Udhëheqës të mëdhenj të historisë: Aleksandri i Madh
I lindur në vitin 356 para Krishtit, Aleksandri ishte një pushtues legjendar që transformoi historinë. Ai pushtoi territore të gjera dhe tregoi lidership, mendim strategjik dhe guxim të jashtëzakonshëm. Ja historia e tij:
Aleksandri lindi në Pella, kryeqyteti antik i Maqedonisë, nga mbreti Filip II dhe mbretëresha Olimpia, e cila kishte origjinë ilire. Në moshë të re, Aleksandri tregoi cilësi të jashtëzakonshme drejtuese, inteligjencë dhe pasion për të mësuar.
Aleksandri mësoi shumë nga tutori i tij, filozofi i famshëm Aristoteli dhe nga fushatat ushtarake të të atit, Filipit.
Në vitin 334 para Krishtit, Aleksandri udhëhoqi një ushtri prej 35,000 burrash përtej Helespontit në Azinë e Vogël. Ai krijoi shpejt reputacionin si një udhëheqës i shkëlqyer ushtarak, duke marrë një sërë fitoresh kundër Persëve.
Aleksandri pushtoi qytetet Miletus, Halicarnassus dhe Gordium dhe mundi ushtrinë perse në Betejën e Issusit në vitin 333 para Krishtit. Ai vazhdoi pushtimet, duke mposhtur mbretin pers Darius III dhe duke pushtuar Babiloninë dhe Suzën.
Më pas ai marshoi në Egjipt, ku u prit si çlirimtar dhe u kurorëzua faraon. Aty themeloi qytetin e Aleksandrisë dhe vazhdoi fushatën e tij, duke pushtuar territoret lindore të Persisë, përfshirë Bactrian, Sogdianan dhe Indin.
Pushtimet e Aleksandrit përfshinë tre kontinente dhe e transformuan botën. Ai futi kulturën dhe gjuhën greke në territoret e pushtuara, duke krijuar një qytetërim helenistik që zgjati me shekuj. Ai themeloi qytete, ndërtoi rrugë dhe përhapi dije.
Çfarë mund të mësohet nga jeta e Aleksandrit? Së pari, ai demonstroi aftësi të jashtëzakonshme drejtuese. Frymëzoi besnikëri dhe respekt tek ushtarët e tij dhe ishte në gjendje t’i bashkonte ata drejt një qëllimi të përbashkët.
Ai kishte një mendje të mprehtë strategjike, të aftë për t’iu përshtatur situatave në ndryshim dhe për të përdorur burimet në mënyrë efektive. Ishte i guximshëm dhe i patrembur në betejë. Udhëhiqte nga vija e parë e frontit dhe kurrë nuk kishte frikë të rrezikonte.
Një nga aktet e tij më të famshme të trimërisë e bëri në Betejën e Gaugamelës, ku ai sulmoi personalisht qendrën e persëve, duke thyer linjat e tyre dhe siguruar fitoren.
Dhe në fund, Aleksandri ishte një nxënës i përjetshëm. Ai qe kureshtar për botën dhe e kërkonte diturinë kudo ku mund ta gjente. Lexoi veprat e Homerit dhe shkrimtarëve të tjerë grekë, studioi filozofi me Aristotelin dhe u magjeps nga kulturat që ndeshi në fushatat e tij.
Një udhëheqës, pushtues dhe novator i jashtëzakonshëm.
Tre arsyet që e bënë Aleksandrin e Madh vërtetë “të Madh”
Aleksandri i Madh ishte vetëm 32-vjeç kur vdiq. Por me gjithë jetën e shkurtër, ai arriti një famë që i rezistoi shumë shekujve. Perandoria e tij shtrihej në 2 kontinente, dhe ishte një sundimtar grek, mbret persian dhe faraon egjiptian në të njëjtën kohë.
Aleksandri ishte një udhëheqës strategjik, një komandant i pakrahasueshëm, dhe një njeri shumë i zgjuar. Tiparet e forta personalitetit e bënë atë vërtet “të Madh”. Tre kanë qenë arsyet,që e bënë atë të dallohej nga liderët e tjerë në histori.
Kishte si mësues Aristotelin, filozofin e famshëm grek
Në këtë aspekt, nuk ka rivalë. Të rritesh nën ndikimin e “babait” të filozofisë botërore, është diçka e jashtëzakonshme. Ishte i ati i Aleksandrit, Filipi II i Maqedonisë, ai që e punësoi Aristotelin si filozof të oborrit mbretëror.
Përveç detyrave të tij në oborr, Aristoteli kaloi shumë kohë me Aleksandrin e ri, duke i mësuar njohuritë bazë mbi matematikën, shkencat, letërsinë dhe filozofinë. Kështu, Aristoteli luajti një rol themelor në formësimin e mendjes së princit adoleshent, për t’u bërë më pas luftëtari i madh që e njeh historia.
