top of page

Nje lajm i trishte për mjekesinë e vëndit tonë, ndahet nga jeta mjeku specialist i Radiollogjise së Pergjithshme Dr. Piro Paskal Dhono.

Updated: 7 days ago








Nje lajm i trishte për mjekesinë e vëndit tonë.


Ne 5 Janar 2025 ndahet nga jeta mjeku specialist i Radiollogjise së Pergjithshme Dr. Piro Paskal Dhono , me banim ne Windsor, Canada;

Ku ai jetonte me familjen.

Me pikellim morëm lajmin e hidhur, për vdekjen e Dr Piro Dhonos


Dr. Pirua u lind në fshatin Lëngëz të Kolonjes, në vitin 1942.


Arsimin fillor dhe shtatvjeçar i kreu në Lëngez e në qytetin e Ersekës, mandej vazhdoi Teknikumin Mjekesor në Tiranë , e mbaroi atë me rezultate të larta ne vitin 1962.

I kujtonte me shumë respekt shokët dhe petagoget e perkushtuar të teknikumit.


Ne vitet 1962-1967 vazhdoi fakultetin e Mjekësisë në Universitstin e Tiranës, me rezultate të larta.

Ishin këto vite kur po ndërtohej spitali i ri i qytetit të Ersekës, që do hapte dyert për një shërbim cilësor për banorët e rrethit të Kolonjës.


Dr Pirua ishte mjeku i parë në Kolonjë, që u dërgua për specializim.


Ai u specializua në vitet 1967 - 1969, në fushën e Radiollogjisë të Përgjthshme nën kujdesin dhe përkushtimin e madh të profesorit te shquar Petrit Selenica (që më pas u bënë shumë miq të ngushtë).


Prof. Selenica ngeli një idhull që me mesimet dhe keshillat e fjalët e tij të mënçura e udhëhoqi Dr. Piron në gjithë jeten e tij profesinale por edhe private dhe shoqërore.

Dr. Piro shpesh i kujtonte dhe citonte fjalët dhe thëniet e tij në biseda shoqërore dhe profesionale.


Dr. Piro, sherbeu per gati 42 vjet në këtë profesion të bukur, por të vështirë, në kryerjen e mijra vizitave para ekranit rrezatues, që në heshtje ndikoi për t'ju bërë shkak e për ti dëmtuar sistemin leukocitar, me pasojë vdekje prurse.


Punoi me pasion, perkushtim, me dashuri dhe humanizem të lartë në spitalin e Ersekës, duke qënë në atë staf të kompletuar, specialistësh të viteve 1970 -1980, që e bënë këtë spital nga më cilësorët në rrethet e kategorisë së tretë.


Më pas në vitin 1985, Dr Pirua transferohet në Klinikën Qëndrore të qytetit të Korçes, e punoi aty deri sa doli në pension.


Banoret e Kolonjës, punonjesit e shendetsisë, do ta kujtojnë me dashuri Dr Piron. Ai erdhi mjek në Ersekë, në vitin 1969,me energji rinore, djalë simpatik, i pashem, i veshur bukur, energjik, i dashuruar me mjekesinë dhe dëshirën e pafund për të ndihmuar të gjithë njerëzit pa dallim.


Ai ngjallte një ngacmim për drejtusit e nomeklaturës të asaj kohe, dhe ata e shikonin me sy kritikues, e i thërrisnin: "Doktori me syze të errëta"; sepse nuk e kuptonin se syzet e errëta ai i perdote për shkak të profesionit.


Ndihmonte të sëmurët, ju bëhej krah në hallet dhe problemet që kishin dhe jo vetëm nga ana shëndetsore.


Dr Pirua krijoi famile në moshë shumë të re. Ai u dashurua me Znj. Natasha Tole Adhami, vajzen e tenorit të dëgjuar të Grupit Lira, mësuesen e talentuar e të dashur të matematikes, për shumë breza gjimnazistësh të shkollës "Petro Nini Luarasi” në Ersekë.


Ata ishin një çift i bukur, marrëzisht të dashuruar, të bukur, të lumtur, plot jetë e pasion, emancipues dhe për çiftet e reja që të gjithë i adhuronin e i kishin zili.


Ata lindën, rritën, edukuan dhe shkolluan dy vajzat e tyre të mrekullushme, Klorinda dhe Stela.


Pas daljes në pension, Dr Pirua u bashkua me vajzat dhe banoi pranë tyre dhe niperve e mbesave, në Windsor Canada.


Ai gjithmonë kishte mall të thellë e të pa shuar për vendlindjen, për vendin ku punoi dhe sakrifoi gjithë jetën e tij.


Kishte mall për Lëngëzin, Kolonjën dhe Korçën, vinte shpesh çmallej me të afërmit, miqtë shokët dhe punonjësit e shëndetësisë.


I shprehim ngushellime bashkëshortes /shoqes se jetes së tij, Natashes, vajzave Klorindes dhe Steles, të afërmve , shokëvë, e kolegeve te tij.


Me ikjen e tij nga jeta, Kolonja dhe gjithë Shqipëria humbi nje mjek të aftë, të talentuar, të përkushtuar, dhe shumë human.


U Prehtë në Paqe Dr Piro Dhono.


Të rrojmë dhe ta kujtojmë.


Redaksia Prestige

Info - Vajza. Klorinda Dhono Hibbert.

bottom of page