Search this site
Results found for empty search
- Simbolet europiane të Ali Pashë Tepelenës: Heraldika.
Debati nëse Ali Pashë Tepelena dëshironte të krijonte shtetin e vet të pavarur shqiptaro-grek apo dëshironte të rrinte nën Perandorinë Osmane, është tashmë i tejkaluar, të paktën, përsa u përket dy viteve të fundit të jetës së vet 1820-1822, pasi kërkesa e tij drejtuar princit Meternik për hartimin e një kushtetute dhe marrëveshjet e ndryshme me elitat greke të “Filiqi Eterisë” pas vitit 1818 tregojnë se ai e kishte ndërmarrë këtë hap. Për më tepër, një vëzhgim i detajeve shtetformuese të Pashallëkut të tij na ndihmon të kuptojmë se ai po përgatitej prej kohësh për shkëputjen e madhe. Sigurisht, kjo dëshirë dhe ky qëllim nuk u shfaq që në fillimet e ngjitjes së tij në pushtet dhe se ideja për t’u shkëputur nga Perandoria Osmane evoluoi në varësi të zhvillimeve në Ballkan. Në fund të shekullit XVIII dhe fillimi të shekullit XIX, territoret bregdetare dhe perëndimore ballkanike kaluan përmes një procesi të dyanshëm zhvillimor, që qe sa përfshirës, po aq edhe i veçantë, në krahasim me krahinat e tjera të Perandorisë Osmane. Rritja cilësore e pranisë perëndimore në kuadrin e tri Perandorive franceze, britanike dhe ruse solli idenë se sovraniteti shumëshekullor osman mund të ishte i lëvizshëm. Jehona e betejave dhe e fitoreve të largëta të osmanëve të shekullit XVI dhe XVII, filloi dalëngadalë të zhbëhej dhe realitetet e fitoreve Napoloniane filluan të ndikojnë në mendimin politik të kohës. Në këtë kohë nisi të zërë vend shqetësimi diplomatik: Çdo të bëhet me këto territore në rastin e një tërheqjeje të mundshme të osmanëve. Ky është momenti historik kur Ali Pashë Tepelena fillon bisedimet diplomatike me rusët, francezët dhe anglezët dhe hyn përfundimisht në spiralet e një loje politike rajonale, që shpeshherë i kaloi përmasat dhe caqet e kësaj loje. Në varësi të evoluimit të këtyre bisedimeve dhe ideve, Ali Pashë Tepelena, adoptoi një qëndrim moderues, duke kapërcyer shpeshherë dhe vetveten nga një pasha me botëkuptim osman në një princ me prirje europiane. Këtë përshtatje të tij ndaj rrrethanave dhe situatave politike ia njohën dhe bigrafët e tij të hershëm. Pouqeville dhe De Beauchamp shkruajnë se në kontaktet e para me francezët që kishin zotëruar Ishujt e Jonit, në 1798, Ali Pasha përbetohej për idealet e veta jakobine. Me rastin e një udhëtimi në në gjirin e Ambrakisë, Ali Pasha e siguroi komandantin francez të Prevezës se ishte nxënësi më besnik i jakobinëve dhe se dëshironte të mësonte vallën carmagnole/karamanjol[1] valle revolucionare,e cila luhej më 1793, duke i konsideruar jakobinizmin dhe orgjitë e tij në një religjon të ri.[2] Në këtë kuadër mund të shpjegohet interesi i tij i dëshmuar për eksperimentet dhe shkencat ekzakte, lejimi i pikturimit të tij dhe i sarajeve, informimi i vazhdueshëm me anë të shtypit europian, si edhe interesi për simbole të veçanta, që ishin karakteristikë për monarkët europianë.Si superior që është në aspektin e njohurive që ka në krahasim me shumicën e pashallarëve të tjerë shkruan Beauchamp, ai i mban sytë hapur nga ajo që ndodh në Evropë, kërkon ti përkthejnë gazetat, rri gjithmonë në korrent me ngjarjet nëpër vilajetin e tij pa kërkuar t’ia sjellin përpara për të mësuar ose nxjerr; diçka të re nga ai; mandej i krahason lajmet për ngjarjet që i afrojnë ose i dërgojnë pushtetarët. Një aspekt tjetër i rëndësishëm i simboleve evropiane të qeverisjes apo mentalitetit të tij politik është vetëpërcaktimi i Ali Pashë Tepelenës sipas modeleve të heronjve të antikitetit, gjë shumë e rallë mes pashallarëve të tjerë. Dëshiron- thotë Beauchamp- se është Pirrua modern. Me të vërtetë, nëse jo bujaria dhe fisnikëria e Pirros, në të haset shqetsimi i tij, mendjeprehtësia, vështrimi në çështjet diplomatike dhe ushtarake. Identifikimin me Pirron ia njohën edhe bashkëkohësit e tij. Në rastin kur ndërtoi kështjellën e Porto Palermos në hyrjen e portës kryesore ka pasur një mbishkrim në gjuhën greke, të cilin e përktheu në shqip në vitin 1932 mësuesi Janko Pali. Mbishkrimi në shqip është në formën poetike si më poshtë: Nuset e himariotëve më ngritën me kujdes Armike për armiqtë, për miqtë besnike për besë. Zili më pat Faethoni dhe Pirrua nakar. i Tepelenës më sundoi hero Aliu i parë, Autori i tyre është i panjohur por mendohet se janë të shkruara ndoshta nga Jani Vilarai apo Psalidha ne greqisht per Ali Pashë Tepelenën dhe te sjella kaq bukur ne shqip nga mesuesi Jani Pali nga Qeparoi ne vitet 30′. Mbishkrimi është shkruar në gjuhën popullore greke(dhimotiki) dhe në vargun heksametër, një lloj si vargjet e poemave heroike homerike. Në fillimin e shekullit të XIX, Ali Pasha Tepelena përfaqësonte një figurë të admirueshme për popullsinë e Pashallëkut të Janinës. Ajo që të bën përshtypje është krahasimi me Faethonin dhe Pirron. Vargu: “zili ma pat Faethoni dhe Pirrua nakar” i japin Aliut përmasa mitologjike dhe heroike.[5] Mes gjithë këtyre sjelljeve europiane, spikasin dy elemente të rëndësishme: heraldika, si një nga elementet më kuptimplote dhe përfaqësuese e një shteti që nga mesjeta dhe hartimi i një kushtetute, që ishte karakteristikë e shteteve të reja që po lindnin. Konsulli francez pranë oborrit të Ali Pashë Tepelenës, Fracois Pouqeuville, kur shkruan për hartimin e një gramatike në greqishten e re dhe të një vepre letrare, që himnizonte jetën dhe bëmat e Ali Pashë Tepelenës (që ka shumë mundësi të bëhet fjalë për poemën e Haxhi Shehretit), përmend edhe stemën zyrtare që Ali Pashë Tepelena e kishte porositur në Vjenë. Pukëvili thotë se një dijetar në artin e heraldikës kishte krijuar për të një emblemë. Dijetari ishte banor i Bergamos, qytet gjithmonë i gatshëm që t’i pajisë me pemë gjenealogjike shumë të lashta pinjollët e rinj të pavarur të Europës, që dëshirojnë të ribashkohen me të parët ose që sajojnë marifete. Emblema paraqiste një luan në sfondin e një gryke të shqyer,[6] që rrokte tre këlyshët e luaneshës, emblemë e dinastisë tepelenase.[7] Pasqyrimin e kësaj heraldike dhe steme e gjejmë edhe në artin grafik, që ka shoqëruar botimin e veprave të udhëtarëve të huaj rreth Ali Pashës. Në serialin e grafistit britanik, W. Davenport (Historical Portraiture of leading events in the Life of Ali Pasha, Vizier of Epirus. Surnamed the Lion, in a Series of Designes, London” (Portretizimi Historik i ngjarjeve kryesore në Jetën e Ali Pashës, Vezir i Epirit i mbiquajtur Luan, në Serialin e Vizatimeve, Londër, 1823), paraqiten simbolet perëndimore të Ali Pashës. Gravura e këtij seriali mban mbishkrimin:”Ali Pasha, with his Brave Officers, Resisting the Turkish Generals, Sent with the Death-Firman to Demand the Vizier’s Head “(Ali Pasha, me oficerët e tij trima, duke u bërë ballë pashallarëve turq, ardhur me fermanin e vdekjes në dorë, për të kërkuar kokën e vezirit).[8] Ali Pashë Tepelena kishte realizuar, ndërkohë që vuloste me tagrin e pashait, edhe simbolet e ardhshme mbretërore, me të cilat paraqitej në botën e Perëndimit e që ndoshta, do t‘i shfaqte fare hapur vetëm pas fitores kundër Perandorisë Osmane. Në gonfalonin[9] që mbante, kur paraqitej në botën e Perëndimit, paraqiten këto simbole: një luan i kuq në ecje të egërsuar në mbrojtje të tre të vegjëlve të tij, gjithashtu të kuq. Simbolet janë vendosur në sfond të bardhë. Mbi luan, në pëlhurë ka zbukurime të ndryshme. Pëlhura e gonfalonit qarkohet nga një shirit i kuq me thekë, gjithashtu të kuq. Pëlhura qëndron mbi një bosht horizontal, i lidhur fjongo pas qafës së një heshte me anë të një kordoni të artë, i cili përfundon në të dyja anët me nga një xhufkë, gjithashtu të artë. Pra, siç shihet, në gonfalon kemi një luan, që simbolizon fuqinë e Aliut, siç e ndeshim edhe në këngët e popullit: “Kush e njeh Ali asllanë (asllan=luanë)”. Ali asllani kishte edhe tre luanë (asllanë) të vegjël, që simbolizojnë tre djemtë e Aliut: Myftarin, Veliun dhe Saliun. [10]Koha e ngjizjes së këtyre simboleve duhet kërkuar pas vitit 1813, kur të dy djemtë e Aliut shpallen pashallarë, si edhe para vitit 1820, kur Aliu u shpall prej sulltan Mahmudit II “fermanli”. Ato mesa duket ishin një vazhdim logjik i kontakteve më të hershme diplomatike e kulturore të Ali Pashë Tepelenës me fuqitë perëndimore. Intensifikimi i marrëdhënieve të tij diplomatike në periudhën 1797-1811 shënon një kthesë thelbësore në evolucionin që e çoi Aliun në shkëputjen nga Perandoria Osmane dhe nga mekanizmat e tij të pushtetit, dhe bëri që ai t’i kthehej, sakaq, një modeli më perëndimor të bazuar në parimet e statizmit dhe nacionalizmit.