top of page

17 Shkurti është dita kur ëndrra shekullore e shqiptarëve të Kosovës u bë realitet. Është dita e sakrificës, e guximit dhe e triumfit të lirisë.





ree
ree

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë e dashur!


17 Shkurti është dita kur ëndrra shekullore e shqiptarëve të Kosovës u bë realitet. Është dita e sakrificës, e guximit dhe e triumfit të lirisë.


Kjo pavarësi nuk erdhi lehtë – ajo u fitua me shumë mund, me shumë gjak dhe me përkushtimin e një populli të tërë që nuk u dorëzua kurrë përballë padrejtësive historike.


Nga lufta heroike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës deri te mbështetja e fortë e miqve ndërkombëtarë, çdo hap drejt pavarësisë u ndërtua mbi sakrificën dhe vendosmërinë e brezave.


Më 17 shkurt 2008, në Kuvendin e Kosovës, nën drejtimin e Jakup Krasniqit si Kryetar i Kuvendit, u shpall Pavarësia e Republikës së Kosovës, ndërsa Presidenti i parë i shtetit të pavarur, Fatmir Sejdiu, me vizionin dhe përkushtimin e tij, udhëhoqi vendin në hapat e parë të shtetndërtimit.


Flamuri i Kosovës, që u ngrit për herë të parë atë ditë të shenjtë, përfaqëson një shtet të ri, një shtet që synon paqen, zhvillimin dhe integrimin euro-atlantik.


Sfondi blu simbolizon Evropën, harta e artë është Kosova jone r dashur,


ndërsa gjashtë yjet përfaqësojnë të gjithë komunitetet që jetojnë në këtë tokë të bekuar.


Kosova sot është një shtet i lirë dhe sovran, me rini të talentuar dhe me një të ardhme që ndërtohet çdo ditë.


Le të festojmë këtë ditë me krenari dhe ta mbajmë gjithmonë gjallë amanetin e atyre që sakrifikuan gjithçka për lirinë .

E duam Kosovën, ta ndërtojmë me dinjitet dhe ta lartësojmë emrin e saj kudo në botë!


Gëzuar Pavarësinë, Kosovë e bekuar!

Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe udhëheqësve që sollën këtë ditë të madhe!

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page