top of page

Zhvillohet Festivali i 42-të i Këngës ArbëresheKënga me titull “Për ty”, e interpretuar nga artistja e re Iris Sula, u shpall fituesja e festivalit.


ree


Zhvillohet Festivali i 42-të i Këngës Arbëreshe

Kënga me titull “Për ty”, e interpretuar nga artistja e re Iris Sula, u shpall fituesja e festivalit.



Në San Demetrio Corone (Shën Mitri) në Kalabri u zhvillua Festivalit i 42-të i Këngës Arbëreshe.


Kënga me titull “Për ty”, e interpretuar nga artistja e re Iris Sula, u shpall fituesja e festivalit.


Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët tha se morën pjesë në konkurrim shumë artistë arbëreshë, mes tyre edhe kantautori i mirënjohur Stefano de Bartolo, i cili u shpall fitues i çmimit “Pino Cacozza” për tekstin më të mirë të këngës.


Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook


Festivali i Këngës Arbëreshe është ndër nismat e para dhe më të rëndësishme të organizuara nga shqiptarët e Italisë për të mbrojtur dhe promovuar trashëgiminë e tyre kulturore. Festivali lindi si ide në vitin 1980, siç edhe ka nënvizuar krijuesi i kësaj ngjarjeje, juristi Giusseppe D’Amico, nga trashëgimia e pasur muzikore e arbëreshëve që përbëhej nga “vjershat” (këngë tradicionale) mjaft të përhapura tek të rinjtë. Në këtë mënyrë, lindi nevoja dhe dëshira për të prodhuar këngë të reja si në tematikë, ashtu edhe në ritme, duke pasuruar muzikologjinë arbëreshe.


Këtë vit, festivali erdhi si homazh për poetët Pino Cacozza dhe Alfio Mocha, të cilët nuk jetojnë më, por tekstet dhe këngët e tyre vijojnë të mbajnë gjallë kulturën arbëreshe.


(ATSH)

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page