[11] Mes Fuqive Perëndimore me të cilën ai vendos një kontakt diplomatik të gjatë ishte Britania e Madhe. Marrëdhëniet e ngushta me Britaninë, të nisura që herët me konsullin Morier dhe të përforcuara nga majori Leak, ka shumë mundësi që të kenë ndikuar në krijimin e heraldikës së tij të re. E themi këtë sepse në fillimet e veta, ashtu siç dëshmohet nga udhëtari dhe studiuesi suedez, Jacob Jonas Bjornstahl, Ali Pasha kishte si heraldikë të tij, flamur ose ziilfikar një copë me dy shpatat e famshme me dy tehe të Aliut, Kalifit IV, i cili është figura qendrore e adhurimit të bektashive. Në këtë mënyrë, edhe njëherë tjetër, lidhja e Ali Pashë Tepelenës me këtë sekt përforcohet edhe më shumë nga ky detaj.[12] Edhe vula personale që mbante Ali Pashë Tepelena, kishte një nënshkrim në persisht “Le të jetë aty një shpresë nga Ali –asker”, një referencë tjetër kjo për kalifin Ali dhe një provë tjetër për devocionin e tij ndaj bektashizmit[13] Siç mund të vihet re, ka një kapërcim të madh simbolik nga flamuri dhe heraldika, që Ali Pashë Tepelena, mban në fillimet e karrierës së tij, kur ai ishte vetëm një feudal lokal, që kërkonte të vendoste sundimin e vet mbi një territor të caktuar dhe për të përfituar një status të veçantë në hierarkinë osmane dhe heraldikës së re perëndimore, që ai mban në vitin 1813. Në këtë kapërcim të madh cilësor duhet vërejtur një lloj sofistikimi ideologjik, përsa i përket zhvillimit të ushtrimit të pushtetit dhe të ambicieve të tij, që u mungon pashallarëve të tjerë osmanë në rajon, si Pasvinoglusë apo dhe Bushatllinjve të famshëm shqiptarë, që ndoqën hap pas hapi rrugën e rebelimit. Ky detaj në dukje i parëndësishëm, nënvizon në fakt karakterin reformator të Ali Pashës: Në qasjen simbolike që i bënte Perëndimit, donte ta afirmonte veten e vet si një princ të denjë europian dhe territoret që sundonte pashallëkun e Janinës), si një territor të tërë, që mund të rilindte një etnitet shtetëror të pavarur nën dinastinë e tij. Pasi shpalosi shkëlqimin dhe fuqinë e tij të sovranit, Veziri i Janinës filloi të hapi rrugë të ndryshme , të ngrijë fshatra, të ndërtojë kala dhe të bëjë ndërtime vërtetë mbretërore në shumë pika të Epirit. Mëse njëherë gjatë intervaleve të shkurtra paqeje, ai e kishte bërë të ditur dëshirën e tij të zjarrtë për të ndërtuar institucione ose monumente madhështore në shërbim të përgjithshëm.[14] E veçanta tjetër në këtë heraldikë nuk është prania e luanit, e një totemi dhe kafshe, që pasqyrohet gjithandej në heraldikën europiane (në Shqipëri ky simbol ka qenë i pranishëm nëpërmjet Republikës së Venedikut, me luanët e famshëm të Shën Markut), por ngjyra dhe sfondi i bardhë dhe i kuq, që të kujton flamurin e Anglisë. Në vitin 1813, kur ende nuk kishin mbaruar luftërat europiane, të shkaktuara nga rritja e fuqisë së Francës, përmes gjeniut të vet ushtarak dhe shtetformues Napoleon Bonapartit, roli i Ali Pashës, si një aleat i qëndrueshëm i Anglisë në rajon, qe përforcuar aq shumë, sa shpeshherë qëndrime sfiduese ndaj Portës së Lartë ishin anashkaluar pa zhurmë nga Divani Perandorak, si pasojë e presionit dhe e trysnisë që ushtronte ambasadori anglez në Stamboll. Kontakti i parë i Ali Pashës me britanikët daton në vitin 1803, kur iu drejtua ambasadorit britanik në Stamboll, William Hamilton, me një letër, ku i propozonte bashkëpunim të ngushtë kundër Francës, duke i paraqituar një listë ofertash dhe vendosjen e një konsullate të përhershme britanike në Janinë.[15]Që nga ky moment do të fillonte një intensifikim i marrëdhënieve diplomatike midis dy palëve: Anglezët do të ecnin me shumë kujdes, pa u angazhuar drejtpërsëdrejti në premtime të mëdha, edhe pse ofertat e Ali Pashës ishin shumë bujare, duke përfshirë furnizimet me lëndë drusore, ujë, ushqime, bagëti, kuaj dhe përdorimin e porteve të tij në Adriatik për përdorim ushtarak dhe civil[16]. Në momentet e para, shqetësimi kryesor i anglezëve ishte ta përdornin Ali Pashën si mburojë ndaj depërtimit francez në Greqi, pa reflektuar dhe pa një patronazh të veçantë mbi të.[17] Të dyja palët do të ecnin me shumë kujdes në marrëdhëniet diplomatike midis tyre, derisa do të vinte Paqja e Tilsitit më 1807, kur anglezët do të ishin shumë më të interesuar për vazhdimësinë e Perandorisë Osmane dhe jo për disintregitetin e saj. Në bisedimet që do të zhvilloheshin midis majorit Leak, përfaqësuesit special të qeverisë britanike në Janinë dhe Sejid Ahmet Efendiut, agjentit të Ali Pashë Tepelenës të akredituar në Londër, pala angleze e shmangu diskutimin rreth pavarësisë së Ali Pashës, që qe nënkuptuar në bisedimet e mëparshme. Në të kundërt, pas diskutimeve që qenë përqendruar mbi të ardhmen e Pargës dhe mbështetjes, që Ali Pasha do t’u jepte britanikëve, nga ana e këtyre të fundit iu ofrua një skemë e një mbretërie të pavarur greko-shqiptare. Në këtë mënyrë Anglia e rriste misionin e Pashait, duke identifikuar Revolucionin Grek dhe përpjekjet e tij për pavarësi pothuajse identike. Duke u mbështetur në autoritetin e Pashait tepelenas dhe organizmin e Pashallëkut, i cili de facto gëzonte një lloj pavarësie, do të ishte më pak e rrezikshme dhe më pak e lodhshme, për britanikët për të arritur pavarësinë e grekëve. Në një moment, kur do të ndodhte revolucioni, do të ishte më pak e kushtueshme për ta rrëzuar këtë tiran shqiptar, sesa të përfshiheshin në veprime revolucionare, pa një mbështetje të fuqishme nga brenda sistemit otoman. Në përputhje më këtë lloj politike, britanikët ia shfaqën projektet e tyre të ashtuquajtura rreth Shqipërisë, Sejid Ahmetit duke i përmendur mundësinë e kësaj mbretërie nën sovranitetin e Ali Pashës, ku të gjithë ishujt e Jonit do t’i dhuroheshin, të paktën me një kusht, që t’i siguronin Britanisë disa privilegje tregtare dhe përdorimin e portit të Panormos.[18] Siç mund të identifikohet lehtë, oferta e britanikëve qe shumë më cilësore dhe më e lartë se ajo që pati ofruar Franca në fillimet e marëdhënieve diplomatike midis dy palëve. Prej këndej, është e lehtë të kuptosh një lloj filobritanizmi, që Ali Pasha e shfaqte edhe në publik dhe që jo rallëherë e bënte xheloz Pukëvilin, konsullin e përgjithshëm të Francës në Janinë. Pavarësisht faktit se politika britanike do të ndryshonte në rajon në varësi të ngjarjeve ndërkombëtare, ku një rol të madh do të luante Koncerti Europian i Fuqive të Mëdha Europiane, i arritur në Kongresin e Vjenës, mbështetja britanike do të ishte e madhe te Porta e Lartë, deri te negociatat për cedimin e Pargës më 1818. Një rast i tillë i paprecedent qe uzurpimi i pashallëkut të Beratit më 1809 dhe mbajtja rob e Ibrahim Pashë Vlorës, përfaqësues i një prej familjeve më fisnike të Shqipërisë së asaj kohe dhe mbështetja diplomatike, që i dha Britania për të eliminuar komplotin francez të rrëzimit të tij nga pushteti me anë të Lidhjes Shqiptare, të promovuar dhe të mbështetur nga francezët. Po kështu, në bazë të kësaj aleance dhe shërbimeve të bëra ndaj Perandorisë Britanike, në kohën e luftërave Napoleoniane, në kulmin e dobësisë së Perandorisë Osmane, kur ajo lëshonte vetëm territore në Europë dhe nuk ndërmerrte asnjë pushtim të ri, Ali Pasha do të përfitonte qytetin e Pargës, për ta përfshirë brenda zotërimeve të veta. Kjo aleancë e fortë do të prishej në vitin 1818, kur pas zotërimeve që kishte marrë për të respektuar Aleancën e Shenjtë të Vjenës, Anglia nuk do t’i jepte më mbështetje Pashait tepelenas dhe do ta braktiste në fatin e vet. Një rol të rëndësishëm për të mos arritur një marrëveshje konkrete dhe finale midis Ali Pashë Tepelenës dhe Britanikëve, për sa i përket çështjes së dorëzimit të Pargës, ka qenë kundërshtimi i Robert Adairit, ambasadori fuqiplotë britanik në Stamboll, i cili i gjeti kërkesat e Ali Pashës shumë ekstravagante dhe të papranueshme. Megjithëse shumë herë ai nënvizonte natyrën sine qua non të bashkëpunimit me Ali Pashën kundër Francës dhe forcimin e tij përkundrejt rivalëve, ai sugjeronte gjithashtu kërkimin e mjeteve të tjera, manovrave diplomatike alternative të pavarura nga influenca e tij, pa dëmtuar marrëdhëniet me të.[19] Për fat të keq, ky propozim për qëndrimin kundrejt Ali Pashës, u pranua nga qeveria Britanike. Ndërsa heraldika ishte influencë britanike, kërkesa drejtuar princit Meternik, për të pasur një Kushtetutë për Mbretërinë greko-shqiptare, dukej se ishte jehonë e lidhjeve të hershme diplomatike me Francën. Në fillimet e kontakteve të tij diplomatike me Francën, Ali Pashë Tepelena qe influencuar nga fjalori i ri diplomatic, si Kushtetutë, liri, barazi, vëllazëri etj., që promovonte Revolucioni Francez. Madje, pati qenë vetë Napoleoni, si drejtues i armatës franceze në Itali, që pati hyrë në kontakte të drejtpërdrejta me të. Kjo gjë kishte ndodhur ngaqë Franca dhe fuqitë e tjera, të interesuara në Çështjen Lindore, ishin të interesuara për Mesdheun, përfshirë Ballkanin jugor. Ishin territore që u bënë një zgjatim i tyre, në mos epiqendra e betejave mbi pushtetin mes fuqive të mëdha, në të cilat fuqitë autonome lokale të kohës siguruan influencë më të madhe, sesa të përfshiheshin në dominime të huaja[20] Napoleoni, në një letër që i dërgonte ministrit të Punëve të Jashtme të Francës, Tajellerandit, theksonte se deti Adriatik dhe brigjet shqiptare kishin shumë më tepër interes për Francën, sesa e gjithë Italia.