top of page

“Tesla” prezanton “Cybercab” dhe autobusin vetëdrejtues


ree


“Tesla” prezanton “Cybercab” dhe autobusin vetëdrejtues


Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, zbuloi sot një automjet të ri elektrik me vetëdrejtim – të cilin ai e quajti “Cybercab” – një moment historik pas disa vitesh premtimesh.

Taksia vetëdrejtuese – e njohur gjithashtu si robotaksi – ka dy dyer që hapen lart dhe duket si një coupé bazuar në Modelin 3 më të shitur të “Tesla-s”.

Më pas ai prezantoi “Robovan” – një automjet elektrik, autonom afërsisht me madhësinë e një autobusi, i projektuar për të transportuar deri në 20 persona.

“Tesla” pret të nisë prodhimin e automjeteve në vitin 2026″, tha Musk duke shtuar se priret të jetë shumë optimist kur bëhet fjalë për oraret.

“Cybercab” do të jetë gjithashtu e disponueshme për t’u blerë dhe do të kushtojë më pak se 30 000 dollarë.

Fillimisht, softueri për ngarje autonome, i cili nuk kërkon që njerëzit të ndërmarrin veprime, do të dalë në rrugët në shtetet amerikane të Teksasit dhe Kalifornisë vitin e ardhshëm me automjetet aktuale Model 3 dhe Model Y

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page