Prof.Dr. Eralda (Methasani) Çani, profesore pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
- Apr 1, 2024
- 3 min read
Updated: Jun 27, 2024
Prof. Dr. Eralda Met’hasani

Prof.Dr. Eralda (Methasani) Çani është pedagoge me kohë të plotë në fushën e së
drejtës publike në Fakultetin e Drejtësisë, Universitetin e Tiranës (UT) që nga viti 1998. Po ashtu,
ka një angazhim të gjatë pranë Institutit të Studimeve Europiane, UT dhe Shkollës së
Magjistraturës së Shqipërisë.
Ka kryer studime universitare pranë Universitetit të Leyden, Hollandë, studime pasuniversitare LL.M. në të Drejtën e Krahasuar Kushtetuese në Universitetin e New York School, SHBA/CEU, Budapest, Hungari, dhe studimet e doktoraturës në fushën e së drejtës publike në Universitetin e Tiranës në 2008. Në vitin 2011 fitoi titullin akademik 'Profesor i Asociuar'.
Mban titullin akademik
'Profesor” që prej vitit 2015. Ka mbajtur dhe mban pozicione të ndryshme administrative në
Universitetin e Tiranës.
Ka një përvojë 25 vjeçare në të drejtën publike dhe politikën publike me fokus në atë
administrative, kushtetuese, dhe të drejtat e njeriut.
Ka përvojë të gjerë me administratën publike në Shqipëri, përfshirë punën pranë Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, si dhe kontributin si Këshilltare e Kryeministrit për të Drejtën Publike dhe Zëvendës Ministre e Integrimit gjatë viteve 2013-2017.
Njohuritë e saj për kuadrin institucional të sektorit publik dhe reformën kushtetuese dhe administrative janë të shumta, dhe përfshijnë një gamë të gjerë si reforma e administratës publike, konsultimi publik, derregullimi, transparenca, konflikti i interesave dhe antikorrupsioni, decentralizimi, barazia gjinore, etj.
Ajo ka përvojë të gjerë bashkëpunimi me karakter kërkimor-shkencor dhe studimor me organizata ndërkombëtare si OSBE, UNDP, UNWOMEN, USAID, Banka Botërore, GIZ, Friedrich Ebert, Konrad Adenauer, Delegacioni i BE
në Shqipëri dhe Kosovë, RESPA, SIGMA/OECD, etj., si dhe shoqërinë civile vendase.
Është autore dhe bashkëautore e një sërë botimesh, përfshirë: Fjalori i parë shqip-anglisht-shqip për të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë,
‘E drejta administrative në vështrim krahasues’, ‘E drejta kushtetuese dhe administrative’, ‘Shteti i së drejtës në Kushtetutën e Shqipërisë’. Është autore dhe bashkëautore e një game të gjerë artikujsh dhe prezantimesh në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, seminare, simpoziume, punëtori, etj.
Ka kryer hulumtime dhe studime të shumta në fushat e saj të ekspertizës, si dhe drejtuar dhe marrë pjesë në realizimin e një numri të madh projektesh me interes publik.
(FD, UT) që prej vitit 2018, në programet bachelor, master dhe atë të doktoraturës, në lëndë të së drejtës publike, kryesisht e drejtë administrative, e drejtë administrative e Bashkimit Evropian, të drejtat e njeriut, etj., dhe ku ka mbajtur edhe pozicione të ndryshme administrative. Eshtë lektore pranë Institutit të Studimeve Evropiane të UTsë në lëndën e të drejtave të njeriut, si edhe pedagoge pranë Shkollës së Magjistraturës.
Ka eksperienca të shumta kërkimore shkencore dhe dhënë kontribut si eksperte në fushën e së drejtës dhe hartimin e politikave publike për organizata ndërkombëtare si OSBE, UNDP, UNWOMEN, Banka Botërore, OECD/SIGMA, USAID, GIZ, Delegacioni Evropian në Shqipëri dhe Kosovë, etj. apo edhe rajonale si ReSPA-Shkolla Rajonale e Administratës Publike, shoqërinë civile si dhe institucione shtetërore vendase, përfshirë zyrën e Kryeministrit, ministri të ndryshme, Departamentin e Administratës Publike, Avokatin e Popullit, ILDKPKInë, Shkollën Shqiptare të Administratës Publike, etj. Gjatë periudhës 2013-2016 ka kontribuar si Këshilltare e Kryeministrit për të Drejtën Publike, dhe 2016-2017 si Zëvendësministre e Integrimit.
Është autore dhe bashkëautore e një sërë botimesh
“Çështje të së Drejtës Administrative në vështrim krahasues”, “Njohuri themelore mbi të drejtën kushtetuese dhe administrative: cikël leksionesh për studentët”, si dhe hartuese e manualeve të ndryshme të miratuara për çështje të së drejtës administrative përfshirë të gjithë manualët mbi konfliktin e interesave në Shqipëri, dhe artikujsh dhe prezantimesh në konferenca, simpoziume apo seminare kombëtare dhe ndërkombëtare në fushat e së drejtës administrative, kushtetuese dhe publike në përgjithësi, si dhe të drejtave të njeriut.