top of page

Search Results

Results found for ""

  • Prestigjozja “The Guardian” promovon Shqipërinë dhe peisazhet e saj

    Prestigjozja “The Guardian” promovon Shqipërinë dhe peisazhet e saj Artikulli i plotë: Shqipëria ka qenë në radarin e udhëtarëve të guximshëm me çanta shpine për disa kohë, por këtë vit operatorët turistikë parashikojnë se ajo do të bëhet një destinacion kryesor pushimesh për britanikët, pas një rritjeje të rezervimeve këtë janar, shkruan Rachel Hall për gazetën e njohur britanike ”The Guardian”. Interesi në vend është rritur gradualisht gjatë dekadës së fundit, pasi ai është hapur ngadalë pas një diktature 44-vjeçare, që përfundoi në 1985. Operatorët turistikë kanë parë një rritje të dukshme të rezervimeve për vitin 2022, ndërsa Shqipëria zgjeron apelin e saj për njerëzit që kërkojnë plazhe të bukura dhe peizazhe si edhe kulturë dhe histori interesante me një çmim më të ulët se destinacionet fqinje. ”Shqipëria është një nga ato destinacione të vogla dhe të larmishme që mund të ofrojë pak nga gjithçka për këdo, njësoj me Malin e Zi apo Slloveninë”, thotë Tine Murn, bashkëthemelues i ”New Deal Europe”, një agjenci marketingu për turizmin ballkanik. Ai shton se Shqipëria pretendon për një gjë të tillë sepse ajo është një “perlë e pazbuluar mesdhetare” dhe “ende përcjell një ndjesi ekzotike”. ”Kjo është veçanërisht tërheqëse për momentin, pasi njerëzit hezitojnë të udhëtojnë në distanca të gjata për shkak të pandemisë, dhe jo vetëm sepse Shqipëria ka pasur shkallë shumë të ulët të infektimit me Covid-19 dhe nuk ka pasur kufizime për pjesën më të madhe të pandemisë”, thekson ai. Agjencia Kombëtare e Turizmit e Shqipërisë e sheh Britaninë e Madhe si “një treg në zhvillim” dhe ka promovuar në mënyrë aktive turizmin vitet e fundit. Vendi po bëhet gjithashtu shumë më i lehtë për të udhëtuar pasi standardi i akomodimit është përmirësuar dhe shpenzimet për infrastrukturën janë rritur, me një rrugë të re që lidh malet perëndimore me vijën bregdetare lindore që do të hapet këtë vit. Diaspora e madhe shqiptare e Britanisë së Madhe dhe të famshmit e saj si futbollisti i ”Southampton”-it, Armando Broja dhe yjet e popit Dua Lipa dhe Rita Ora, kanë ndihmuar më tej në ngritjen e profilit të vendit. Fluturimet nga Britania e Madhe drejt Tiranës, janë gjithnjë e më të disponueshme dhe të kërkuara. Faqja e internetit e rezervimeve ”Skyscanner” tha se kishte parë një rritje prej 48% të rezervimeve në Shqipëri krahasuar me vitin 2019, duke reflektuar interesin për destinacionet më pak të njohura, të cilat tradicionalisht konsiderohen jashtë vëmendjes”. Rezervimet mesatare ishin për 2,1 persona duke sugjeruar se aktualisht po rezervojnë kryesisht çifte dhe miq. Megjithatë, Elton Caushi, i cili drejton operatorin turistik “Albanian Trip” tha se vizitorët kishin “ndryshuar ndjeshëm” vitet e fundit. ”Kroacia hyri në hartë në fund të konflikteve ish-jugosllave, Bullgaria dhe Rumania befasuan Evropën me bukurinë dhe historinë e tyre kur u bënë pjesë e BE-së, dhe tani kontinenti është i etur për të zbuluar më shumë. Ka ardhur dita për një nga sekretet e fundit të Evropës”, shton ai. Zina Bencheikh, drejtoresha menaxhuese për Evropën në ”Intrepid Travel”, tha se ka pasur një rritje të rezervimeve