[21]Po përse Ali Pashë Tepelena nuk iu drejtua Francës, si vendi i konstitucionalizmit dhe i kontaktit të parë diplomatik, që pati pasur që në vitin e largët 1798? Përse, ndërsa ishte i rrethuar në kështjellën e Janinës, vendos për t’u ofruar shtetasve të vet një kushtetutë të modelit europian? Nga viti 1818, pas dorëzimit të Pargës, Britania i pakësoi lidhjet e saj me Ali Pashën, për sa u përket marrëdhënieve tregtare. Për më tepër, britanikët preferuan të mbeteshin indiferentë ndaj fatit të tij dhe i hodhën poshtë kërkesat e tij për ndihmë, kur Porta e Lartë shpalli rebel. Lëvizjet e fundit politike të Ali Pashës tregojnë se pavarësia e tij nuk ishte më në rendin e ditës të Fuqive të Mëdha. Në këtë mënyrë, është për të shënuar se vetmia politike e Pashait në vitet e fundit të jetës, e shtyu atë të kërkojë mënyra për tu bërë aleatë me heteristët, revolucionarët grekë kundër kërcënimit osman. Ai dërgoi agjentët e tij te revolucionarët për të përfituar bashkëpunimin e tyre për një shtet të pavarur greko-shqiptar. Ali Pasha shpalli gjithashtu kalimin e tij në ortodoksi dhe e deklaroi veten si anëtar të Filiqi Eterisë së famshme revolucionare.[22]Mes gjithë këtyre përpjekjeve të dëshpëruara, duke qenë se kishte informacion të bollshëm për prirjet iluministe të heteristëve, ai vendosi të ndërmerrte edhe hapin për t’i ofruar mbretërisë greko-shqiptare një kushtetutë nën shembullin e kërkesës më të hershme, që pati bërë iluministi Riga Ferreos. Në letrën që i dërgon princit Meternik, Kryeministrit të Perandorisë së Shenjtë Romake, me qendër në Vjenë, ai parashtroi ndihmën për të hartuar një kushtetutë të modelit europian për nënshtetasit e vet. Studiuesja Flemming, në veprën e vet “Bonaparti Mysliman”, nënvizon faktin se termi “konstitucional” ishte shumë i vagullt për Aliun. Nuk është e qartë, nëse ai e kuptonte mirë çfarë ishte kushtetuta. Fakti që iu drejtua Meternikut, i cili ishte një nga qeveritarët europianë, që e vlerësonte më pak konstitucionalizmin, të bën të mendosh se nuk e dinte, por është e qartë se i kuptonte implikimet simbolike.[23] Nuk ka dyshim se gjatë kontaktit të gjerë dhe të ngushtë, për më se 20 vjet me diplomatë dhe udhëtarë të shumtë, që vizituan pashallëkun e Janinës, Ali Pasha shpeshherë zhvilloi dhe ofroi një sjellje, që e bënte të mundur sa më shumë përafrimin e tij me kulturën e bashkëbiseduesve, duke lënë mënjanë fanatizmin fetar, konceptet mbi pushtetin dhe dallimet midis dy qytetërimeve. Në këtë përpjekje ai luajti një rol kryesor duke iu përshtatur në kulturë dhe aksion politik shijeve perëndimore. Vet pashai ishte i ndikuar nga idetë e “reja” evropiane si shteti, demokracia, ateizmi dhe kushtetuta. Aliu ishte shumë i interesuar ndaj këtyre aspekteve të kulturës evropiane dhe në një farë mënyre filloi ti japë vetes formë në përputhje me to.[24] Por, siç është vërejtur edhe nga studiues të tjerë, Ali Pashë Tepelena, zotëronte shumë mirë lojën politike klanore në Shqipëri, por kishte edhe një nuhatje të admirueshme për ekuilibrin e forcave në Europë. Në këtë kontekst, kërkesa e tij nisur princit Meternik, hartuesit të Aleancës së Shenjtë dhe të politikës së Koncertit Europian të Fuqive të Mëdha, ishte një lëvizje taktike, që synonte të merrte një konsensus të drejtpërdrejtë për lindjen e shtetit më të ri në Europë, sesa t’u drejtohej fuqive të tjera, që gjithsesi do të pyesnin sërish te Meterniku, si hartuesi dhe garantuesi i kësaj Aleance. Edhe sikur Ali Pashë Tepelena të dëshironte ta shmangte princin Meternik, sërish si një garantues i ekulibrit europian, ai do të ndërhynte, siç ndërhyri dhe në “Krizën e Orientit” më 1840, kur u vërejt se Perandoria Osmane mund të arrinte një marrëveshje të drejtpërdrejtë me Mehmet Ali Pashën e Egjiptit, kur ky synonte të krijonte një etnitet të ri në Egjipt, pothuajse të pavarur nga Perandoria Osmane.[25] Ekzistenca e kësaj kërkese dëshmohet nga ditari personal i princit Meternik përkundër pretendimeve se ajo nuk ekziston, nisur vetëm nga mospërputhja e datave. Studiusi shqiptar Ardian Klosi shkruan në pasthënien e përkthimit të veprës së Pouqeuville-it në shqip se-më 3 mars Aliu(kohë për të cilën shkruhet se është hartuar letra) nuk jetonte më dhe koka e tij rrinte e ekspozuar që prej 23 shkurtit në hyrje të Portës Perandorake.[26] Në fakt data e vrasjes së Ali Pashë Tepelenës është 24 janar 1822 dhe sipas kalendarit të ri data 5 shkurt 1822, por ekzistenca e kërkesës së Ali Pashës drejtuar Metternikut vërtetohet edhe nga burime të tjera[27] . Pretendimet e ngritura për mosegzistencën e letrës më shumë sesa u përgjigjen realiteve historike, janë pjesë të paragjykimeve kulturore e politike ndaj figurës së Ali Pashës. Që në gjallje të tij Ali Pashë Tepelena u pa si një “despot oriental” tipik nga udhëtarët evropianë qofshin turistë kulturorë apo dhe përfaqësues diplomatikë. Rrjedhimisht si i tillë nën influencën e rrymës së Filo-Helenizmit që ishte shumë prezent në atë kohë dhe në kundërshtim me çfarë shprehte popullsia greke, ai konsiderohej si dhunues e shtypës të asaj ç’kishë mbetur nga Greqia e Lashtë[28] Një faktor tjetër imponues, që mund ta ketë shtyrë Pashanë tepelenas për t’iu drejtuar Meternikut, ka qenë edhe ekzistenca e një komuniteti të madh tregtarësh nga pashallëku i tij në Vjenë. Dr. Henri Holland dëshmon se Austria ishte partneri më i madh tregtar i pashallëkut të Janinës. Ai shkruan më 1813 se vitet e fundit, lidhjet tregtare të vendit kryesisht me kompanitë greke në Trieste dhe shumë nga mallrat e importuara, ishin gjermane[29] . Nisur edhe nga ky fakt, mes një France, që ishte treguar gjithmonë armiqësore ndaj tij, një Rusie që nuk kishte një kushtetutë të shkruar dhe një Anglie, që e kishte braktisur në fatin e vet, alternativa e Austrisë tingëllonte më bindëse dhe mund të jepte frytet e dëshiruara, nëse merrej seriozisht. Një ndikim të madh duhet të kenë pasur në këtë vendim edhe njerëzit më të afërm të Ali Pashës në diplomaci, ose një nga këshilltarët e tij Lluka Vaja, vëllai i Thanas Vajës, i shkolluar në Vjenë për mjekësi dhe dhëndër i iluministit grek, drejtorit të Akademisë së Janinës, Psalidhës. Simbolet europiane të përdorura nga Ali Pashë Tepelena, dëshmojnë ekzistencën dhe ngjizjen e një mendësie tjetër shtetformuese, krahasuar me atë të pashallarëve të tjerë otomanë. Kjo lloj mendësie, që evoluoi së bashku me rritjen e Pashallëkut, kontaktin me botën perëndimore dhe adaptimin e disa elementeve shtetformuese moderne, është lakmuesi kryesor, që e dallon atë nga bashkëkohësit e vet dhe e bën atë karizmatik dhe tërheqës për të gjitha kohët. Epoka protonacionaliste, që lindi gjatë sundimit të Ali Pashës, ndërtoi kolonat e formimit të identitetit të popullsisë së pashallëkut të tij, e cila sipas territorit, preferencave gjuhësore dhe atyre të besimit fetar, u nda në shqiptarë dhe grekë. Rebelimi i tij, edhe pse nuk mori ngjyresat e forta të një revolte të mirëfilltë nacionaliste, ndihmoi shumë në krijimin e identitetit kolektiv kundërshtues ndaj Perandorisë, që shqiptarët adoptuan në vitet e mëvonshme. Në këtë sens nuk mund të thuhet se kjo popullsi iu përgjigj dhe e kuptoi tërësisht mesazhin nacionalist, që Ali Pasha Tepelena, i drejtoi kur u rebelua ndaj pushtetit qendror, por nuk mund të lihet pa përmendur se në këtë kundërvënie ajo shumë shpejt gjeti orientimin e vet nacionalist. Rebelimi i tij shënon kundërvënien e parë serioze të një pushteti lokal mysliman shqiptar, me pushtetin qendror perandorak osman dhe si e tillë, përbën një rast të veçantë studimi dhe prandaj meriton vëmendjen e duhur të historiografisë evropiane. Bibliografi Alfons De Beauchamp, Ali Pashë Tepelena, Fryma, Prishtinë, 2003. Ardian Klosi, Pasthënie, në: François Pouqeuville, Ali Tepelena, K&B: Tiranë, 2009. Dorian Koçi, Gjenealogjia e Ali Pashë Tepelenës, Streha, Tiranë, 2014. Edward Lear në Shqipëri, Plejad, Tiranë, 2009, Faik Konica. Ali Pasha i Tepelenit, Albania, viti 6, nr. 2, shkurt 1902. François Pouqeuville, Ali Tepelena, K&B: Tiranë, Tirana, 2009. George Sinoue, Faraoni i fundit, Globus R, Tiranë, 2006. Henry Holland, Mjek te Ali Pasha, Migjeni, Tiranë, 2008. Demir, Tepedenli Ali Pasha and the west: A history of his relations with France and Great Britain 1798-1820, Master Thesis. Department of History, Bilkent University, Ankara, December 