Kishte një paraardhës po aq të madh
Historia tregon se shumica e udhëheqësve të mëdhenj shpesh kanë një paraardhës të përkushtuar apo një mentor pasionant. Ky fakt mbeti i vërtetë edhe për Aleksandrin e Madh. Babai i tij Filipi II, punoi shumë dhe arriti të krijojë një superfuqi nga Mbretëria e Maqedonisë mes qyteteve të tjera të lashta greke.
Ushtria maqedonase mburrej me kalorësinë e saj të shkëlqyer, e cila dominonte edhe në betejat më brutale dhe me një falangë maqedonase unike. Falanga drejtkëndore përfshinte burra që mbanin shtiza të gjata,që marshonin në formacione të lidhura ngushtë mes tyre në disa rreshta.
Falanga të ngjashme mbetën një strategji popullore luftarake në fushat e betejës për një kohë të gjatë. Pas vdekjes së të atit, bashkë me fronin Aleksandri trashëgoi edhe një nga ushtritë më të forta në botë. Kontributet e rëndësishme të Filipit, i dhanë një shtysë Aleksandrit20-vjeçar që të marshonte drejt armiqve të tij dhe të pushtonte shumë territore pa ndonjë pengesë serioze.
Kishte në dispozicion Perandorinë e madhe Persiane
Rajoni i Mesdheut ishte nën kontrollin e Perandorisë së madhe Persiane për disa shekuj, derisa ajo u pushtua nga Aleksandri. Gjatë betejës për të pushtuar tokat e Mesdheut, Aleksandri dhe ushtria e tij prej 50.000 vetash u ndesh ballazi me ushtrinë e fuqishme persiane prej 2.5 milionë ushtarësh të kryesuar nga mbreti Dari III.
Gjatë njërës prej betejave të tyre pranë qytetit Gaugamela në Persi, Aleksandri urdhëroi mbi 1 mijë njerëzit e tij që të sulmonin trupat e Darit. E quajtur edhe “sakrifica e pengut”, kjo strategji e shpërqendroi Darin. Ajo lëvizje i dha mundësi Aleksandrit që të vazhdonte me lëvizjen e tij të radhës strategjike, ku ai nisi një sulm të plotë ndaj ushtrisë persiane.
Pavarësisht se kishte një ushtri me një numër shumë më të vogël se rivali, Aleksandri fitoi me sukses kundër Darit dhe ushtrisë së tij. Jo shumë kohë më vonë, Dari u vra nga kushërinjtë e tij, dhe kjo kthesë e ngjarjeve e bëri Aleksandrin mbretin e Persisë. Në atë moment perandoria e tij shtrihej në Iran, Irak, Palestinë dhe Afganistan. / History of Yesterday – Bota.al
Aleksandri i Madh: Mbreti që u bë Perëndi
11 Gusht 2017, 17:18Dossier
TEMA
Në krye të forcës më të frikshme luftarake të botës, Aleksandri i Madh krijoi një perandori madhështore nëpërmjet shpatës, dhe është quajtur hero, tiran dhe perëndi.
Pasardhësit e kanë veshur me një aureolë djaloshare dhe një entuziazëm tipik helen djalin e Filipit II të Maqedonisë.
Është heroi më i madh aventurier i historisë dhe iu përket atyre figurave të privilegjuara, të pajisura me një rini të përjetshme.
Një figurë e admirueshme ushtarake përgjatë historisë, tek i cili inteligjenca dhe forca e vullnetit harmonizoheshin në mënyrë përfekte.
Aleksandri ndërtoi një perandori me një sipërfaqe prej 5.4 milionë km katror, dhe këtë e bëri brënda një periudhe kohore jashtëzakonisht të shkurtër.
Ndikimi i krijimit të perandorisë së tij do të shumë herë më i madhe se vetë krijimi i saj. Sepse Aleksandri ngriti bazat e qytetrimit grek deri në Azinë Qëndrore dhe Indi. Pushtimet e tij krijuan “botën helene” një përzierje e mrekullueshme e kulturës greke me aziatike.
Prindërit e tij ishin Filipi II i Maqedonisë dhe nëna quhej Olimpia, një princeshë e Epirirt me të njëjtin gjak të shqiptarve të sotëm.
Traditat si dhe ritet e saj e lodhën shumë së fundi bashkëshortin mbretëror. I cili më vonë u bind nga një femër maqedonase që ta linte Olimpian.
Por nga kjo rezultoi një grindje e fortë midis babait dhe të birit por nga ana tjetër karriera ushtarake e Aleksandrit begatoi gjatë mbretërimit të babait të tij.