këtë vit, pjesërisht për shkak të faktit se Shqipëria ofron aventura pa gjurmën e karbonit të një fluturimi të gjatë, pasi njerëzit ishin “më të ndërgjegjshëm se kurrë për ndikimin mjedisor”. Wild Frontiers, një nga operatorët e parë që nisi turnetë në Shqipëri, tha se kërkesat për udhëtimet e saj njëjavore me guidë – të vetmet që ofron nën 1 000 sterlina – u rritën me 30% në janarin e kaluar. Themeluesi i saj, Jonny Bealby, tha se vendi ishte “i vendosur të lulëzonte” në vitet e ardhshme. Ai tha se Shqipëria kishte bërë një rrugë të gjatë që nga koha e komunizmit. Ai kujtoi se kur nisi për herë të parë udhëtimet në këtë vend, 12 vjet më parë, infrastruktura turistike mungonte plotësisht. Ai e sheh Shqipërinë si pjesë të një vale të re destinacionesh, duke përfshirë Gjeorgjinë, Sllovakinë dhe Pakistanin, që po rriten në popullaritet teksa udhëtarët kërkojnë t’u shpëtojnë turistëve të tepërt. “Këto ishin vende që ishin destinacione shumë të veçanta një dekadë më parë dhe tani ato po bëhen më të zakonshme teksa njerëzit kërkojnë vende të çuditshme dhe të ndryshme dhe për t’u larguar nga turmat”, thekson ai. Pikat historike të Shqipërisë ”Gërmoni” në të kaluarën e pasur të Shqipërisë duke vizituar qytete dhe fortesa në majë të kodrave si Kruja, kryeqyteti i parë i vendit, apo Gjirokastra dhe Berati. Për një pasqyrë të historisë më të fundit të vendit nën diktatorin komunist Enver Hoxha, eksploroni një nga bunkerët e shumtë të ndërtuar për të mbrojtur qytetarët nga regjimi paranojak. Ottoman houses on a hillside in Gjirokaster, Albania. Peizazhe që të lenë pa frymë Alpet Shqiptare janë një varg malor spektakolar me shtigje të shkëlqyera ecjeje që do t’ju çojnë rreth disa prej lumenjve më të pastër të Evropës, fshatrave të largëta dhe pamjeve mahnitëse. Shqipëria ka gjithashtu disa liqene të mëdhenj – Ohrin, Prespën dhe Shkodrën – për të eksploruar. Një rrugë e re, ajo e Arbrit, do të hapet këtë vit dhe do të lidhë anët perëndimore dhe lindore të vendit me zemrën tradicionale në male me vijën e saj bregdetare. Një kryeqytet i gjallë Ka shumë për të parë dhe bërë në Tiranë, e cila është e sigurt, që mund ta shëtisësh më këmbë, e zhurmshme dhe gjithmonë me turistë. Ka një skenë të lulëzuar baresh dhe restorantesh, veçanërisht në Bllok dhe shumë muze për t’u vizituar. Tirana është Kryeqyteti Evropian i Rinisë për vitin 2022 dhe do të presë një program aktivitetesh arti dhe kulinarie si dhe koncerte nga Dua Lipa dhe Rita Ora. Vijë e bukur bregdetare Ashtu si vendet e tjera të Adriatikut, Shqipëria ka një vijë të gjatë dhe të bukur bregdetare me det blu dhe plazhe të bukura, më pak turma çka ju jep më shumë mundësi për hapësira të bollshme, madje edhe për peshqirin tuaj. Kulturë bindëse Shqipëria ka zhvilluar një kulturë të veçantë, pasi ka qenë e izoluar nga vendet e tjera evropiane për shumë kohë, pjesërisht për shkak të vargmalit të saj malor, i cili e mbante larg ndikimin e jashtëm. Kuzhina shqiptare është një përzierje befasuese e shijeve mesdhetare dhe Lindjes së Mesme, e bazuar në produkte me cilësi të lartë, shpesh me burim nga tregjet kaotike lokale. Vendi është gjithashtu një destinacion gjithnjë e më popullor për festivalet muzikore, përfshirë festivalin e muzikës elektronike ”Unum”.