2007. John W.Begally, Ali Pasha and Great Britain, Oxford, B. Blackwell, 1938. Katherine Flemming, Bonaparti Mysliman. Tiranë, Dituria, 2002. S. Stavrianos, “The Balkans since 1453”, C. Hurst & Co, London, 2000. Gjoka, Epigrafi e një poeti. – Vilata apo Psalidha? Gazeta Tribuna, Athinë, 26 nëntor, 2004. D. Skoitis, From Bandit to Pasha: The first steps in the rise to power of Ali of Tepelen 1750-1784, International Journal of Middle East Studies, 1971. William Davenport, Historical Portraiture of Leading Events in the Life of Ali Pacha. Frontispiece. Ali Pacha, and his brave Officers, resisting the Turkish Generals, sent with the Death-firman to demand the Vizier’s Head, London, M’ Lean, 1823. [1] “La Carmagnole” është titulli i një kënge franceze të krijuar dhe bërë popullore gjatë Revolucionit Francez, shoqëruar nga një valle e egër me të njëjtin emër që mund të jetë sjellë edhe në Francë nga piemontezët. Ajo u këndua për herë të parë në gusht 1792 dhe u shtua me radhë gjatë ngjarjeve revolucionare të 1830, 1848, 1863–64 dhe 1882-83. Autorët nuk dihen.Titulli i referohet xhaketës së shkurtër të veshur nga militantët e klasës punëtore sans-culottes, e adoptuar nga kostumi i fshatarëve piemontezë të emërtuar për qytetin e Carmagnola.Kënga bën fjalë në mënyrë sarkastike për triumfet mbi Mbretëreshën e Francës, Marie Antoinette (Madame Veto), Mbretin Louis XVI (Monsieur Veto) dhe monarkistët francezë në përgjithësi. Shih për më tepër Chisholm, Hugh, ed. (1911). “Carmagnole” . Encyclopædia Britannica. Vol. 5 (11th ed.). Cambridge University Press. pp. 354–355. Pouqeuville dhe De Beauchamp e përmendin në tekstet e tyre si shenjë të përshtatjes kulturore të Ali Pashë Tepelenës. [2] Alfons De Beauchamp, Ali Pashë Tepelena, Fryma, Prishtinë, 2003, f.54. [3] Alfons De Beauchamp, Ali Pashë Tepelena, Fryma, Prishtinë, 2003, f.102. [4] Alfons De Beauchamp, Ali Pashë Tepelena, Fryma, Prishtinë, 2003, f.102. [5] M. Gjoka, Epigrafi e një poeti. – Vilata apo Psalidha? Gazeta Tribuna, Athinë, 26 nëntor, 2004, f.17; Dorian Koçi, Gjenealogjia e Ali Pashë Tepelenës, Streha, Tiranë, 2014, f. 182-183. [6] Ka shumë, mundësi që gryka të pasqyronte grykën e Tepelenës, vendlindjes së Ali Pashë Tepelenës. Shih për më tepër: Edward Lear në Shqipëri, Plejad, Tiranë, 2009, f.206. Ai përshkruan në këtë mënyrë grykën e Tepelenës. “Ishte gati ora tre e pasdites kur gjarpërimet e fundit të lodhshme të luginës na nxorën përpara malin e madh të Trebeshinës dhe fqinjin e tij, malin e Hormovës, që tani dukeshin qartë nga rrëza deri në majë. Të dy lartoheshin qetësisht me nuanca vjollcë të ndezur nënë majat e mbuluara nga dëbora vezulluese. Nën ta bashkimi i dy lumenjve të Vjosës dhe Bënçës, krijon kepin e Tepelenës, ku pallati me muret e rrënuara e xhamia me tone të argjendta i japin skenës (një nga sublimet e më të thjeshtat në Shqipëri dhe, pa dyshim, e ngarkuar me lidhje historike të lashta e të reja), një aureolë të çuditshme romantizmi ëndërrimtar”. [7] François Pouqeuville, Ali Tepelena, K&B: Tiranë, Tirana, 2009, f. 299; Alfons De Beauchamp, Ali Pashë Tepelena, Fryma, Prishtinë, 2003, f 197-198; Dorian Koçi, Gjenealogjia e Ali Pashë Tepelenës, Streha, Tiranë, 2014, f.189-192. [8] William Davenport, Historical Portraiture of Leading Events in the Life of Ali Pacha. Frontispiece. Ali Pacha, and his brave Officers, resisting the Turkish Generals, sent with the Death-firman to demand the Vizier’s Head, London, M’ Lean, 1823. [9] Gonfaloni, gonfanon, gonfalone (për konfalone të hershme italiane) është një lloj flamuri ose flamuri heraldik, i njohur gjithashtu si Salebi (Emri i përdorur në seritë dramatike historike Diriliş: Ertuğrul) shpesh me majë, me bisht dallëndyshe ose me disa shirita, dhe pezulluar nga një traversë në një mënyrë identike me vexillumin e lashtë romak. Fillimisht u adoptua nga komunat mesjetare italiane dhe më vonë nga esnafët, korporatat dhe rrethet lokale. Dallimi midis një gonfanoni me bisht të gjatë dhe një standardi është se një gonfanon shfaq pajisjen në zonën pa bisht dhe standardi shfaq distinktivë përgjatë gjithë gjatësisë së flamurit. [10] Dorian Koçi, Gjenealogjia e Ali Pashë Tepelenës, Streha, Tiranë, 2014, f. 189-190. [11] Katherine Flemming, Bonaparti Mysliman, Dituria, Tiranë, 2002, f. 161. [12] N. D. Skoitis, From Bandit to Pasha: The first steps in the rise to power of Ali of Tepelen 1750-1784, International Journal of Middle East Studies, 1971, f. 237. [13] Po aty, faqe 237. [14] Alfons De Beauchamp, Ali Pashë Tepelena, Fryma, Prishtinë, 2003, f. 163. [15] I. Demir, Tepedenli Ali Pasha and the west: A history of his relations with France and Great Britain 1798-1820, Master Thesis. Department of History, Bilkent University, Ankara, December 2007, f. 77. [16] John W.Begally, Ali Pasha and Great Britain, Oxford, B. Blackwell, 1938. f. 84. [17] I. Demir, Tepedenli Ali Pasha and the west: A history of his relations with France and Great Britain 1798-1820, Master Thesis. Department of History, Bilkent University, Ankara, December 2007, f. 78. [18] John W. Begally, Ali Pasha and Great Britain, Oxford, B. Blackwell, 1938. f. 68. [19] I.Demir, Tepedenli Ali Pasha and the west: A history of his relations with France and Great Britain 1798-1820, Master Thesis. Department of History, Bilkent University, Ankara, December 2007, f. 84. [20] I. Demir, Tepedenli Ali Pasha and the west: A history of his relations with France and Great Britain 1798-1820, Master Thesis. Department of History, Bilkent University, Ankara, December 2007, f. 29. [21] L. S. Stavrianos, “The Balkans since 1453”, C.Hurst&Co London, 2000, f. 201. [22] I. Demir, Tepedenli Ali Pasha and the west: A history of his relations with France and Great Britain 1798-1820. Master Thesis. Department of History, Bilkent University, Ankara, December 2007, f. 96. [23] Katherine Flemming, Bonaparti Mysliman. Tiranë, Dituria, 2002, f. 162. [24] Katherine Flemming, Bonaparti Mysliman, Tiranë, Dituria, 2002, f. 214. [25] George Sinoue, Faraoni i fundit, Globus R, Tiranë, 2006, f. 401-402. [26] Ardian Klosi, Pasthënie, në: François Pouqeuville, Ali Tepelena, K&B: Tiranë, 2009, f. 528. [27] Shih për më tepër: Katherine Flemming, Bonaparti Mysliman, Tiranë, Dituria, 2002, f.. Faik Konica. ”Miafton të përkthejmë një copë nga Kuitimet e Princit të Metternih-ut, Kanzlarit t’ahershëm të Perandorisë austriane: “…. Ali pasha më dërgoj më 3 mars 1822- thotë Prici i Metternih-ut – një njeri të besës me një letrë në të cilën, duke më lëvduar shumë, më lutej t’i dërgoj një këshillëtar për të bërë një Constitution (a Kanun themeltar të Shtetit) për Shqipërinë…”. Ali Pasha i Tepelenit, Albania, viti 6, nr. 2, shkurt 1902. [28] Katherine Flemming, Bonaparti Mysliman, Tiranë, Dituria, 2002, f. 208. [29] Henry Holland, Mjek te Ali Pasha, Migjeni, Tiranë, 2008, f. 34-35. Dr. Dorian Koçi
- JLo, e zhgënjyer nga Ben Affleck pas divorcit: Nuk do e fal kurrë
JLo, e zhgënjyer nga Ben Affleck pas divorcit: Nuk do e fal kurrë 4 orë më parë Divorci mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po merr një kthesë të nxehtë, me burime pranë çiftit që zbulojnë se Lopez i mban mëri Affleck. Pavarësisht përpjekjeve të tyre për t’i mbajtur gjërat civile për hir të fëmijëve të tyre, tensionet mes çiftit të ndarë po bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u frenuar. Dyshja u pa së fundmi duke pasur një moment tensionues në hotelin Beverly Hills gjatë një shëtitjeje me fëmijët e Affleck, Samuel dhe Fin, dhe binjakët e Lopez, Max dhe Emme. Ndërsa artistja dukej emocionale , Affleck qëndronte ftohtë. Një burim i afërt me Lopez zbuloi për In Touch, “Jennifer nuk do të bënte kurrë një skenë para fëmijëve, por ajo e ka bërë të qartë se nuk do ta falë kurrë Benin që u tregua një budalla kaq i ftohtë dhe që hoqi dorë nga martesa e tyre”. Ndërsa dyshja fillimisht ranë dakord për t’i mbajtur gjërat paqësore, armëpushimi i tyre po mbaron. JLo thuhet se është përpjekur ta mbyllë divorcin pa ndonjë shpërthim publik, por sipas burimeve të brendshme, tensioni mes tyre është “i dukshëm”. Refuzimi i Affleck për të marrë përgjegjësinë për prishjen e martesës së tyre, duke përfshirë gjestet shpërfillëse ka nxitur më tej zhgënjimin e Lopez. Çifti u nda në fillim të këtij viti, me Ven duke u zhvendosur në një shtëpi me qira 100,000 dollarë në muaj përpara se të blinte një shtëpi prej 20 milionë dollarësh në Pacific Palisades. Jennifer zyrtarisht paraqiti kërkesën për divorc në gusht, duke shënuar fundin e martesës së tyre dyvjeçare.
- Gabriel García Márquez, autori i “Njëqind vjet vetmi” dhe romaneve të tjerë klasikë, vdiq para thuajse dhjetë viteve, ai la pas një roman të papërfunduar, “Shihemi në gusht”.