Aleksandri ishte vetëm 18 vjeç kur ai mbante gradën gjeneral gjatë betejës së Keronës të zhvilluar në 338 pr.K. Në këtë betejë ,që bëntë pjesë në fushatën e Filipit për të nënshtuar qytet-shtetet e Athinës dhe Tebës, Filipi ia besoi djalit krahun sulmues.
Aleksandri e përballi sulmin vendimtar duke i shkatërruar linjat athinase. Pa këtë karakter pasionant, të trashëguar nga e ëma, Aleksandri nuk do të ishte gjeniu që njihet dhe arritjet e shkëlqyera në tearin e historisë do të kishin qënë të pashpjegueshme. Arsimimi i Aleksandrit është një tjetër pikë e fortë e figurës së tij historike.
Filipi i dha trashigimtarit edukimin më të mirë të kohës. Për ta futur Aleksandrin e ri në rrugën e kulturës helenike, Filipi zgjodhi Aristotelin. Filozofi e frymëzoi nxënësin më një dashuri të tillë ndaj poezisë greke, veçanërisht ndaj Homerit.
Si pasojë e arsimimit të tij ai e donte shumë “Iliadën” dhe gjithnjë mbante një kopje të saj më vete. E ëma i kujtonte vazhdimisht se ishte pasardhës i Akilit dhe Herakliut, dhe se synimi i tij në jetë duhet të ishte: të jetonte sipas famës së herojve të Luftës së Trojës. Këto ide Aleksandri i ruajti për gjithë jetën.
Përpara se të bëhej mbret historianët mbajnë mend një ngjarje të hidhur në raportin babë-bir midis Aleksandrit dhe Filipit. Njëri nga të afërmit e njërkës së Aleksandrit u shpreh gjatë një festë se martesa e re mund t’i jepte një trashigimtar legjitim fronit të Maqedonisë.
Aleksandri brofi: “Ti më quan mua bastard!”. Filipit i kërcyen nervat; nxori kordhën dhe u hodh mbi djalin e vetëm. Por pas disa hapash u shemb i mposhtur nga pija, gjë që i shpëtoi jetën edhe Aleksandrit.
Skena mbaroi me disa fjalë të hidhura të princit të ri: “Ja njeriu që përgatitet të kalojë nga Europa në Azi, por s’mund të ecë nga njëra tryezë tek tjetra pa u rrëzuar!” Disa kohë më vonë Filipi u vra (është menduar se Aleksandri mund të kishte gisht), Aleksandri bëri një punë të mirë duke ekzekutuar çdo kënd që pretendonte fronin dhe gjithashtu vazhdoi ekspeditën e planifikuar të të atit për të ndëshkuar persët në dëmin që u kishin shkaktuar grekëve në konfliktin greko-pers.
Në 334 pr.K Aleksandri kaloi Helespotin duke filluar ëkshtu marshimn drej një udhtimi vetëm vajtjeje sepse ai nuk do të kthehej i gjallë në Maqedoninë e tij të dashur. Ballafaqimi i parë midis ushtrisë maqedonase dhe perse do të zhvilllohej në lumin Granik.
Pas fitores së bindshme Aleksandri rifilloi marshin drejt brigjeve perëndimore të Anadollit për të çliruar qytet-shtetet greke, ai e devijoi rrugën dhe u drejtua për nga veriu dhe hyri në qytetin e Gordiumit, ishte viti 333 pr.K në një vitai kishte çlirurar plot 30 qytete grek. Pasi hyri në Gordium ai kreu një nga aktet më të famshme të tij.
Në Gordium gjendej një litar nyje i quajtur nyja e Gordiumit shumë kishin provuar për ta zgjidhur por të gjithë kishin dështuar. Aleksandri vetëm me shpatën e tij e ndau në dysh duke e zgjidhur nyjen, legjenda thoshte se ai që do ta zgjidhe atë do të bëhej Zot i Azisë.
Dari III ndërkohë, perandori i Persisë, kishte filluar të mobilizonte vetë ushtrinë dhe u ndesh me Aleksandrin në Isus në vitin 333 pr.K. Aleksandri e fitoi betejën duke përqëndruar forcat maqedonase në momentin më kulminant të betejës.
Dari ia mbathi duke lënë ushtrinë e tij të vdekur në brigjet e lumit Isus, gruan, vajzat dhe nënën si dhe disa xhevahire persiane që \Aleksandri i ekspozoi për athinasit. Ai nuk i keqtrajtoi familjen e Darit dhe e trajtoi çdo individ të saj më respektin më të lartë.
Fushata tjetër e Aleksandrit të madh do të ishte Egjipti. Egjiptasit epritën krahë hapur çlirimtarin e tyre. çdo qytet e mirëpriti Aleksandrin. Ai rindëroi tempuj dhe qytetarët e thjeshtë do ta dokumentonin bujarinë e tij.
