top of page

Robert Elsie, libër për rendin e dervishëve bektashianë në Shqipëri

  • Sep 23, 2024
  • 2 min read


Robert Elsie, libër për rendin e dervishëve bektashianë në Shqipëri

Nga Gjergji Mima -23/09/2024


TIRANË, 23 shtator /ATSH/ Libri i Robert Elsie, “Bektashinjtë shqiptarë. Historia dhe kultura e një rendi dervishësh në Ballkan”, i kushtohet rendit të dervishëve bektashianë në Shqipëri dhe rolit të tij në historinë shqiptare.


Libri është i ndarë në katër seksione themelore.


Seksioni i parë është përmbledhje e historisë dhe e kulturës së bektashinjve shqiptarë, që shërben si hyrje në lëndën, për të cilën shpresohet të jetë mjaftueshëm e përgjithshme për lexuesin mesatar, por që të përmbajë po ashtu detaje të mjaftueshme për të përmbushur edhe kërkesat e lexuesit jo mesatar.


Ky pasohet nga një seksion më i gjatë që paraqet një larmi shkrimesh mbi bektashinjtë shqiptarë nga udhëtarët e hershëm dhe studiuesit e shquar.


Këtu janë të përfshirë artikuj shumë të rëndësishëm që u qasen studimeve për bektashinjtë nga këndvështrime të ndryshme.


Seksioni i tretë ofron një katalog të gjerë të teqeve (manastireve) kryesore dhe tyrbeve (faltoreve) të bektashinjve shqiptarë, të dhëna në mënyrë alfabetike sipas emrit të vendit, me informacione historike për origjinën, zhvillimin dhe rëndësinë, aty ku është e mundur.


Katalogu nuk është aspak shterues, pasi ka shumë faltore të vogla dhe teqe që nuk janë përfshirë këtu për shkak të mungesës së informacionit rreth tyre.


Lexuesi do të lexojë se për disa teqe në këtë katalog, lënda është relativisht gjithëpërfshirëse, ndërsa për shumë të tjera ka boshllëqe. E tillë është gjendja e studimeve bektashiane për momentin.


Seksioni i katërt i këtij libri është një katalog i figurave më të shquara historike dhe legjendare të bektashinjve shqiptarë.


Korpusi kryesor i librit përmban edhe një fjalor të termave dhe një bibliografi, për t’i mundësuar lexuesit të interesuar që të ndjekë studime të mëtejshme në këtë fushë, nëse ai apo ajo dëshiron.


/r.e//a.f/


Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

 PRESTIGE

Wellcome  at Revista Prestige.

Revista "Prestige" është një platformë dixhitale online dhe ne printuare njohur  kulturore promovuese për arritjet sinjikative  të iprofesionisteve ne fusha të ndryshme. Duke pasur në fokus The best , kjo revistë ofron përmbajtje që frymëzon dhe informon lexuesit,

Revista Prestige është rritje e vetedijes, me eksplorimni ne te gjitha fushat , ofron promovimin e  alternativat e AI duke i alternuar me publicitetin dhe kreativitetin.

Revista ka 100 faqe te perditesuara.

ndihmon ne ruajtjen e balancave te jetes me ato profesionale, dhe ploteson pontecialin tuaj Revista shfaqet si një thesar njohurish  enciklopedike.


© Revista Prestige 2023 - 2025

I'm always looking for new and exciting opportunities. Let's connect.

http://revistprestige.wixsite.com/prestige

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page