top of page

542 vite më parë, arbëreshët vendoseshin në Palaco Adriano në Sicili

Updated: Nov 9, 2024

542 vite më parë, arbëreshët vendoseshin në Palaco Adriano në Sicili


Nga

Ornela Radovicka




Çdo datë 1 Gusht arbëreshët e Palaco Adriano në Sicili, ngrihen herët, ende pa dalë djelli ngjiten në majën e malit, ndryshe i quajtur mali i trëndafilave, dhe më veshtrim nga Lindja, presin rrezet e tij, për kujtuar të parët e tyre, ardhur nga gadishulli ballkanik shqipfolës,të cilët të detyruar nga pushtimi turk lanë atdheun e tyre dhe u vendosën në këto troje.

Mali i trendafilave ( Monte delle Rose), në Palazzo Adriano, është një 1436 metra ku eshte vendosur një kryq i ritit arbëreshë, dhe cdo 1 Gusht arbëreshët e Palcos me himnin e tyre “Moj e bukura More,” i ngjiten malit dhe nisen së bashku për të festuar ritin, kujtimit me nostalgji të ardhjes së Etërve Shqiptarë qe themeluan Palazzo Adriano më 1482.


C:\Users\ACER\Desktop\facebook_1586002433965.jpg

Arbëreshët e Palco Adriano, janë asimiluar në gjuhë, por ende mbajnë ritin e tyre bizantin.


I pari dokument ku përmenden punimet e ndërtimit në kishën e San Nicola daton në 9 shkurt 1656. Pas tre vjetësh kisha shembet. Konsistenca e punimeve kishte shkaktuar transferimin në Matricën e statujës së San Nicola dhe pezullimin e funksione duke përfshirë festimin e festës së Kryqëzimit të Shenjtë “ i cili bëhej çdo vit ”si një letër nga Peshkopi i Girgenti që daton nga 12 korriku 1656.


Popullsia arbëreshe Palacese e kujton me hidhërim të madh edhe datën e 14 janarit 1968 për një arsye se tërmeti i tmerrshëm shkaktoi dëme dhe vdekje të mëdha edhe në popullsinë arbëreshe dhe dyert e kishës u mbyllën për mbi 50 vjet.


Kisha Bizantine Maria SS Assunta


Ajo që lidh ende identitetin arbëresh është Kisha S. SS. Assunta/ U ndërtua me vullnetin e arbëreshëve në vitin 1532 dheu zgjerua në vitin 1770. Kisha greko-bizantine, kushtuar Maria Santissima Assunta dhe gjendet ne shehsin Umberto I. Shkallet anësorë janë në blloqe: fakt ky është për shkak të traditës popullore të mbretit Borbon Ferdinand IV i cili mbërrinte me kalë deri në hyrjen e kishës, sa herë që shkonte në Palazzo Adriano.



Kjo kishë është Panteoni i bashkësisë shqiptare të Palazzo Adriano: Në të ekzistojnë varret e disa prej bijve të saj te shquar dhe gurët e të varreve te te pare jane në gjuhën shqipe, te cilat kane rëndësi të madhe historike dhe kulturore.


Midis te tjereve lexojme Kete lapidar shkruar ne shqip ku thuhet:qe Vellezer ishim ne jete…”. me poshte jane rradhitur emrat;Martino Spata, Giuseppe (Sepa) Prifti Paolo prifti dhe mban vitin,1867.




Popullsi arbëreshe e Palco Adriano është asimiluar në gjuhë.


Askush nuk flet sot gjuhën atje.


Është e dhimbshme kur mendon se kjo qytezë është vendi ku u lind dhe u rrit Gavril Dara Plaku dhe i riu. Gavril Dara, i cili nuk harroi kurre rrenjet e tij, dhe kjo duket edhe tek pasardhesi i tij G. Dara (i Riu) i cili ne nje leter i shkruan De Radës: “..banorët e hershëm… (prinderit tane) erdhën drejt e nga Kruja dhe viset afër Krujës pas betejave të fundit që bënë me turqit”. Dhe rreth 100 vjet me vone erdhen edhe vellezerit nga Korona”.


Kujtoj si sot kur shkova për herë të parë në Palaco Adriano. Mbrrij ne shehsin Umberto I . Ulem tek nje bar. Aty gjejme edhe disa pleq.


i pershendes, belbezojne, dhe nuk flasin shqip.