Vërtet do të ishte më mirë të mos e shihnim kurrë librin e fundit të Markezit? Nga Álvaro Santana-Acuña Z. Santana-Acuña është pedagog i sociologjisë në Whitman College dhe studiues i Gabriel García Márquez-it. Kur shkrimtari Gabriel García Márquez, autori i “Njëqind vjet vetmi” dhe romaneve të tjerë klasikë, vdiq para thuajse dhjetë viteve, ai la pas një roman të papërfunduar, “Shihemi në gusht”. Romani u botua më 6 mars, duke sjellë një reagim të ashpër nga studiues, shkrimtarë dhe fansa, të cilët i janë kundërvënë jo romanit në vetvete, por asaj që e shohin si akt tradhtie që rrezikon trashëgiminë e García Márquez-it. Para se të vdiste, García Márquez u kërkoi të bijve, Rodrigo-s dhe Gonzalo-s, ta shkatërronin romanin. Nuk e shkatërruan. Nuk mundën. E kuptoj. Jeta e një vepre arti nuk përfundon kur vdes krijuesi. Artistët lënë shumë rrallë udhëzime të qarta se çfarë duhet të bësh me veprat e tyre, sidomos me ato të papërfunduarat, të cilat mund të çojnë në beteja ligjore kaotike. Edhe kur udhëzimet janë specifike, mund t’i vendosë ekzekutorët në një pozicion të vështirë. Trashëgimtarët kanë përgjegjësinë që të ruajnë dhe promovojnë trashëgiminë e artistit, që të vlerësohet për breza me radhë. Imagjino të jesh ti që vendos nëse duhet ta shkatërrosh veprën e një artisti me ndikim, i cili gjithashtu rastis të jetë yt atë, dhe se si është të jetosh kur e di se njerëzit do të të shohin dhe gjykojnë atë që po bën sot, ndërsa ata në të ardhmen mund t’i vajtojnë veprimet e tua. E vërteta është se nëse djemtë e García Márquez-it do të kishin vepruar sipas kërkesave të babait, me siguri do të ishin kritikuar gjithsesi. Në të vërtetë, çfarëdo që të bëjnë trashëgimtarët, disa njerëz nuk do jenë të kënaqur. Të gjithë përfitojmë kur vepra nga artistë të mëdhenj caktohen për t’u shkatërruar dhe në vend të kësaj ruhen. Prandaj mënyra se si djemtë e García Márquez-it kanë menaxhuar trashëgiminë e të atit, së bashku me botimin e “Shihemi në gusht”, duhet të lëvdohet dhe ndoshta të studiohet. Ka gjasë se, që nga koha kur García Márquez filloi të punonte më intensivisht me “Shihemi në gusht” në vitin 2003, kujtesa kishte filluar ta linte. Pashë versionet e ndryshme të dorëshkrimit në arkiva. Ato ishin të çorganizuara, dhe shkrimi më hezitues në krahasim me veprat e kaluara. Sidoqoftë, vitin e ardhshëm ai përfundoi një bocë të plotë të papërsosur. Të bijtë, miqtë, dhe agjenti letrar u përpoqën ta ndihmon me redaktimin, derisa i avancoi demenca. Në atë pikë, duke menduar se s’bënte, García Márquez u kërkoi të bijve ta shkatërronin. Është e lehtë të dalësh në përfundime pasi dëgjon lajmin se të bijtë e botuan romanin pavarësisht urdhrave të babait. Padyshim është lajm tërheqës. Shumë kanë nxituar të akuzojnë të bijtë se e kanë botuar romanin vetëm për para – akuza të ngjashme u bënë edhe pasi familja ia shiti arkivin e shkrimtarit Qendrës Harry Ransom në Universitetin e Texas-it, në Austin, pasi i shitën gjithashtu Netflix-it të drejtat për të ekranizuar “Njëqind vjet vetmi”. Por këto vendime e kanë bërë veprën e García Márquez-it më të disponueshme publikisht dhe globalisht. Arkiva e Gabriel García Márquez në Qendrën Ransom, e cila mban gjithashtu materiale nga William Faulkner dhe Ernest Hemingway, është një prej koleksioneve më të vizituara online dhe fizikisht. Kur vizitova arkivat, lexova korrespondencën e tij personale, e cila ma bëri të mundur të shoh qartë se si e shkroi “Njëqind vjet vetmi”, gjë që më vonë formoi bazën e kërkimit për librin tim mbi të shkruarin e këtij romani. Sigurisht, jo të gjithë trashëgimtarët veprojnë në mënyrë të admirueshme. Për dekada, Maria Kodama, e veja e Jorge Luis Borges, hodhi në gjyq këdo që e pa të arsyeshme për keqpërdorimin e veprës së të shoqit. Shpesh u akuzua se ishte shumë protektive. Vdiq në vitin 2023 pa – në mënyrë të pakuptueshme – lënë një testament apo një trashëgimtar të caktuar. Tani të afërmit e saj – pesë nipër e mbesa me të cilët kishte pak kontakt – janë trashëgimtarët e veprës së Borges-it. Askush nuk e mohon se “Shihemi në gusht” është vepra e papërsosur e një mjeshtri që po plakej. Si e tillë duhet të lexohet. Trashëgimtarët e artistëve duhet t’ua plotësojnë dëshirat, por edhe të mbrojnë trashëgiminë e tyre, që ndonjëherë i mbrohet më mirë duke ua vënë në dispozicion veprat, sado të papërsosura, brezave të ardhshëm. Veprat e papërsosura të artit janë më të dobishme se të shkatërruarat. Ditë para se të vdiste në vitin 1852, shkrimtari rus Nikolai Gogol, dogji disa dorëshkrime, mes tyre, pjesën e dytë të asaj që do të ishte trilogji, “Shpirtra të vdekur”. Studiues dhe fansa e kanë vajtuar shkatërrimin e tyre. Kur veprat e artit vihen në dispozicion, artistët mund të vazhdojnë të jetojnë e madje dhe të përjetësohen në mënyrat më të bukura: në veprat e artistëve të ardhshëm. Franz Kafka, në ditët pranë vdekjes, urdhëroi mikun e tij Max Brod t’ia digjte veprat e papërfunduara. Të gjithë e dinë se Brod nuk e bëri këtë. Kjo tradhti ndryshoi historinë e letërsisë dhe të një rioshi i cili, pasi lexoi “Metamorfozën”, vendosi të bëhej shkrimtar. Ky i ri ishte García Márquez. Edhe pse “Metamorfoza” nuk ishte një prej librave që Kafka donte të digjte, nuk fitoi famë dhe ndikim të madh derisa Kafka mori vëmendje të mëtejshme përmes veprave që ruajti Brod-i. Nëse botimi i “Shihemi në gusht”, frymëzon dikë të bëhet shkrimtar, djemtë e García Márquez-it do t’i kenë bërë nder të madh letërsisë, ashtu si Brod-i. Përktheu: Enxhi Hudhri
- Pas 8 vitesh, Angelina Jolie i jep fund betejës ligjore me Brad Pitt
Agelina Jolie ka vendosur të heqë dorë nga beteja ligjore me Brad Pitt për situatën e dhunës së pretenduar gjatë një udhëtimi me avion. Angelina Jolie ka nënshkruar këtë vendim kundrejt Departamentit të Drejtësisë dhe FBI-së për dokumentet e lidhura me incidentin e dyshuar në vitin 2016. Aktorja, përmes një kërkese për informacion të quajtur “Akt i Lirisë së Informacionit” (FOIA) në vitin 2021 kërkonte që dokumentet e FBI-së në lidhje me incidentin t’i jepeshin asaj. Në to kishte detaje nga ngjarja ku Jolie pretendonte se Pitt ka qenë në gjendje të dehur dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj edhe një prej fëmijëve të tyre, gjë që u hodh poshtë më pas në gjykatë. Që pas divorcit, ata i janë nënshtruar një beteje ligjore të gjatë lidhur me financat dhe kujdestarinë e fëmijëve të tyre Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Vivienne dhe Knox. Fëmijët e tyre thuhet se ishin të pranishëm në konfliktin e supozuar, gjë që u bërë shtysë për një hetim ndaj Pitt nga ana e Departamentit të Shërbimeve të Fëmijëve dhe Familjes në Los Angeles dhe FBI-së. Beteja e radhës për Jolie dhe Pitt është për kantinën e tyre të verës në Château Miraval.
- Një libër enciklopedik nga Fatmir Toçi: Arbëreshët, shqiptarët e Italisë (Vendbanimet, historia, kultura, ritet, objektet e kultit)
Një libër enciklopedik nga Fatmir Toçi: Arbëreshët, shqiptarët e Italisë (Vendbanimet, historia, kultura, ritet, objektet e kultit) PRONONCIMI I AKADEMIKUT REXHEP QOSJA PAS BOTIMIT TË LIBRIT Arbëreshët. Sot kemi në Tiranë një Qendër të Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët. Sot kemi pjesëmarrje të Arbëreshëve gati në të gjitha veprimtaritë dhe manifestimet mbarëkombëtare në Shqipëri, kryesisht në Tiranë. Sot i kemi të botuara apo të ribotuara pjesën më të madhe të veprave letrare, shkencore e publicistike të autorëve më të shquarë arbëreshë. Sot i kemi të botuara një varg shkrimesh më të vëllimshme apo më modeste për të djeshmen e të përtashmen e Arbëreshëve. Sot i kemi të botuara për Arbëreshët dy vepra të mëdha, shumë të rëndësishme, të studiuesit shkencor, shkrimtarit, përkthyesit, botuesit Fatmir Toçit. Sot letërsia e arbëreshëve prej se krijohet nuk trajtohet më e veçuar si dikur, siç trajtohej edhe letërsia e Kosovës, por si përbërëse e asaj letërsie mbarëkombëtare që e quajmë Letërsia Shqipe. Sot Arbëreshët nuk janë vetëm Ata, por janë edhe Ne, Ne, Ne, Një popull, Një Komb Arbëror, Shqiptar. Për mendimet e këtilla më ka nxitur vepra e dytë e Fatmir Toçit me titullin Arbëreshët – shqiptarët e Italisë – vendbanimet, historia, kultura, ritet, objektet e kultit. Është kjo vepër e madhe, me vëllimin, 934 faqe të formatit të madh 16.5 x 24 cm dhe e madhërishme me përmbajtjen e saj. E me vlerën e saj. Nuk është kjo monografi e zakonshme e një çështje, por një monografi enciklopedike, që u kushtohet Arbëreshëve, domethënë Ne, Neve. Baza e gjithëjetshme e njerëzve, e popujve janë Gjeografia dhe Historia. Mbi këtë bazë të qenies, ekzistencës së Arbëreshëve, të Neve, shkurt këndej e në vazhdimësi andej detit e deri sot janë, ndodhin, trajtohen, shihen, të gjitha ato të veçanta e të përgjithshme që e përbëjnë Jetën e Arbëreshëve: shpërngulja e tyre prej Atdheut, vendosja e tyre në Vendin tjetër në 17 krahinat italiane, në 58 komuna, në 558 qendra banimi, në 65 provinca, kultura e tyre, qytetërimi i tyre, ritet e tyre, objektet e tyre të kultit, mitet dhe mendësitë e tyre, politikat dhe ideologjitë e tyre, mërgimet e mëvonshme të tyre, asimilimet e disave të tyre, gëzimet e dhembjet e tyre, Gjithësia e tyre me rinitë, pleqëritë e rilindjet. Lexues të dashur! Lexojeni enciklopedinë e titulluar Arbëreshët – shqiptarët e Italisë. Do të mësoni shumëçka s’keni ditur e s’dini për Arbëreshët, për Ne, për të Djeshmen, për të Sotmen e për të Ardhmen. Dhe do të pastroheni shpirtërisht, do të pasuroheni etikisht e do të lartësoheni gjithëkombëtarisht. Vëllazërisht. Prishtinë, 20.03.2024 BOTA ARBËRESHE NË NJË LIBËR A i njohim ne mirë arbëreshët? A e dimë kalvarin e vuajtjeve dhe odisenë e shpërnguljes së tyre përtej brigjeve të Adriatikut e të Jonit, në një vend me gjuhë e zakone të ndryshme? A e dimë ç’ngulime krijuan dhe cilat syresh u mbijetuan furtunave të kohës? A e njohim gjendjen e tyre aktuale ekonomike, kulturore, arsimore etj.? Këto pyetje qëndrojnë në themel të këtij libri, i cili është një punim i zgjeruar monografik me karakter informues për historinë dhe vendndodhjen e ngulimeve arbëreshe, për kulturën e tyre shpirtërore dhe materiale, besimin, ritet, objektet e kultit, të trashëgimisë kulturore etj. Autori i kësaj vepre duhet të jetë nga të paktët që ka mundur të vizitojë e të shohë nga afër pothuaj të gjitha vendbanimet arbëreshe në Itali, jo vetëm ato që njihen sot edhe zyrtarisht si të tilla – rreth 50 komuna e fraksione të tyre – por 558 qendra banimi, që kanë qenë arbëreshe, një pjesë e tyre deri edhe një shekull më parë, të cilat janë përzier, asimiluar, ose larguar drejt qendrave të tjera për arsye nga më të ndryshmet, duke mbetur, gjithsesi, pjesë e historisë dhe e kulturës së vendit ku jetuan. Janë pikërisht këto 558 ngulime arbëreshe në Itali, të shtrira në 65 provinca të 17 krahinave (it. regioni), nga 20 të tilla që ka Italia, nga veriu në jug, për të cilat informohet në këtë libër, rreth 100 prej të cilave, me gjurmë më të dukshme