top of page

Riperteritet në New York, shtëpia e Ana Frankut , aty ku "ndjehet" dëshperimi dhe dhimbja që jetoi ajo.

  • Jan 28
  • 2 min read

ree




ree
ree
ree

Ndodhemi në Amsterdam, në strehën e fshehtë brenda së cilës jetoi Anna Frank së bashku me familjen dhe refugjatë të tjerë, gjatë viteve të Holokaustit. Dhe pikërisht këtu, vajza nisi të shkruajë Ditarin.


Shtëpia e Anna Frank-ut është një muze prekës, ku do të përjetoni një përvojë unike. Streha e fshehtë e përdorur nga familja Frank dhe hebrenj të tjerë, për t’u fshehur nga persekutimi nazist, është ruajtur në gjendjen e saj origjinale dhe autentike, për të përcjellë atmosferën e asaj kohe.


Shtëpia e fshehtë e familjes Frank ndodhet në lagjen e Joordan, pikërisht përgjatë kanalit Prinsengracht. Shtëpia është kthyer në Muze në vitin 1960 dhe gjatë viteve u është nënshtruar disa herë rinovimeve për të ruajtur pjesën e brendshme.


ree

Hyrja në strehim bëhej nëpërmjet një korridori sekret, i fshehur pas librarisë, i krijuar dikur nga Otto Frank. Përvoja në Shtëpinë e Anna Frank-ut shkon përtej çdo gjëje të prekshme.

Në strehën e fshehtë, me vullnetin e Otto Frank, kanë mbetur të paprekura banja dhe dezinfektuesit e asaj kohe, si dhe kuzhina. E njëjta atmosferë në shtëpinë-muze ka mbetur e paprekur. Duke parë brenda, në një heshtje thuajse mistike, ndihet ende dhimbja, e paharruar kurrë.



Dhomat janë bosh. Natyrisht, aty do të shihni të ekspozuar edhe Ditarin e Anna Frank-ut, kujtesën e saj, rrëfimin e dy viteve brenda një strehe disa metra katrorë, ku duhet t’i fshiheshin botës mizore dhe të pamëshirshme.


Në muze do të shihni edhe disa dokumente të asaj kohe, filmime historike dhe fotografi.


ree

Sot, shtëpia-muze mund të vizitohet nga çdokush, falë teknologjisë dhe nismave të ndryshme të organizuara nga institucioni.


Ditari i famshëm i vajzës pr

ree

opozohet në një formë me video-seri – 15 episode nëpërmjet të cilave mund të zbuloni historinë e saj dhe të hyni në Shtëpinë e Anna Frank-ut nga çdo pjesë e botës.



 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page