top of page

Përmeti ecën drejt Europës! Marrëveshje miqësie me Francën, qyteti i trëndafilave me Fontenay-aux-Roses 🌹

  • Jun 2
  • 2 min read
ree
ree
ree
ree

ree
ree

Përmeti ecën drejt Europës! Marrëveshje miqësie me Francën, qyteti i trëndafilave me Fontenay-aux-Roses 🌹


Revista Prestige ju njeh me një lajm të gëzueshëm që forcon marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë dhe hap horizonte të reja për qytetin e Përmetit " perlën e jugut shqiptar."


Javën që lamë pas, qyteti i njohur për bukurinë, traditën dhe mikpritjen përmetare, mori pjesë në festivalin ndërkombëtar “Danses & Musiques ouvertes” në Fontenay-aux-Roses, Francë. Trupa e valltarëve përmetarë përfaqësoi me krenari vlerat kulturore shqiptare dhe emocionoi publikun vendas 🇦🇱🇫🇷.


Pikërisht gjatë kësaj vizite kulturore, u nënshkrua akti i miqësisë mes znj. Alma Hoxha, Kryetare e Bashkisë së Përmetit, dhe z. Laurent Vastel, Kryetar i Bashkisë së Fontenay-aux-Roses. Ky dokument historik hedh themelet për marreveshjen mes dy qyteteve, me synimin për të ndërtuar një marrëdhënie afatgjatë bashkëpunimi.


✅ Çfarë përfiton Përmeti nga kjo marrëveshje miqësie?


✨️Shkëmbime kulturore e artistike: promovim i traditave të Përmetit në ngjarje ndërkombëtare.


✨️Turizëm i zgjuar dhe i qëndrueshëm: potencial i rritur për promovimin e Përmetit si destinacion me pasuri natyrore dhe kulturore unike.


✨️Mbështetje për projekte zhvillimi lokal: mundësi për financime ndërkombëtare në infrastrukturë, turizëm, mjedis dhe arsim.


✨️Shkëmbime rinore dhe edukative: krijim i urave mes shkollave, të rinjve dhe universiteteve.


✨️Fuqizimi i administratës vendore: rritje e kapaciteteve përmes përvojës dhe praktikave europiane.


Ky neneshkrim marreveshje u bë i mundur falë angazhimit të jashtëzakonshëm të dy vajzave te shkelqyera, me zemër të mirë, përmetare:


Entela-Claire Karajani, Franko Shqiptare, anëtare e këshillit bashkiak të Fontenay-aux-Roses, e lindur në Pernet, dhe me rrënjë të forta aty, e cila me dashuri për vendlindjen e prindërve të saj nisi këtë projekt miqësie.

Dhe Alma Hoxha kryetare e bashkise Permet.


Mernin pjese dhe nga komuniteti shqiptar ne Francë, ku e ftuar ishte

Anila Hyka-Smorgrav, anëtare e Këshillit Kombëtar të Diasporës për Francën, një figurë e njohur në diasporë për angazhimin dhe vizionin e saj për vendin.


Në këtë takim morën pjesë gjithashtu Ambasadori i Shqipërisë në Francë, z. Dritan Tola, përfaqësues të bashkive, autoritete kulturore dhe komuniteti shqiptar në Francë.


Përmeti është qyteti historisë dhe kulturës.

Ai është kënd i qytetarise e urtësisë, shpirtit shqiptar, vend ku lumi Vjosë , gjerdani i artë i natyrës rrjedh i lirë , tashmë i mbrojtur si Pasuri Natyrore Botërore nga UNESCO. Është vendi ku trëndafilat çelin jo vetëm në kopshte, por edhe në zemrat e të mirve njerëź Përmetarë.


Është ai qytet që Naim Frashëri, poeti i madh i kombit, e përshkroi me mall dhe ëmbëlsi si vend ku

“Sytë gëzojnë, zemra qetësohet dhe shpirti gjen paqe”.


🌐🇦🇱Të gjithë ne që kemi lidhje shpirtërore me Përmetin " Me aromën e trëndafilit, gurgullimin e zërit të Vjosës, mallin për gurin e qytetit dhe këngën e vjetër e ndjejmë nje arritje, këtë marrëveshje si një hap drejt ëndrrës sonë të përbashkët:

"Ta shohim Përmetin të lulëzojë si një Paris i vogël në zemër të Shqipërisë".


Rrevista Prestige

Liliana Pere

ree
ree
ree
ree

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page