shqiptare në ditët tona, trajtohen më gjerësisht e me hollësi. Në librin vëllimor prej gati 1000 faqesh trajtohen, në një vështrim përmbledhës, historia mbi 500-vjeçare e arbëreshëve në aspektet e saj më kryesore, duke nisur nga aventura tragjike e kalimit të tyre nga Arbëria drejt Italisë, kalvari i dhimbshëm i vuajtjeve të tyre për t’u integruar në atdheun e ri dhe gjendja politike, shoqërore, ekonomike e kulturore që nga koha kur u vendosën në Itali e deri në ditët e sotme. Për secilin nga vendbanimet që trajtohen në libër jepen shpjegimet më të nevojshme, duke ndjekur të njëjtën tematikë e strukturë: të dhëna për vendndodhjen dhe popullsinë, për historinë e vendbanimit, për besimin fetar dhe ritet, për objekte dhe vende për t’u vizituar, për festa, kremtime dhe takime tradicionale etj. Informacioni pasurohet me shumë kureshtì e ndërhyrje të shkurtra (okelio), tekste e ilustrime – që në dukje nuk janë pjesë integrale e rrëfimit, por në të vërtetë janë pjesë e rëndësishme informuese për të krijuar një njohje më të plotë të jetës së arbëreshëve – dokumente të kohës, pasuri shpirtërore e trashëgimi kulturore, personalitete të shquara sipas komuniteteve, folklor gojor e i shkruar, veshje tradicionale, gastronomia tipike dhe receta gatimesh arbëreshe etj. Një kapitull i veçantë i është kushtuar rolit të kishës së ritit bizantin për ruajtjen e identitetit shqiptar dhe organizimit të kishave të ritit bizantin në dy dioqeza: të Ungrës (Lungro), në Kalabri, për kishat e ritit bizantin të Italisë kontinentale, dhe të Horës së Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi), për Italinë ishullore. Për ta plotësuar informacionin, në fund të librit janë dhënë 4 tabela përmbledhëse: 1. Lista e plotë e vendbanimeve arbëreshe në Itali, ku jepen emrat në formën zyrtare italiane, arbërisht (aty ku ekzistojnë dhe sot), si dhe në formën e tyre në gjuhën shqipe; 2. Emigracioni shqiptar në Itali në shek. XII-XVIII sipas rendit kronologjik; 3. Famullitë dhe kishat e ritit bizantin në Eparkinë e Ungras (Lungro); 4. Famullitë dhe kishat e ritit bizantin në Eparkinë e Horës së Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi). VLERËSIME PËR LIBRIN: Vepra e Fatmir Toçit “Arbëreshët – Shqiptarët e Italisë (Vendbanimet, historia, kultura, ritet, objektet e kultit)” është vepër e veçantë historiografike. Me librin e tij jashtëzakonisht të rëndësishëm, më të madhin me përmbajtje, me të dhëna, me të reja, me mendime, me të vërteta, me vlerë për Arbëreshët deri sot, i ka pasuruar dijet tona për të shkuarën, të përtashmen, për fatin e tyre, kur të lavdishëm e kur tronditës gjatë shekujve të pasmërgimit, por edhe i ka shtuar, i ka pasuruar, i ka thelluar edhe ndjenjat tona ndaj vëllezërve tanë të lashtë – Arbëreshëve, italo-shqiptarëve të Italisë. Akademik Rexhep Qosja, Prishtinë Asnjëherë më parë nuk jam hasur me një vëllim që ka mundur të përmbledhë kaq mjeshtërisht tematikat dhe tiparet kryesore që karakterizojnë universin e identitetit të këtij minoriteti gjuhësor në Itali. Me një këndvështrim enciklopedik, libri i Fatmir Toçit vlerësohet si një vadamekum i shkëlqyer që gërsheton me mençuri shkencën dhe rrëfimin popullor, aftësinë e të treguarit dhe rigorozitetin metodologjik, duke arritur në këtë mënyrë plotësisht objektivin për të tërhequr vëmendjen e lexuesit, kureshtja e të cilit jo vetëm nxitet prej tij, por gjithashtu ushqehet plotësisht. Prof. dr. Matteo Mandalà, Universiteti i Palermos Është historia e ribërjes së vështirë të jetës në vend të huaj nga ana e një populli të detyruar të braktisë vatrat e veta. Autori identifikon faktorët që sollën rrudhjen e faktorit arbëresh. Por ai nënvizon fort edhe faktorët e ruajtjes, ku rendit gjuhën, kulturën, institucionet tradicionale, kujtesën historike, besimin e krishterë të ritit bizantin. Studimi prosopografik mbi personalitete të shquara të botës arbëreshe e çimenton bindshëm idenë e autorit, se bota arbëreshe është një pjesë e pandashme e botës shqiptare, gjithashtu një faktor me rol të madh në proceset e zhvillimet historike e aktuale të Italisë fqinje, dhe si e tillë ajo duhet ruajtur e duhet zhvilluar. Prof. dr. Pëllumb Xhufi, Akademia e Shkencave, Tiranë Është padyshim libri më i plotë, më gjithëpërfshirës dhe më poliedrik mbi botën arbëreshe. I shkruar me erudicion, ky libër trajton me të njëjtin dimension historinë, gjuhën, kulturën, gjeografinë, duke përcjellë njëkohësisht ndjesitë dhe shqetësimet e një udhëtari të palodhur të katundeve arbëreshe. Është një enciklopedi e “gjakut të shprishur” të Arbërit, që nuk duhet të mungojë në asnjë bibliotekë. Prof. Neritan Ceka, ish-ambasador i Shqipërisë në Romë
- Genc Tukiçi me Rame Lahaj performojnè me një ndjeshmëri dhe ngrohtësi te rrallë si në notat e lehta pianissimo ashtu edhe në tonet muzikore nè koncertin ne Boston.
Një NATË SHQIPTARE në New England Conservatory's Jordan Hall , në Boston .Motoja e Albanians Fighting Cancer USA : "Nga të gjithë ,për të gjithë", bashkoi komunitetin e Boston nën zërin e tenorit të madh, RAME LAHAJ shoqëruar në piano nga artisti GENC TUKICI. Genc Tukiçi ne 28 Shtator per te performuar me Rame Lahaj. Duke lënë mënjanë egon, Genc luan me një ndjeshmëri dhe ngrohtësi te rrallë si në notat e lehta pianissimo ashtu edhe në tonet shpërthyese, dhe me lojën e tij bën të ndjehesh sikur luan një orkestër e madhe jo një piano e vetme. Genc depërton kaq mrekullisht tek dëgjuesi si me notat pianissimo dhe me tonin e ngrohtë ashtu edhe me shpërthimet dramatike.
- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të zgjidhet të enjten edhe për një mandat në krye të këtij institucioni, për një mandat pesëvjeçar.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të zgjidhet të enjten edhe për një mandat në krye të këtij institucioni, për një mandat pesëvjeçar. Asaj do t’i duhen së paku 361 vota të deputetëve nga 720 sa janë gjithsej në Parlamentin Evropian. Në prag të këtij votimi, von der Leyen i ka bërë publike prioritetet e saj për mandatin e ardhshëm, duke përfshirë edhe procesin e zgjerimit të bllokut evropian. “Kremtimi i 20-vjetorit të zgjerimit më të madh ndonjëherë të BE-së na mundësoi të reflektojmë mbi këtë proces, që u dëshmua si sukses për këto vende, dhe për BE-në në tërësi. Historia na thërret përsëri dhe BE-ja ka një zgjedhje për ta bërë për të ardhmen e saj. Unë besoj se është një imperativ moral, politik dhe gjeo-strategjik që ta kompletojmë bllokun tonë, në përputhje me premtimet që kemi dhënë në bazë të traktateve”, është thënë në deklaratën e shefes së BE-së. Ajo ka thënë se në një botë ku ekzistojnë fuqitë e mëdha, një BE më e fortë dhe më e zgjeruar, i jep Evropës një peshë më të madhe në skenën globale. Ajo ka përsëritur se procesi i zgjerimit do të mbetet i bazuar në meritat individuale të atyre që duan të bëhen pjesë e BE-së. “Ky nuk do të jetë një rrugëtim i lehtë. Anëtarësimi në BE do të jetë gjithmonë i bazuar në merita dhe secili kandidat do të vlerësohet në bazë të progresit në përmbushjen e kritereve. Do t’i rrisim përpjekjet për t’i përgatitur vendet kandidate, në veçanti përmes investimeve dhe reformave me planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor, dhe mjetet për Ukrainën”, ka thënë ajo. Von der Leyen ka premtuar se, nëse rizgjidhet në pozitën që mban, do ta emërojë një komisionar të përkushtuar për të çuar përpara procesin e zgjerimit. “Shumë kishin dyshime në aftësinë e BE-së për të integruar një numër të madh të vendeve të reja anëtare në vitin 2004, që kishin gjendje të ndryshme ekonomike, strukturore dhe numër të banorëve. Por, BE-ja dëshmoi se mund të përballej me këtë, duke u përgatitur nga brenda, dhe duke i integruar shumë herët ato. Evropa do të dëshmojë këtë edhe një herë”, ka thënë ajo duke folur për zgjerimin. Von der Leyen ka paralajmëruar edhe që do ta emërojë një komisionar të posaçëm për Mbrojtje dhe një tjetër për Mesdheun, pasi këto fusha, sipas saj, janë sfidë dhe prioritet për Bashkimin Evropian. /REL
- Edi Rama: Shqipëria me rritje të numrit të vizitorëve, përkundër dezinformimit e keqinformimit
Rama: Shqipëria me rritje të numrit të vizitorëve, përkundër dezinformimit e keqinformimit E diel, 18 Gusht 2024 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Shqipëria turistike po vazhdon të rritet me shpejtësi, bashkë me nevojat e padiskutueshme, pritshmëritë e natyrshme, pretendimet e mirëkuptueshme, kritikat e pashmangshme apo edhe sulmet që i bëhen nga burime të llojllojshme keqinformimi apo dizinformimi. “Ndër të gjitha pritshmëritë, më e padiskutueshmja është rishikimi i mëtejshëm i formulës së administrimit të plazheve, ku më mbizotëruesja është nevoja jo vetëm për më shumë hapësira publike, po edhe për një shfrytëzim shumë më të përgjegjshëm të hapësirave të administruara nga subjektet private. Rritja e mëtejshme e numrit të vizitorëve ka rritur paralelisht edhe peshën e sfidës së pastërtisë, ku janë bërë përmirësime të mëtejshme, po ku duhet bërë dhe do të bëjmë më shumë akoma pa diskutim, duke nxjerrë mësime të reja e marrë masa të reja”, shkruam mes tjerash Rama. Ai sqaron se ka pasur eksese kundërproduktive me çmimet në zona të caktuara, përkatësisht Vlorë e Sarandë, ku është regjistruar krahasuar me vjet edhe rritja më e lartë e numrit të bizneseve restorant/bareve, me rreth 40% njësi të reja, ndërsa rritja e tyre në shkallë vendi është 37%. “Por, ndërkohë që xhiroja në të gjithë pjesën tjetër të vendit është rritur me afro 40%, në këto zona ajo është rritur me më pak se 20%, pikërisht edhe si pasojë e rritjes eksesive të çmimeve në fillim të pikut të sezonit, të cilat u korrektuan pjesërisht duke nisur nga gjysma e dytë e korrikut – një mësim për të mos u harruar nga operatorët në tregun e lirë, të cilëve nga sezoni i ardhshëm do t’u imponohet afishimi i çmimeve në hyrje të çdo lokali”, shkruan ai. Infrastruktura e zhvilluar më tutje nga viti i kaluar, qoftë ajo rrugore apo ajo e furnizimit me energji e me ujë, si edhe masat e marra për mbrojtjen e ujërave sipas Ramës kanë dhënë kontribut të padiskutueshëm në rritjen e cilësisë së sezonit, por është po kaq i padiskutueshëm volumi i madh i punës që mbetet për t’u bërë në këto drejtime për Shqipërinë Turistike2030. “Rritja e lartë e numrit të vizitorëve në zonat malore dhe liqenet e lumenjtë e vendit, nga veriu në jug, falë jo vetëm imazhit të ri joshës të Shqipërisë po dhe përmirësimeve të konsiderueshme të infrastrukturës e rritjes së numrit të njësive të shërbimit, ashtu sikundër edhe në qytetet jobregdetare me në krye Tiranën, është lajmi më i bukur i këtij sezoni”, thekson kryeministri Rama. Duke iu referuar keqinformimit e dizinformimit, Rama tha se kanë pasur rritjen e tyre në çdo drejtim, falë shpejtësisë marramendëse të gënjeshtrës në kohën që jeton bota e sotme e kanaleve, portaleve e socialeve, por ashtu siç dielli nuk mbulohet dot me shoshë, as e vërteta e këtij vendi që bëhet më i mirë, më tërheqës, më i sigurt.