  • Shqipëria vlerësohet nga ekspertët si një nga vëndet më të favorshme në Europë për energjinë diellore.

    Shqipëri, sfidat e prodhimit të energjisë nga panelet diellore 04/05/2022 Shqipëri, sfidat e prodhimit të energjisë nga panelet diellore Shqipëria vlerësohet nga ekspertët si një nga vendet më të favorshme në Europë për prodhimin e energjisë elektrike nga panelet diellore. Por vendi aktualisht prodhon rreth 1% të energjisë nga dielli, ndërsa pjesa tjetër e nevojave sigurohet nga hidrocentralet dhe importi. Ndërtimi i parqeve fotovoltaike ka ecur me ngadalësi, ndonëse janë dhënë nga qeveria disa leje, kryesisht në zonën e Fierit, Lushnjës e Vlorës, ndërkohë që ky sektor po përballet me mjaft sfida. Në Topojë të Fierit është realizuar një nga projektet e para për prodhimin e energjisë nga panelet diellore në Shqipëri. Parku fotovolatik i Topojës me një fuqi 10 Megavat të instaluar, ndërtuar afër bregdetit të Semanit, në një sipërfaqe rreth 15 ha është tashmë në prodhim në vitin e katërt, thotë për Zërin e Amerikës Sadik Llapashtica, koordinator i këtij projekti. “Ne e kemi filluar aktivitetin në vitin 2015 , në atë vit nuk kishte fare eksperienca në fushën e industrisë fotovoltaike, ndonëse Shqipëria shquhet për rrezatim të lartë diellor nga pozicioni gjeografik. Pas studimeve dhe konsultimeve me kompani të huaja, me ndihmën e sistemit bankar në Shqipëri dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e përfunduam projektin në Dhjetor të Vitit 2018 dhe prodhimi i energjisë në këto vite ka qenë në formatin e parashikuar”, thotë zoti Llapashtica. Për 15 vitet e para, Parku Fotovolatik ka detyrimin ta shesë energjinë për 100 euro /MW tek kompania shtetërore e shpërndarjes (OSHEE). Zoti Llapashtica thotë më tej se se sektori i prodhimit të energjisë diellore po njeh një trend në rritje të gjithë botën. “Aq më tepër që sot jemi në kushtet e luftës në Europë të paparë që nga Lufta e Dytë Botërore. Kanë ndryshuar tregjet e gazit të naftës dhe burimet e energjisë janë duke u diversifikuar jo vetëm për këtë arsye, por edhe për shkak të ruajtjes së ambientit”, thotë ai. Anduel Çekrezi një ekspert në fushën e enegjisë thotë se Shqipëria është vendi më i favorizuar në rajon për prodhimin e energjisë diellore. “Pozicioni gjeografik i Shqipërisë për sa i përket rrezatimit diellor llogaritet 20-30% më mirë se vendet e tjera të rajonit si Maqedonia , Kosova apo mos themi më tej vendet e ftohta europiane. Kemi një potencial shumë të madh për të zhvilluar këtë lloj teknologjie të prodhimit të energjisë që për hir të së vërtetës nuk është në ato nivele që duhet të ishte”, thotë zoti Çekrezi. Sipas tij sektori i energjisë diellore duhet liberalizuar duke u thjeshtuar dhe duke u shmangur procedurat burokratike nisur edhe nga kushtet e reja të krizës mbarëbotërore energjitike. “Sfida më e madhe është demokratizmi i sistemit, liberalizimi i këtij sektori për ta bërë më të thjeshtë që gjithësejcilin që mund të investojë apo do të investojë për prodhimin e energjisë elektrike. Ka dy segmente, për ata që duan të prodhojnë për një treg të lirë dhe për ata që duan të prodhojnë me tarifë shtetërore. Nëse duhet të përfshihemi si vendet e tjera duhet të ketë një tarifë blerjeje të energjisë nga shteti si për prodhuesit e vegjël edhe ata me tarifë shtetërore. Kjo jep një potencial të madh zhvillimi, siç ka ndodhur me disa projekte të zhvilluara në zonën e Fierit”, thotë ai. Një aspekt tjetër që duhet rregulluar thotë zoti Çekrezi është segementi i vetëprodhimit. “Aktualisht skema e blerjes së energjisë është me matje mujore dhe nëse një prodhues ka mbiprodhim pas një muaji energjia humbet në rrjet pasi ende nuk është përcaktuar nga autoriteti shtetëror “çmimi i tepricës” së energjisë. “Ministria e Energjisë duhet të nxjerrë çmimin e tepricës”, pasi ky detyrim është përcaktuar në ligj dhe në udhëzim, por ka mbetur në letër sepse nuk ka shkuar në Entin Rregullator të Energjisë”. Duket se çmimet për të vendosur për koncesionet shkojnë shumë më shpejt se përcaktimi i çmimit për blerjen e tepricës së energjisë”, thotë zoti Çekrezi. Ministria e Energjisë ka pohuar se ka ngritur një grup pune për këtë çështje dhe brenda viti 2022 pritet të caktohet çmimi që sheti do ta blejë energjinë nga prodhuesit e vegjël të paneleve diellore. Qeveria shqiptare ka miratuar dy-tre viteve të fundit disa parqe të mëdha të prodhimit të energjisë diellore në