top of page

Shekspiri, dramaturgu më i madh i të gjitha kohërave

  • Apr 25, 2024
  • 1 min read

Updated: May 31, 2024




ree

23/04/20244

Teatri Kombëtar kujtoi në ditën e tij të lindjes, dramaturgun më të njohur dhe ndër më të mëdhenjtë në nivel botëror, Uilliam Shekspir.

I njohur edhe si Rapsodi i Avonit, Shekspiri ka qenë një poet, dramaturg dhe aktor anglez, i konsideruar nga shumë kritikë si dramaturgu më i madh i të gjitha kohërave. I biri i Xhon Shekspir dhe Meri Arden, mendohet se ai ka lindur më 23 prill të vitit 1564, por ajo që dihet me siguri është që është pagëzuar më 26 prill 1564 në qytetin e tij të lindjes Stratford-upon-Avon. Në moshën 18-vjeçare, Shekspir martohet me En Hathëuej, me të cilën pati 3 fëmijë, Suzanën dhe binjakët Hamnet dhe Xhudith. Nuk dihet shumë për jetën e tij private, përtej regjistrave të kishës, disa dokumenteve gjyqësore dhe certifikatës së martesës e të vdekjes, që rastësisht është po 23 prilli i supozuar si ditëlindja e tij, por 23 prilli i vitit 1616.

Shekspiri zë një vend unik në letërsinë botërore. Asnjë shkrimtar tjetër nuk i ka tejkaluar kaq shumë kufijtë kombëtarë me veprat e tij; vepra, të cilat ndonëse janë shkruar në shekullin e XVI dhe XVII për një teatër të vogël repertori, performohen dhe lexohen gjithmonë e më shpesh në një shkallë botërore. Në fjalët e bashkëkohësit të tij, Ben Xhonson, “Shekspir nuk është autor i një epoke, ai është i të gjitha kohërave”.


 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page