- Victoria Beckham largohet nga Parisi me veshjen e saj më të koduar "vajza franceze" ndonjëherë
Victoria Beckham largohet nga Parisi me veshjen e saj më të koduar "vajza franceze" ndonjëherë Dizajneri i aksesuar me një shall mëndafshi të zi dhe një prekje të sofistikimit të përjetshëm Natalie Salmon 29 shtator 2024, ora 16:04 GMT+1 Victoria Beckham sapo bëri "daljen" e saj më ikonike ndonjëherë, duke e lënë Parisin në një pamje që mund të kishte ecur drejt rrugëve të Saint-Germain-des-Prés. Dizajnerja 50-vjeçare, e freskët nga spektakli i saj vrasës i Javës së Modës në Paris , doli në një ansambël pa mundim elegant, tërësisht të zi, që nxirrte sofistikimin francez të përjetshëm me një avantazh modern. Ju gjithashtu mund të pëlqeni Personat e famshëm të veshur më mirë në sfilatën SS25 të Javës së Modës në Paris të Victoria Beckham Veshja e pistës së Victoria Beckham është mishërimi i sofistikimit parizian Duke tundur një mini fustan elegant me mëngë të lëmuara dhe një bel të shtrënguar, nga marka e saj sigurisht, Victoria ktheu kokën duke dhënë atmosferë serioze 'je ne sais quoi'. E shoqëruar me pantabobotë me taka që shtuan lartësinë dhe magjepsjen, ajo mbante një çantë të zezë të strukturuar që pëshpëriste praktikisht 'luks të qetë'. Për të mos përmendur, shallin e zi të mëndafshtë që ajo i shtoi pamjes, një nuancë delikate, por oh-aq-chic në stilin klasik parizian. Ky imazh tregon Victoria Beckham në Paris, e veshur me një veshje të zezë elegant. Ajo është me një fustan elegant dhe të shkurtër të shoqëruar me geta të zeza dhe çizme të zeza. Flokët e saj janë të lëshuara dhe ajo mban një çantë të zezë, të pajisur me syze dielli të mëdha dhe shall mëndafshi të zi të lidhur rreth qafës.© Neil Mockford Victoria Beckham u largua nga hoteli i saj pasi prezantoi SS25 gjatë Javës së Modës në Paris Nëse ka një gjë për të cilën është i njohur stili i vajzave franceze , është ekuilibri i bukurisë së lehtë dhe thjeshtësisë së lëmuar. Edhe pse teknikisht një eksport britanik, Jane Birkin ishte e njohur për pamjen e saj të zhveshur dhe natyrale – mendoni për flokët e çrregullt dhe grimin pa grim – ndërkohë që ende arrinte të kullonte një atmosferë sofistikimi me një shportë thurjeje në dorë. Brigitte Bardot, gjithashtu ishte mishërimi i stilit të zjarrtë francez me flokët e saj bjonde të kokës, eyelinerin me krahë të guximshëm dhe fustanet mini të përshtatura në mënyrë perfekte. Veshja e Victoria-s i shkriu në mënyrë të përkryer këto pamje ikonike: minimale, paksa e zhbërë, por me strukturë të mjaftueshme dhe detaje moderne për ta mbajtur atë luks. Victoria Beckham është lavdëruar shpesh për qasjen e saj të nënvlerësuar por me ndikim ndaj modës. Ashtu si Birkin, Bardot dhe ikona të tjera të stilit francez, ajo e di fuqinë e të përmbajturit në një gamë ngjyrash neutrale - e zeza, veçanërisht - dhe duke lënë rrobaqepësinë dhe detajet të flasin. Ky imazh tregon Victoria Beckham në Paris, e veshur me një veshje të zezë elegant. Ajo është me një fustan elegant dhe të shkurtër të shoqëruar me geta të zeza dhe çizme të zeza. Flokët e saj janë të lëshuara dhe ajo mban një çantë të zezë, të pajisur me syze dielli të mëdha dhe shall mëndafshi të zi të lidhur rreth qafës.© Rachpoot/Bauer-Griffin Dizajnerja e aksesuar me një shall mëndafshi klasik, duke i shtuar manikyrin francez look-ut të saj tonal tërësisht të zi "Unë vesh shumë elemente të zeza, sepse, në fund të fundit 'Gratë që veshin të zeza jetojnë jetë shumëngjyrëshe'", shpjegon libri Si të jesh pariziane kudo që të jesh: dashuri, stil dhe zakone të këqija nga autorët parizianë dhe shoqet e përjetshme Anne. Syzet e diellit me përmasa të mëdha të Berest, Audrey Diwan, Caroline de Maigret dhe Sophie Mas dhe silueta e hijshme i përshtaten filozofisë franceze të modës: Më pak është gjithmonë më shumë. Victoria Beckham largohet nga hoteli i saj përpara shfaqjes së saj të modës sonte gjatë veshjeve të grave Pranverë/Verë 2025 si pjesë e Javës së Modës në Paris më 27 shtator 2024 në Paris, Francë. (Foto nga Neil Mockford/GC Images)© Neil Mockford Victoria Beckham u pa përpara shfaqjes së saj të modës me një kostum të zhytur nga labeli i saj me emrin Më herët gjatë javës, Victoria solli më shumë këtë dhunti të frymëzuar nga pariziani kur tundi një kostum të zi me forcë nga koleksioni i saj, duke kaluar pa sytjena nën një xhaketë të qepur , duke kombinuar pa mundim të hijshmen me seksi. Nga xhaketat e saj të strukturuara e deri te kjo veshje e zezë pa këmbë, VB vazhdimisht ngulmon estetikën pariziene.
- “Birmingham Live”: Vizitoni peizazhet mahnitëse të Shqipërisë
“Birmingham Live”: Vizitoni peizazhet mahnitëse të Shqipërisë Plazhet e pacënuara, ujërat e kristalta dhe klima mesdhetare në Shqipëri krijojnë një mjedis idilik për pushime dhe relaks. TIRANË, 29 shtator /ATSH/- Greqia ka qenë prej kohësh një nga destinacionet e preferuara të pushimeve për turistët britanikë. Çdo vit, ata dynden në Greqi – por pushimet në disa nga zonat më të kërkuara si Mikonos, Kretë dhe Santorini mund të jenë të shtrenjta dhe vitet e fundit, disa vendpushime janë të mbipopulluara me turistë, shkruan Emily Chaplin në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Birmingham Live”. Pushuesit që planifikojnë arratisjen e tyre të ardhshme jashtë Britanisë së Madhe nuk kanë nevojë të shkojnë në Greqi. Ata mund zgjedhin një alternativë më të lirë me peizazhe po aq mahnitëse, plazhe të qeta, mot me diell dhe fluturime direkte nga aeroporti i Birminghamit për vetëm 22 euro. Shqipëria është një nga vendet më të lira për t’u vizituar në Evropë – ku një krikëll birrë vendase shkon rreth 2,5 euro dhe akomodimi në hotele kushton 48 euro për një natë. Një vakt me tre pjata për dy persona në një restorant të nivelit të mesëm kushton rreth 42 euro. Vendi më pak i njohur ofron shumë nga të njëjtat cilësi joshëse si fqinji i tij më i famshëm – por ai është shumë më pak i mbushur me vizitorë se Greqia. Shumë nga peizazhet piktoreske të Shqipërisë, të cilat variojnë nga malet, livadhet dhe deri te bregdeti i thyer, mbeten kryesisht të pazbuluara nga turistët. E lagur nga detet Adriatik dhe Jon, Shqipëria ndan një kufi prej 175 miljesh të gjatë me Greqinë dhe gjithashtu ndan verën e saj të nxehtë, me temperatura që arrijnë mesataren maksimale prej 34 gradë Celsius. Edhe në muajin tetor, kryeqyteti i Tiranës shënon rregullisht temperaturën 25 gradë Celsius. Një nga vendet më të bukura për t’u vizituar në Shqipëri është Plazhi i Gjipesë, një zonë e largët me rërë të bardhë që ndodhet midis Himarës dhe Dhërmiut – dhe e renditur mes 50 plazheve më të mira në botë. Ujërat e bruztë, limanet shkëmborë dhe limanet e veçuara – të veshura me një sfond malor – nuk janë të vështira për t’u gjetur përgjatë Rivierës Shqiptare. Plazhet e bardha të fshatit Ksamil shpesh janë konsideruar nga ekspertët e udhëtimeve si “Maldivet e Evropës”. Vendi i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Berati është një nga qytetet e stilit osman më të ruajtura në Evropë – dhe rrugët e tij me kalldrëm fshehin kishat dhe minaret bizantine midis mureve të qytetit të tij të lashtë. Tirana është një qytet tjetër që ia vlen të vizitohet. Rrugët e saj të shëtitshme, shtëpitë, kafenetë , restorantet – shumë prej të cilave ofrojnë shërbim në ambient të hapur në muajt e verës – dhe jeta e gjallë e natës. Dajti Ekspres, vetëm 15 minuta nga kryeqyteti, ofron një eksperiencë të paharrueshme nga teleferiku me pamje mahnitëse nga maja e malit. Tirana është gjithashtu një orë larg me makinë nga plazhet e Durrësit dhe Golemit. //a.i/ https://www.birminghammail.co.uk/travel/birmingham-airport-destination-thats-cheaper-30019188
- Meghan Markle mund të ketë bërë tashmë hapin e parë drejt rregullimit të marrëdhënies së saj me Kate Middleton.