disa zona të vendit por kryesisht në Fier, Vlorë dhe Lushnjë. Kompania franceze "Voltalia as" u shpall fituese e ankandit ndërkombëtar për parkun më të madh fotovoltaik atë të Karavastasë dy vite më parë dhe në mars të 2021 edhe për parkun fotovoltaik të Spitallës në Durrës. Sipas projektit “Parku fotovoltaik i Karavastasë” do të ndërtohet në një zonë prej 198 hektarësh ku pritet të instalohen impiante fotovoltaikë me fuqi prej 140 megavatësh, në vlerën e investimit mbi 100 milonë dollarë. Si zoti Llapashtica dhe zoti Çekrezi thonë se zhvillimi i këtij sektori në Shqipëri nga njëra anë duhet të shfrytëzojë potencialin e madh, por duhet të marrë parasysh shfrytëzimin e dyfishtë të tokës bujqësore. “ Shqipëria duhet të bëjë shumë kujdes me zonat ku do ti zhvillojë këto projekte. Të bëjmë kujdes me ruajtjen e ambientit dhe ta zhvillojmë këtë sektor që është trendi i boltës në zona sa më e mundur të jenë larg qendrave të banuara. Arsye tjetër që duhet të bëjmë kujdes , është që këtë lloj industrie po të kemi mundësi ta zhvillojmë në toka bujqësore, por paralel me bujqësinë që do të thotë poshtë paneleve të kultivojmë pemë ose perime ose grurë e miser çfarë kultivohet. Do ishte dëm sipas mendimit tim, por edhe sipas ekspertëve ndërkombëtarë, që në tokat bujqësor të zhvillohen vetëm panele” thotë zoti Llapashtica. Ndërsa zoti Çekrezi thotë se është shumë e rëndësishme pjesa e integrimit të këtyre parqeve në formën e përdorimit të dyfishtë të tokës. “Është një teknologji për panelet diellore që përdoret në bujqësi, me të cilën mund ti ngresh në lartësi dhe krahas përftimit të energjisë të sigurohet edhe kultivimi i frutave apo perimeve”, thotë ai. Krahas sipërmarjeve të interesuara për të investuar në prodhimin e energjisë me panele diellore edhe organizatat mjedisore në Shqipëri janë përfshirë në nxitjen e këtij sektori. Olsi Nika i organizatës “EcoAlbania” thotë se krahas një studimi të organizatave mjedisore dhe ndërgjegjësimit të publikut që orientohen drejt energjisë së ripërtërishme ka pasur edhe projekte të vogla konkrete të instalimit të paneleve diellore. “Kemi instaluar panele fotovaltike në çatitë e ndërtesave publike që prodhojnë energji në fshatin Kutë të Mallakastrës. Janë mjaftueshëm jo vetëm për energjinë që konsumojnë këto ndërtesa publike si kopshtet, shkolla, njësia e qeverisjes vendore apo e shëndetit publik, por që bëjnë të mundur edhe ndriçimin e gjitha rrugëve dhe rrugicave të fshatit. Është një nga modelet e mira të qëndrueshme që ne ia kemi ofruar komunitetit të Kutës jo vetëm si një mënyrë e përfitimit të energjisë, por edhe si një mesazh i qartë që banorët e këtij fshati donin ti jepnin qeverisë në përpjekjet e tyre të vazhdueshme në kundërshtimin e Hidrocentralit të Poçemit që do të përmbytë tokat dhe shtëpitë e tyre”, thotë ai. Sipas raportit vjetor të Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2021 në Shqipëri ishin në prodhim 11 centrale të vogla fotovoltaike, ndërsa nuk u vu në punë asnjë central i ri fotovoltaik. Raporti pohon se gjatë vitit 2021 në Shqipëri 5 parqe fotovoltaike dhe 6 parqe për prodhimin e energjisë nga era morën miratim për lidhje me sistemin energjisë, ndërsa 6 parqe të tjera fotovoltaike morën opinion paraprak për lidhje me këtë sistem. Por vitin e shkuar vetëm dy centrale fotovoltaike, Parku i Karavastasë dhe impianti në digën e Hidrocentralit të Vaut të Dejës janë në ndërtim e sipër, ndërsa të tjerat në procedura përgatitore. /VOA

 PRESTIGE

Wellcome ne Revista Prestige.

Wellcome ne Revista Prestige.

Revista "Prestige" është një platformë e njohur  kulturore promovuese për arritjet sinjikative  të individëve në fusha të ndryshme. Duke pasur në fokus cilësinë dhe ekselencën, kjo revistë ofron përmbajtje që frymëzon dhe informon lexuesit,

Revista Prestige është rritje e vetedijes, me eksplorimni ne te gjitha fushat , ofron ekspertizën në krijimin dhe promovimin alternativat e AI duke i alternuar me publicitetin dhe kreativitetin. Revista ka 100 faqe te perditesuara.

Ndirevistprestige@gmail.comhmon ne ruajtjen e balancave te jetes me ato profesionale dhe ploteson pontecialin tuaj me nje thesar njohurish. Revista shfaqet si një thesar njohurish  encikloprdike.


© Revista Prestige 2023 - 2025

I'm always looking for new and exciting opportunities. Let's connect.

http://revistprestige.wixsite.com/prestige

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page