top of page

22 Janar 1828 datè lindja e Elena Gjikës: Dora d’Istria, dukesha që bëri të njohur çështjen shqiptare në Evropë

Updated: Jan 23


Elena Gjika u lind me 22 janar 1828 në Bukuresht. Ajo ishte e bija e Mihal Gjikës (1794 - 1850), vëllait të Princit të Vllahisë Grigor Gjika IV dhe e Katarina Gjikës, lindur Faca (1809-1853). E ëma e saj, Katarina (Katinka), ishte një grua e shkolluar, e cila ka përkthyer në rumanisht librin "De l'éducation des enfants" (Edukimi i fëmijëve - 1839) shkruar nga mësuesja franceze Henriette Campan.[3] Elena Gjika mori një arsim të shkëlqyer, duke studiuar letërsinë së pari në Dresden, (Gjermani), pastaj në Vjenë (Austri), Venedik (Itali) dhe së fundi në Berlin ku diplomoi në fushën e letërsisë së vjetër greke te profesori gjerman Alexander von Humboldt.


Historia interesante e Elena Gjikës: Dora d’Istria, dukesha që bëri të njohur çështjen shqiptare në Evropë


Elena Gjika, e njohur gjerësisht nga publiku me pseudonimin Dora d’Istria

Elena Gjika, e njohur gjerësisht nga publiku me pseudonimin Dora d’Istria, lindi në Bukuresht në vitin 1828 nga prindër shqiptarë. E bija e Mihal Gjikës, vëllait të Princit të Vllahisë Grigor Gjika, dhe e Katarinës, Elena Gjika mori një arsim të gjerë, duke studiuar letërsinë, së pari në Dresden të Gjermanisë, pastaj në Vjenë, në Itali dhe së fundmi në Berlin, ku u diplomua në fushën e letërsisë së vjetër greke.



Pas përfundimit të studimeve Elena u kthye përsëri në vendlindjen e saj në vitin 1849, dhe u martua me dukën rus Aleksandër Kolstov-Massalski. Për disa vjet ajo jetoi në Rusi, kryesisht në Shën Petërsburg. Shkollimi dhe orjentimi i saj drejt kulturës perëndimore bënë që ajo të mos ndante me bashkëshortin e saj rus pikëpamjet nacionaliste, as fanatizmin ortodoks të oborrit të perandorit despotik Nikolla. Kur shëndeti i saj u përkeqësua në klimën ruse, u këshillua të udhëtonte në vende të tjera me klimë më të ngrohtë.


Jetoi në Zvicër, Francë, Greqi, Turqi dhe Itali. Gjate kesaj periudhe filloi te ushtroje pasionin e saj per letersine. Filloi të botojë librat e saj të parë dhe menjëherë spikati për talentin e saj. Si publiciste dhe shkrimtare Elena Gjika u bë e njohur në vitin 1855. Ajo shkruante dhe botonte veprat e saj me emrin Dora d’Istria. Botoi një numër shkrimesh që tregonin jo vetëm njohjen e gjerë të gjuhëve, si rumanisht, italisht, gjermanisht, frëngjisht, latinisht, rusisht, greqisht (e vjetër dhe moderne), por edhe njohuritë e saj në fushën e shkencës, fesë, politikës, si dhe talentin për të paraqitur pikëpamjet e saj përparimtare.


Elena Gjika është femra e parë që u ngjit në majën më të lartë të Evropës ‘Mont Blanc’ në vitin 1860. U bë e njohur si një ndër femrat më të ngritura dhe inteligjente të kohës së saj. Elena u bë e njohur gati në tërë Evropën si shkrimtare, feministe, kompozitore, piktore dhe studiuese. Anëtare e Akademise Italiane dhe e shumë shoqërive studiuesish nëpër Evropë. Ka marrë vlerësime dhe emërime si qytetare nderi nga shumë qytete italiane dhe nga parlamenti grek.



Elena Gjika ishte revolucionare, kryengritëse, me ide politike e sociale që i paraprinin kohës së vet. Mbajti korrespondencë të rregullt me De Radën dhe Xhuzepe Garibaldin. Është ndoshta i pari personalitet intelektual që hodhi idenë mbi një federatë ballkanike ku do të hynin të gjitha vendet e Ballkanit.