Mund të thuhet se i gjithë karakteri shkëlqimtar i Aleksandrit i ishte trashëguar nga e ëma, Olimpia.
Në Egjipt, Aleksandri vizitoi tempullin e perëndisë Amon, në Oazën Sivah. Aleksandri u bë kult për egjiptianët dhe e shikonin Iskandarin (i njohur nga njerzit e lindjes) si një perëndi, bir i Zeusit.
Atje në Sivah Aleksandri i Madh pyeti kryepriftin: “Si ta qeveris botën?” dhe kryeprifti iu përgjigj: “Duhet ta qeverisësh me drejtësi, me përkujdesja dhe respekt për të gjithë ata që i nënshtrohen pushtetit tënd dhe duhet të mbash mend ti nuk je një i vdekshëm i zakontë ti je një Zot,. I mbanë mend faraonët tanë? Ti je një Zot në tokë. Mos e harro këtë.”
Aleksandri solli ndërmend faktet ai kishte shkatërruar një ushtri shumë më të madhe se e tija dhe kishte pushtuar hapësira të gjëra tokësore në një kohë me të vërtetë të shkurtër. Në vend që të priste Darin Aleksandri u hodh në sulm. Ai u largua nga Egjipti në pranverën e vitit 331 pr.K dhe mbërriti në Gaugamelë në tetor të atij viti.
Beteja më epike e Aleksandrit dhe Darit në këtë copë tokë të Irakut të sotëm. Beteja shpalosi të gjitha cilësitë ushtaraku të Aleksandrit. Ai e fiti betejën dhe Dari ia mbathi sërish ai u vra disa vjet më vonë në një nga strehimet e tij në Kaukaz, nga një shërbëtor i Aleksandrit, ky i fundit do të ekzekutohej vetë nga Aleksandri. Trupi u trajtua me respekt nga Aleksandri dhe u ndrerua me nderimet e fundit.
Pas fitores së Gaugamelës Aleksandri marshoi drejt Persepolisit dhe qyteteve të tjera të rëndësishme perse ku mori veshje dhe plaçka dhe filloi ti përshtaste me kulturën greke që po përhapte.
Për të forcuar lidhjet më shumë mes kulturës helene dhe asaj perse në vitin 327 pr.K Aleksandri martohet me një vajzë 16 vjeçare perse, princeshën baktriane, Roksanën. Gjithashtu ai martoi të gjithë gjeneralët e tij me gra perse.
Në 326 pr.K Aleksandri filloi pushtimin e Indisë duke kaluar kështu nga historia në legjendë. Ai fitoi një triumf mbresëlënës në betejën e Hydapasit kundër mbretit Porus.
Ashtu siç kishte treguar dhemshuri me çdo qytet që i kishte hapur derën edhe këtu ai tregon një dhembshuri të veçantë. Aleksandri i kapi dorën mbretit Porus dhe i tha: “A do të bëhesh miku im?”
Aleksandri donte të mbushte një kupë që nuk kishte fund por burrat dhe gjeneralët e tij ishin të lodhur dhe kërkonin të ktheheshin. Aleksandri e ndali avancimin e tij në lumejtë Punxhab dhe Beas. Asnjëra nga fitoret vendimtare të betejave të luftuara kundër persve nuk ia kishin shuar oreksin e pangopur për pushtet dhe dominim.
Ai kishte ndërmend të bënte një ekspeditë tjetër, kësaj here kundër Kartagjenës, por gjatë rrugës së kthimit atë e zunë ethet dhe vdiq me 10 qershor 323 pr.K në moshën 32 vjeçare.
Trashigimia që la pas Aleksandri i Madh ishte e madhe, më gjigande se vetë titulli i tij hyjnor. Hapi kulturën greke, krijoi një perandori ku njerzit gjykoheshin përmes zemrës dhe jo ngjyrës apo etnicitetit.
Me përjashtim të Jezu Krishtit pothuajse nuk ka figurë më të njohur të Antikitetit në historinë perëndimore se sa Aleksandri i Madh.
Veprimet e tij i përkasin një legjende. Frymëzoi shumë vepra letrare, piktura, skulptura si dhe filma. Dhe pavarësisht se kanë kaluar më shumë se dy mijëvjeçarë nga vdekja e këtij sundimtari legjendar, fitoret e tij mbi persët si ajo e vitit 331 pr.K qëndrojnë edhe sot si një shembull suprem i lidershipit ushtarak.
Jul Qezari i krahasoi fitoret e tij me arritjet e sundimtari maqedonas kurse Napoleoni u përpoq të ishte një Aleksandër i ri, ai shkoi aq larg me këtë fiksim saqë pushtoi edhe Egjiptin si një hije e paraardhësit të tij.
Xherardo Nikjari- Konica.al