top of page

Përdorimi i teknologjisë digjitale po trasfomon cdo ditë e më shumë mënyrën e të punuarit, por shqiptarët ende nuk e kanë kapur ritmin e europianëve.



ree

- Advertisement -

Të dhënat nga Anketa Europiane për Aftësitë dhe vendet e punës treguan se nga 73% që është mesatarja e Bashkimit europian, në Shqipëri vetëm 51% e të punësuarve kanë lexuar tekst, në letër ose në ekranet e kompjuterit, në vitin 2023.

Raiffeisen Bank

Ajo çfarë u vu re është se 62% e grup- moshës 25-34 vjeç, dhe 27% 55-64 vjeçarëve janë përfshihen në detyrat e leximit.

Përqindja e të anketuarve që iu kërkohet të lexojnë të paktën tekste bazë në punën e tyre është 90% në mesin e atyre me arsim të lartë , 42% të atyre me arsim të mesëm dhe 22% e të anketuarve me arsim të nivelit të ulët.

Leximi raportohet gjithashtu nga 93% e atyre në profesione të kualifikuara. Për më tepër, përqindja e të anketuarve të tillë është gjithashtu më e lartë në mesin e atyre që punojnë në sektorin publik, arsim dhe shëndetësi nëse krahasohet me të punësuarit që punojnë në shërbime dhe bujqësi ose industri .

Vetëm dy në pesë punonjës, dukshëm më pak se mesatarja e BE-së thonë se kanë shkruar tekst, në letër ose në ekranet e kompjuterit, që është të paktën një faqe e gjatë si pjesë e punës së tyre kryesore. Përqindja e të anketuarve të tillë është më e tek femrat dhe tek punonjësit e rinj.

Anketa u krye në Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë , Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Izrael nga Fondacioni Europian i Trajnimit . Në secilin vend u anketuan 1000 persona të moshës 25- 64 vjeç të cilët janë të punësuar dhe paguhen me pagë fikse dhe sipas numrit të orëve të punës së kryer.

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page