Meghan Markle mund të ketë bërë tashmë hapin e parë drejt rregullimit të marrëdhënies së saj me Kate Middleton. Dukesha e Sussex dhe Princesha e Uellsit kanë pasur një marrëdhënie të vështirë vitet e fundit. Sussex-ët vunë në shënjestër disa anëtarë të familjes mbretërore në dokumentarin e tyre shpërthyes të Netflix, me Harry-n që sulmoi më tej familjen e tij në librin debutues të kujtimeve Spare. Besohet gjithashtu se Meghan po përgatitet për të “vendosur rekordin” për kohën e saj në The Firm duke shkruar kujtimet e saj. Raportet sugjerojnë se Dukesha e Sussex-it e bëri Princeshën e Uellsit të qajë vetëm katër ditë para martesës së saj me Harry-n. Megjithatë, gjatë një interviste dramatike me Oprah Winfrey, Meghan tha se në fakt ishte anasjelltas. Harry e shpjegoi situatën në kujtimet e tij, Spare. Duka i Sussex tha se e kishte gjetur Meghan duke qarë “në dysheme” pas një debati me Kate për fustanet e nuseve. Kate thuhet se i ka thënë Meghan-it se kishte një “problem” me veshjen e vajzës së saj Princeshës Charlotte. Më pas ajo pretendohet se ka thënë se të gjitha fustanet e shoqërueses së nuses duhet të “ripunohen plotësisht”. Por duket se Meghan tani mund të jetë e gatshme të ecë përpara pasi ka pasur disa lëvizje pas frikës së fundit shëndetësore të Kate. “Meghan ka kontaktuar Kate dhe Charles”, tha një burim për US Weekly. “Pra, po bëhen lëvizje për pajtim.” Një burim i dytë shtoi: “Meghan e mbështet Harry-n në gjithë këtë dhe ajo u uron familjes mbretërore – përfshirë Kate – më të mirën”. Burimi pretendon se Princesha Kate është “e hapur” për pajtim dhe ajo “është e gatshme të ecë përpara”, por “nuk do të ndërhyjë” në marrëdhëniet e Princit William me vëllain e tij më të vogël.
- ‘Kafshët nuk më kanë tradhtuar kurrë”,Brigitte Bardot feston 90 vjetorin, 29 Shtator, 2024
‘Kafshët nuk më kanë tradhtuar kurrë”,Brigitte Bardot feston 90 vjetorin, dashuritë e gruas më të bukur në botë, që tani jeton e izoluar në Saint-Tropez 29 Shtator, 2024 11:06 Brigitte Bardot, e cila sot mbush 90 vjeç dhe prej vitesh jeton e izoluar me kafshët e saj dhe themelin e saj të njohur për mbrojtjen e të drejtave të tyre, njohu lavdinë, u bë një legjendë e gjallë që në vitet ’50, ndërsa në të njëjtën kohë revolucionarizoi emancipimin e grave, kontribuoi në betejën për zakonet konservatore dhe hipokrite të kohës. “Bebe” dhe emblema e Francës “Bebe”, siç e quanim në kulmin e saj, do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë për erotizmin që rrezatonte, sytë e saj të bukur, me pamjen e saj përçmuese naziste, me buzët e saj mishtore, me statujën e trupit dhe vullnetin e saj, për të qenë përgjithmonë emblema e Francës – në vitin 1970 ajo i dha formën e saj statujës së famshme të Republikës Franceze, Marianne. Ylli që kamera donte Brigitte Bardot nuk ishte një bishë aktrimi – thjesht një aktore e mirë. Megjithatë, ajo kishte këtë yll, të cilin natyra vështirë se ua jep njerëzve, për t’i magjepsur menjëherë. Kinematografia e donte dhe artistët më të mëdhenj e bënë muzën e tyre. Megjithatë jeta e saj nuk pati vetëm momente të lumtura dhe kënaqësi, por edhe drama, vështirësi, dëshpërim dhe katër martesa, shumë lidhje dashurie dhe vendimin e saj për t’u tërhequr nga spektakli, pas 20 vitesh në qiellin artistik, kur ishte vetëm 39 vjeç. Nga pasuria dhe baleti te Vadim Brigitte Bardot lindi në Paris, më 28 shtator 1934, nga një baba industrialist dhe një nënë laike, e cila kujdesej për rritjen e fëmijëve të saj. Brigitte mori një arsim rigoroz së bashku me motrën e saj, Marie Jean, duke treguar entuziazëm të madh për baletin që në moshë të re. Në vitin 1949 ajo do të hyjë në Konservatorin e Parisit, ndërsa babait të saj, i cili e kishte pasion kinemanë, i pëlqente ta filmonte. Familja e saj i përkiste shoqërisë së lartë dhe njohjet e shumta në fushën e teatrit, kinemasë dhe modës, do ta sjellin Brigitte-n e vogël në revistat ELLE dhe Le Jardin des Modes, të Hélène Lazareff, mike e ngushtë e nënës së saj. Brenda një viti, Bardot do të bëjë kopertinën e saj të parë në ELLE, ndërsa regjisori Marc Alegre do ta veçojë atë dhe do t’i ofrojë një rol në një nga filmat e tij. Filmi në fund të fundit nuk u realizua, por falë këtij rasti Brigitte takoi një ndihmës regjisor të ri, Roger Vadim, me të cilin u dashuruan thellë. Ajo ishte 15 vjeç dhe ai 22. Prindërit e saj nuk e miratuan lidhjen e tyre, por më kot u përpoqën t’i ndanin. Flashes on the Croisette Në vitin 1952, regjisori Jean Boyer do t’i ofrojë asaj një rol të vogël, të parin e saj, në filmin e tij “Le trou normand” me Bourville, ndërsa menjëherë pas kësaj do të luajë në filmin e Willy Rosier “Manina la fille sans voiles”. Teksa mbushte 18 vjeç, babai i saj do të japë pëlqimin për t’u martuar me Vadimin, Brigitte do të bëjë martesën e saj të parë. Në vitin 1953 do të dalë për herë të parë dhe të fundit në skenë duke interpretuar Anuig, ndërsa do të shfaqet edhe në filmin “Pasaporta e Verdhë”. Por ajo që do të ndryshonte në mënyrë drastike të ardhmen e saj është shfaqja e yllit të ri në festivalin e Kanës, duke lënë në hije yjet e kohës dhe duke vjedhur të gjithë blicet e fotografëve në Croisette. Kirk Douglas do të mundohet ta marrë me vete në Hollywood, por pa sukses, pasi ajo ishte e lidhur me Vadimin. Seksualiteti i çliruar Pas disa filmave, të cilët ishin hapa të qëndrueshëm drejt njohjes, do të vijë viti 1956, një vit historik, teksa Vadim xhiron komedinë sentimentale tashmë klasike “Dhe Zoti e bëri gruan”, në të cilën ajo luante një vajzë të çliruar në një fshat peshkimi të Bregut d’Azur dhe dashuria që kishte ndezur mes të moshuarit Kurt Jürgens dhe të riut Jean-Louis Trentinian. Një film i guximshëm i kohës – skena ku Bebe shfaqet lakuriq pas një çarçafi do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë – për të cilin Vadim do të thotë se “Jilliette-Brigitte është një vajzë që shkund çdo ndjenjë faji, çdo tabu që i imponohet nga shoqëria”. Filmi do të kalojë pothuajse pa u vënë re në Francë, por do të ketë një sukses të madh në SHBA. Revista Life do të shkruante në atë kohë: “Pas Statujës së Lirisë, asnjë franceze nuk është bërë kaq e famshme në Amerikë”. Kështu, filmi do të rikthehet si një sukses i madh në Evropë dhe do të lindë simbolin e ri të dashurisë për kinemanë. Mësoni për dashurinë nga Trentinian Pas ndarjes nga Vadimi, ajo do të hyjë në një lidhje me Trentinian, një nga dashuritë e saj më të stuhishme. Siç kishte thënë ajo, “Jean Louis më donte të zhveshur, të natyrshme, të thjeshtë, primitive. Ai më mësoi muzikën klasike, e cila kishte zëvendësuar cha-cha në diskografinë time të dhomës së zhveshjes! Ai më mësonte dashuri intensive, totale! Varësia e një gruaje nga mashkulli që do…” Në vitin 1959 Bardo do të xhirojë filmin “Babbet Goes to War”, me Francis Blanche dhe një aktor që ajo kërkoi, Jacques Charrier, me të cilin u martuan në të njëjtin vit. Në vitin 1960, lindi e djalit të saj, Nikolas, dhe kjo do të bëhet një ngjarje botërore. Clouseau dhe tentativa Në vitin 1960 do të shfaqet filmi “E vërteta” i të madhit Henri Georges Clouseau, i cili e mundoi shumë mendërisht gjatë xhirimeve, kombinuar me rritjen e fëmijës. Në të njëjtën kohë, ajo do të marrë një goditje të rëndë nga tradhtia e sekretares së saj, e cila do të zbulojë disa sekrete të saj për shtypin, që do ta ‘mbysin’, duke e çuar Bardot në kufijtë e saj. Ajo do të tentojë vetëvrasjen në ditëlindjen e saj, duke rënë në koma, por do të mbijetojë për mrekulli. Përbuzja Takimi i saj kinematografik me “fëmijën e tmerrshëm të Nouvelle Vague”, Jean-Luc Godard, si dhe aktorin e mrekullueshëm Michel Piccoli, do ta çojë atë të luajë në filmin legjendar “Përçmimi”, filmi më i mirë i karrierës së saj. Bardot më vonë pranoi se ajo kurrë nuk e kuptoi vërtet frymën e skenarit mjeshtëror të filmit, por se u argëtua me të në xhirime. Melodioz GainsbourgAjo do të vazhdojë të bëjë filma, duke përfshirë dy me Louis Malle, ndërsa në vitin 1966 do të pranojë propozimin e një multimilioneri gjerman për t’u martuar. Vitin e ardhshëm ajo do të ketë një romancë të zjarrtë me Serge Gainsbourg jokonvencional, ajo do të bëhet muza e tij dhe ai do të shkruajë një duzinë këngë për të, të cilat do të bëhen hite të mëdha. Dalja në pension dhe martesa e katërt Në vitin 1973, pasi mbaroi xhirimet e filmit të saj të fundit, pas 21 vitesh dhe në pamundësi për të përballuar ekspozimin e tepërt, ajo do të vendosë të tërhiqet përgjithmonë nga shfaqja dhe t’i përkushtohet pasionit të saj për mbrojtjen e kafshëve, duke krijuar gjithashtu një shoqatë. Më 16 gusht 1992, Bardot u martua për herë të katërt, në Norvegji, me Bernard d’Ormal, një industrialist, me të cilin tani jeton e izoluar në Saint-Tropez, megjithëse disa nga deklaratat e saj, si mbështetja për partinë e Le Pen, do shkaktojnë debate. Kafshët nuk më kanë tradhëtuar kurrë Bebe, pasi ka përjetuar gjithçka, do t’u kthehet kafshëve, duke treguar zhgënjimin e saj me njerëzit dhe përbuzjen e saj për imazhin, gjithçka që e bëri atë një legjendë dhe e lëndoi atë më shumë. Siç ka thënë edhe ajo vetë: “Kam qenë shumë e lumtur, shumë e pasur, shumë e bukur, shumë e famshme dhe shumë e pakënaqur. Kafshët nuk më kanë tradhtuar kurrë. Janë pre e lehtë, siç kam qenë unë gjatë gjithë karrierës sime. Kështu që ne ndjejmë të njëjtat gjëra. Unë i dua ato.” (BalkanWeb)











