evoluim. Pa fëmijën i rrituri nuk bëhet dot prind. Ashtu si pa nxënësit, mësuesit nuk bëhen dot mësues. E mësuara realizohet nëpërmjet marëdhënies. Pa ndërveprimin i rritur-i parritur procesi nuk zhvillohet në më të mirën e mundëshme. Problemi qëndron si do ta zhvillojmë e mësojmë. A duhet ti vëmë në dukje fëmijës, adoleshentit atë që ai vetë e di shumë mirë, që ende nuk di bëjë “gjërat”, apo ti tregojmë atë “gjënë” e vogël që ai ka bërë mirë?  I rrituri duhet të ndjekë këshillën e Sokratit të madh, ta asistojë fëmijën, adoleshentin që ta “lindë” vetë mëndjen dhe mendimin e tij.  

Pyetje

Njerëzorja është e lindur apo mësohet?

Pergjigje.

Njerëzorja mësohet dhe zhvillohet. Mjedisi i parë ku fëmija mëson njerëzoren është marrëdhënia burrë-grua e nënës dhe babait të fëmijës. Nëna dhe babai nuk ia mësojnë fëmijës me “urdhër” por nëpërmjet qenies së tyre, sjelljes, fjalorit të tyre dhe sidomos me shikimin dhe zërin e tyre. Ata janë ekzistencë dhe modeli i fëmijës.

Fëmija ka potencialët e tij por është mjedisi ai i zhvillon ose i pengon ato. Mjedisi është si toka, dhe siç thotë populli “toka e mirë përmirëson farën e keqe dhe toka e keqe prish farën e mirë.”

Pyetje

Cfarë është prinëdrimi? 

Pergjigje.

Prindërimi është ajo formë marëdhënie që bashkon të shkuarën dhe të ardhmen ku të dy palët evolojnë, fëmija si njeri i rritur dhe prindërit si persona të aftë për të mbështetur fëmijët të bëhen edhe me të mirë se ata. Ligji i jetës i tillë është, që qeniet janë gjithnjë në evoluim. 

Gjithashtu prindërimi nuk duhet parë si sakrificë, por si pranim I fëmijës, adoleshentit si një njeri tjetër që po rritet. Prindërit nuk mund dhe nuk duhet të bërtasin apo të fyejnë me të “drejtën” e të qenit i rritur dhe të kërkojnë nga fëmijët, adoleshentët bindje pa kushte. I rrituri që bërtet nuk tregon gjë tjetër vetëm se është pa edukatë dhe e ka të pa zhvilluar inteligjencën emocionale. Është e vërtëtë, të ndërtosh një marrëdhënie, nuk është e lehtë. Kjo vlen edhe për marrëdhënien prind-fëmijë por të ndërtosh një lidhje do të thotë të zhvillosh në radhë të parë veten nëpërmjet tjetrit. Një i rritur, prind, sheh çdo fëmijë si fëmijën e një prindi.  

Pyetje.

A është liria dhuratë apo fitohet? Roli i prindit në këtë proces.

Pergjigje.

Njeriu që në lindje është totalisht i varur nga tjetri, edhe pse tjetri në këtë rast është nëna. Procesi i rritjes shoqërohet me zhvillimin e potencialëve të individit të ri drejt pavarësisë së tij si person më vete. Ky proçes edhe pse pretendohet se bëhet me shumë dashuri nga familjarët, nuk është i përkryer. Është një proçes që zhvillohet në mënyrë të dy anëshme; në njërën anë janë prindërit dhe të rritur të tjerë, dhe në anën tjetër qëndron fëmija, i vetëm në proçes rritje. Ashtu si fëmija, edhe truri i tij është në proçes rritje dhe zhvillimi. Dhe që zhvillimi i fëmijës në përgjithsi dhe truri i tij në veçanti, të bëhet në mënyrë të shëndetshme dhe në kohën e duhur (mos të harrojmë që jemi qenie kohore), duhet që nëna dhe babai ta shohin fëmijën e tyre si një njeri tjetër. Ai vërtetë është i vogël dhe pa ndihmën e prindërve, fëmija nuk mund të ekzistojë, por ai çdo gjë e realizon vetë. Tërë informacionin që i vjen, nga ushqyerja, nga prekjet, nga fjalët, ai i përpunon dhe i zhvillon me mekanizmat e tij në zhvillim. Pikërisht falë informacionit që vjen nga jashtë, këta mekanizma, zhvillohen nga një stad i caktuar në një stad të avancuar. Që ky proçes të jetë cilësor, prindërit duhet të jenë të vetëdijshëm për faktorin kohë dhe për faktin që fëmija është një njeri tjetër. Pa këtë vetëdije nga ana e prindërve dhe të rriturve që rrethojnë fëmijën, koncepti i lirisë nuk realizohet i plotë, por ngelet në nivel rebelimi ose nënshtrimi. Mëmësia/prindërimi ka një fillim dhe një fund. Nëse nuk realizohet kjo, fëmija ngelet skllav i vetes së tij. Është nëna ajo që e nxit fëmijën drejt lirisë dhe babai ai që e mbështet fëmijën në këtë rrugë. 

Pyetje.

Si mund të ruhet komunikimi prind-adoleshent?

Pergjigje.