Dukesha Elena Gjika u afirmua si shkrimtare, publiciste dhe shkencëtare në nivel botëror. Shkrimet e saj ajo i publikoi në 6 gjuhë te ndryshme. U bë veçanërisht e njohur me veprën “Gratë e Orientit” (“Femeile in Oriente”), Paris, 1860, e cila u pasua nga vepra në gjermanisht “La Suisse allemande” (Zvicra gjermane), Gjenevë 1856, vepër me 4 vëllime, një përshkrim i Zvicrës dhe popullit të saj.


Në shkrimin “Les femmes en Orient” (Gratë në Orient), Zyrih 1859, dhe “Des femmes, par une femme” ajo shkroi për emancipimin e grave. Botoi gjithashtu tregimin “Au bord des lacs helvétiques” (Lundrim në liqenet zvicerane), Gjenevë, 1861, dhe “Ekskursions en Rouméllie et en Moree” (Ekskursione në Rumeli dhe More), Zyrih 1863.


Elena filloi të mësonte historinë shqiptare në vitin 1866 dhe u bë avokatja kryesore e çështjes shqiptare në Evropën Perëndimore. Ajo mori pjesë gjallërisht në lëvizjen kulturore përparimtare të Evropës dhe përkrahu Rilindjen Kombëtare Shqiptare, duke mbajtur lidhje të ngushta me veprimtarë të shquar të saj, si Jeronim de Rada, Dhimitër Kamarda, Zef Jubani, Zef Serembe, Thimi Mitko etj.


Në një varg studimesh të botuara prej saj, si “Kombësia shqiptare sipas këngëve popullore” (La nationalité albanaise d’après les chants populaires, 1866), “Les ecrivains albanais de l’Italie Méridionale” (Shkrimtarët shqiptarë të Italisë Jugore, 1867), “Gli albanesi in Rumenia” (Shqiptarët në Rumani, 1873) etj., Elena vuri në dukje nëpërmjet këngëve popullore historike luftën shumëshekullore të popullit shqiptar për liri.



Në shenjë mirënjohjeje për ndihmesën e dhënë në njohjen e çështjes shqiptare nga opinioni publik botëror, patriotët rilindës dhe arbëreshë të Italisë e të Greqisë i kushtuan librin me titull: “A Dora D’Istria – Gli Albanesi” (Dora d’Istrias-Shqiptarët, 1870), një përmbledhje vjershash patriotike.


Elena Gjika u kthye përsëri në vendin e saj në 1849 dhe u martua me dukën rus Aleksandër Kolstov-Massalski. Për disa vjet ajo jetoi në Rusi, kryesisht në Shën Petërsburg, por nuk i ushqeu pikëpamjet nacionaliste të burrit të saj rus, as fanatizmin Ortodoks të Oborrit të perandorit despotik Nikolla. Kur shëndeti i saj u përkeqësua në klimën ruse, ajo mori këshillën pastaj në një udhëtim nëpër Greqi dhe Anadoll. Përfundimisht, ajo u kthye në Itali, duke jetuar në një vilë në Firence. Herë pas here Gjika udhëtonte për në Francë, Irlandë dhe Shtetet e Bashkuara.


Si publiciste dhe shkrimtare (kryesisht në frëngjisht) Elena Gjika u bë e njohur në vitin 1855. Ajo shkruante me emrin Dora D'Istria. Gjika botoi një numër shkrimesh që tregonin jo vetëm njohjet e gjuhëve rumanisht, italisht, gjermanisht, frëngjisht, latinisht, greqisht (e vjetër dhe moderne) dhe rusisht, por edhe njohuritë e saj në fushën e shkencës, fesë, politikës, si dhe talentin për të paraqitur pikëpamjet e saj.


Vepra e saj e parë ishte La vie dans l'Eglise monastique Orientale - "Jeta monastike në Kishën Lindore" (Bruksel 1855; Bot. II-Paris 1858), ku ajo bëri thirrje për shfuqizimin e urdhrave të manastirit. Ajo u pasua nga La Suisse allemande - "Zvicra gjermane" (Gjenevë 1856, 4 Vëllime, gjermanisht; Bot. II, Zürich 1860, 3 Vëllime), një përshkrim i Zvicrës dhe popullit të saj, me një pjesë që përshkruan një ngjitjen në malin Monk.


