
Sergej Esenin: Ti ke mbetur, moj zemër, e vetme/ Përkthyer nga Dritëro Agolli
- Autor LP

- Dec 5, 2024
- 1 min read
Updated: Dec 8, 2024
Poezi nga Sergej Esenin
Nuk bërtas, nuk vajtoj e s’mërzitem,Do largohet si tymi çdo gjë.Nga shkëlqimi i jashtëm venitemDhe djaloshi i dikurshëm s’jam më.Ti ke mbetur, moj zemër, e vetmeDhe si dje kraharorit s’gjëmon,Vendi im me mëndafsh prej mështekneKëmbëzbathur të shkosh nuk të fton.Frymë e fushave rrallë e më rrallëNëpër buzët e tua sa feks…O freskia e djeshme e gjallë,O tallazi i syve pse hesht!Në dëshira-kurnac hera-herës,Jeta ime e ndezur ku je?I plagosur nga bujë e pranverës,Kalin rozë e kam hipur pa fre.Jemi gjithë të kalbshëm si fletë,Mjalti i blirit pikon nëpër shesh…O njeri, qofsh bekuar në jetë:Lulëzon e venitesh, e vdes…
Përktheu: Dritëro Agolli
![Toni Morrison – Zëri i Kujtesës dhe Dinjitetit në Letërsinë AmerikaneNga: [Liliana Pere]Nobeliste#](https://static.wixstatic.com/media/4835fe_ac73573b673241e8b79102b5b8daab14~mv2.png/v1/fill/w_980,h_1269,al_c,q_90,usm_0.66_1.00_0.01,enc_avif,quality_auto/4835fe_ac73573b673241e8b79102b5b8daab14~mv2.png)