Komunikimi i prindërve me fëmijën e tyre adoleshent, në pamje të parë duket sikur ka humbur “peshën” që kishte deri para pak kohësh, kur fëmija ishte ende pa u pjekur seksualisht. Vëmendja e adoleshentit, nuk është më e drejtuar kundrejt fjalës që vjen nga prindërit. Këtë fjalë ai tashmë e pret nga të rritur të tjerë jashtë familjes; mësues, udhëheqës shpirtërorë, trainerë sporti, etj. 

Familja, për adoleshentin, është vendi ku ai mund të ulë shkallën e vetëkontrollit. Ai në shtëpi, mund të sillet dhe të flasë atë që ka parë e dëgjuar jashtë saj, dhe të testojë reagimin e prindërve, në mënyrë që të kuptojë vlerën dhe cilësinë e sjelljes. Edhe pse sjellja mund të duket harbute, prindërit duhet të ruajnë gjakftohtësinë, nuk duhet të dënojnë ngritjen e zërit nga adoleshenti, pasi ai tashmë e ka kuptuar që është një person më vete dhe do që të ketë një fjalë të tijën, të cilën të paktën prindërit tia dëgjojnë. Prindërit, në këto momente, kur fëmija bërtet, nuk duhet të ndërhyjnë, por në një moment të dytë, kur janë përsëri të afërt, me takt duhet ti kujtojnë adoleshentit që duhet të jetë i kujdesshëm për etikën e komunikimit.

Pyetje

Si mund të kultivohet bindja e butë?

Pergjigje.

 Siç

thotë Hegel “Etika regullon dhe drejton regullat e sh

oqërisë. Morali drejton regullat e individit”. Fëmija duhet të rritet e të mësojë të ketë rregullat dhe bindjet e veta, por jo që të bindet duke u nënshtruar ndaj të rriturit, pa arritur të shfrytëzojë tërë potencialet që ka brenda vetes. Marrëdhënia i rritur-fëmijë duhet të ndërtohet në bazë të besimit reciprok dhe durimit të të rriturit, në mënyrë që fëmija të mos ndjehet i kërcënuar dhe i përçmuar nga ai por ta shohë të rriturin si mbështetjen e tij të sigurtë. Pa u ndërtuar kjo lloj marrëdhënie, nuk do të kemi asnjëherë fëmijë që kur të rriten të kenë bindjet e tyre dhe respekt ndaj jetës, vetes, tjetrit. 

Fëmijët dhe adoleshentët nuk e kanë ende të zhvilluar psihën që të mund të pyesin kur nuk kuptojnë atë që u kërkohet të bëjnë, ose nuk duan ta bëjnë për ndonjë arsye që as vetë nuk dinë ta thonë. Këtë gjë, i rrituri duhet ta dijë dhe ta mbajë në vëmendje që të mos shpërthejë në inate apo etiketime, pra të mos imitojë sjelljen e fëmijës; i rrituri duhet të shmangë sjelljen në mënyrë urdhërore. I rrituri duhet të tregojë përkujdësin dhe durimin e tij dhe të përpiqet të kuptojë reagimin e fëmijës/adoleshentit në këto raste. 

Pyetje.

Çfarë roli luan inkurajimi i prindërit për tu bërë fëmija i fortë?

Pergjigje.

Nuk ka fëmijë të fortë. Fëmija është duke u rritur. Nëse fëmija është i fortë, atëherë ai është një fëmijë i braktisur dhe që i është dashur dhe duhet ta përballojë i vetëm rritjen, pra ka ngritur muret e heshtjes. Ai dhe prindërit nuk kanë një komumikim të mbështetur mbi besimin te njëri tjetri. Gati-gati janë të huaj. Forca që duket si vlerë, në të vërtetë është mbështjella që fsheh frikën e madhe të fëmijës “së fortë” nga vetja e sidomos nga prindërit. Fëmija jo gjithnjë arrin ti kuptojë veprimet e tij, i duhet fjala e të rriturit, mbështetja e tij dhe jo etiketimi apo përçmimi. Shkencëtarët insistojnë që me fëmijën të jemi të vëmendshëm, respektues dhe jo paragjykues apo të dallojmë te ai vetëm atë çfarë fëmija bën “keq”. Fëmija nuk duhet dhe nuk mund të gjykohet. Nëse ne do të gjykojmë fëmijën, atëhere ne bëhemi menjëherë pengesa kryesore e rritjes së tij dhe pengimit të zhvillimit të potencialeve që ai ka. 

Ajo që pretendojmë ne të rriturt për fëmijë “të fortë”, është një pretendim gjykues që tregon më shumë për paaftësitë dhe të metat tona si të rritur, prindër, edukatorë, mësues. Nëse do të kërkojmë forcën si tregues cilësor i fëmijës atëherë të biem dakort për termin “i fortë”, çfarë përfaqëson forca? E forta = e ngurtë. Pra është “diçka” vështirësisht e përpunueshme. Mos të harrojmë, njeriu kur lind është i butë, elastik dhe i pafuqishëm ndërsa kur vdes është i fortë dhe i ngurtë. Pra karkateristikë e së gjallës nuk është forca, por butësia dhe elasticiteti. Siç thonë specialistët, karakteri duhet të jetë elastic, jo i ngurtë, jo i fortë. Në mungesë të elasticitetit karkateri bëhet i ngurtë dhe i paaftë për të dhënë dhe marrë pa frikë nga mjedisi dhe tjetri.

Ju faleminderit znj.Liliana per Intervistën

Faleminderit ju Dr. Lira Gjika.



© Liliana Pere

Founder. Publisher. Author.

Idepedent Researcher.

Prestige Magazine.2023-2026



 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2026

bottom of page