Në shkrimin Les femmes en Orient - "Gratë në Orient" (Zürich 1859, 2 Vëllime), ajo shkruante për emancipimin e grave në Levant (Mesdheu Lindor), në një tjetër, Des femmes, par une femme - "Rreth grave, nga një grua" (Bot. II, Bruksel 1869, 2 vëllime), ajo krahasonte gjendjen e grave në Evropën latine, me ato në Gjermani, dhe kërkonte me fjalë të forta trajtimin e barabartë të burrave dhe grave. Përpara kësaj, ajo botoi Ekskursions en Rouméllie et en Moree - "Ekskursione në Rumeli dhe More" (Zürich 1863, 2 Vëllime), ku ajo përpiqej të tregonte se Greqia e lashtë kishte të njëjtën detyrë civilizuese si Gjermania e kohës së saj.


Ajo gjithashtu botoi tregimin Au bord des lacs helvétiques - "Lundrim në liqenet zvicerane" (Gjenevë 1861), romanet Fylétia e Arbenoré prej Kanekate laoshima (Livorno 1867), Gli Albanesi in Rumenia, një histori e princëve Gjika, nga familja e saj, në shekujt e 17-të deri 19-të (Bot. II, Firenze 1873), dhe La poésie des Ottomans (Bot. II, Paris 1877), si dhe shkrime të shumta mbi historinë e letërsisë, poezisë, çështje politike, shoqërore dhe fetare, historike, arti etj. në revista të mirënjohura franceze (sidomos në Revue des Deux Mondes), belge Libre Recherche, italiane Diritto, Antologia nuova, Rivista europea etj. dhe revista zvicerane, greke, rumune dhe amerikane.


Elena Gjika ishte gjithashtu piktore. Ajo ishte anëtare e shumë shoqërive të studiuesve, të tilla si Akademia italiane, ajo u emërua edhe qytetare nderi nga parlamenti grek dhe shumë qytete italiane.


Ajo ishte gjithashtu një alpiniste. Ajo arriti të zbulojë universin femëror nëpërmjet udhëtimeve të saj të shumta dhe e “fotografoi” në të gjitha detajet nëpërmjet shkrimeve të saj të shumta që i botoi në revistat më prestigjioze të kohës.


Elena mori pjesë gjallërisht në lëvizjen kulturore përparimtare të Evropës si kundërshtare e sundimit despotik monarkist dhe e shtypjes Kombëtare. U radhit në mes të 10 femrave më të ngritura intelektualisht ne botën e asaj kohe. Përkrahu nxehtësisht Rilindjen Kombëtare Shqiptare, mbajti lidhje të ngushta me veprimtarë të shquar të saj, si: Jeronim de Rada, Dhimitër Kamarda, Zef Jubani, Zef Serembe, Thimi Mitko etj. Ajo rrahu mendime për organizimin e lëvizjes kombëtare sidomos në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në një varg studimesh: Kombësia shqiptare sipas këngëve popullore (La nationalité albanaise d'après les chants populaires, 1866), Shkrimtarët shqiptarë të Italisë Jugore (Les ecrivains albanais de l'Italie Méridionale, 1867), Shqiptarët në Rumani (Gli albanesi in Rumenia, 1873), etj., ajo vuri në dukje nëpërmjet këngëve popullore historike luftën shumëshekullore të popullit Shqiptar kundër sundimit osman. Në shenjë mirënjohjeje për ndihmesën e dhënë në njohjen e çështjes Shqiptare nga opinioni publik botëror, patriotët rilindës dhe arbëreshë të Italisë e të Greqisë i kushtuan librin me titull : Dora d'Istrias-Shqiptarët (A Dora D'Istria - Gli Albanesi, 1870), një përmbledhje vjershash patriotike.


Elena Gjika vdiq në Firence më 17 nëntor 1888 në moshën 60 vjeçare.[

 PRESTIGE

Wellcome ne Revista Prestige.

Wellcome ne Revista Prestige.

Revista "Prestige" është një platformë e njohur  kulturore promovuese për arritjet sinjikative  të individëve në fusha të ndryshme. Duke pasur në fokus cilësinë dhe ekselencën, kjo revistë ofron përmbajtje që frymëzon dhe informon lexuesit,

Revista Prestige është rritje e vetedijes, me eksplorimni ne te gjitha fushat , ofron ekspertizën në krijimin dhe promovimin alternativat e AI duke i alternuar me publicitetin dhe kreativitetin. Revista ka 100 faqe te perditesuara.

Ndirevistprestige@gmail.comhmon ne ruajtjen e balancave te jetes me ato profesionale dhe ploteson pontecialin tuaj me nje thesar njohurish. Revista shfaqet si një thesar njohurish  encikloprdike.


© Revista Prestige 2023 - 2025

I'm always looking for new and exciting opportunities. Let's connect.

http://revistprestige.wixsite.com/prestige

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page