Ndihen si ne faji, por edhe thone me krenari që janë “arberesh”.


– Pse nuk flisni arbërisht?


– Nese doni arberesh i gjeni ne Amerike. Ne fillim nuk i kuptova mendova se ishte batute por ata menjëherë m[ spjeguan se në Amerike, eshte shoqeria e Palacit qe mbajne gjalle gjuhen ritin, dhe traditat.


Me erdhi keq, por ne te njejten kohe duhet të ndihemi pergjejges te gjithe, perfshiere edhe ne shqiptaret qe kurre nuk u lidhem te ndihmonim vellezerit tane, arbëresh por i lame deri sa te asimiloheshin.( Foto Palaco Adriano 2018)



Gjatë promovimit të librit “Arbëreshët” të mikut tim Rexhep Rifati, në Hora të arbëreshëve pata rastin të takoja Kryetarin e komunës të Palacos, i cili mu afrua dhe me plot mirësi më fotoi që të promovonim këtë leibër edhe në Palco. “Unë vijë nga familja – Granai- Vrana- më tha Ai- Ndihem keq që nuk kam mundur ta mësoj gjuhën arbëreshe. Këtu në Palaco ka shumë që duam ti rikthehemi gjuhës së të parëve tanë.” Them të drejtën mu bë zemra mal që kishte interes për gjuhën. Një vizitë për promovimin e librit “ Arbëreshët” në Palaco Adriano e kemi në projekt.



Shën Mëria e Palazzo Adriano-s


C:\Users\iljas\Downloads\facebook_1590500647075.jpg

Në një kodër të butë dhe të këndshme, jo shumë larg nga qendra e banuar, ndodhet Shenjtërorja “Madonna delle Grazie”, ndërtimi i së cilës daton që nga viti 1560 dhe historia e saj është e lidhur me një shfaqje të Shën Mërisë tek një vajzë 6-vjeçare, së cilës i tregoi ekzistencën e saj, imazh i së cilës në fakt u gjet i pikturuar në tempera në gur dhe sot është në absidën e Kishës.Në brendesi te ketij santuari eshte piktura e arbereshit Francesco Licurisi 1643 ( Santa Lucia).



Një nga figurat e rendësishme në Palaco Adriano është Giuseppe\ Zef Crispi, 1781-1859), nga Pallaci i Sicilisë. Prift, profesor i letërsisë greke në Universitetin e Palermos dhe rektor i seminarit grek atje. Veprat e tij Memoria sulla lingua albanese, Palermo 1831 (Shënime mbi


gjuhën shqipe), mronte tezn për prejardhjen pellazgjike të popullit shqiptar, një teori ende interesante edhe në ditët e sotme . Crispi \ Krispi është autor i një


përmbledhjeje këngësh popullore arbëreshe të Sicilisë, shoqëruar nga përkthime në italishte, të


titulluar Canti degli Albanesi di Sicilia (Këngë të shqiptarëve të Sicilisë), botuar në Canti


popolari siciliani, Katania 1857 (Këngë popullore siciliane), të Leonardo Vigos dhe i Memorie


storiche di alcune costumanze appartenenti alle colonie greco-albanesi di Sicilia, Palermo 1853


Tri burime të cilat simbolikisht identifikonin fare qartë statusin civil të vajzave dhe grave


Tek arbëreshët, të cilët kanë banuar në Palazzo Adriano (deri në fund të shekullit XIX, statusi civil i vajzave dhe i grave identifikohej qartazi nëpërmjet burimin të cilën ato frekuentonin për të mbushur uji apo për të larë rrobat. Ishin tre burimet fqinje, të ndodhur në pikën më të lartë të malit.

Studiuesi arbëreshëve , Guiseppe Crispi thekson se, “në tri nga këto burime shkonin të lanin rrobat gratë e renditura në këto grupe : në atë të mesit lanin vashëzat e pamartuara, në burimin e majtë lanin të martuarat, në të djathtin shkonin të lanin gratë e veja”.


Bekimi i ujrave


Arbërshët e Palaco Adriano-s ashtu si ata të Horës së Arbëreshëve, festojnë bekimin e ujrave në 6 Janar sipas liturgjise Bizantine, tradizionale e quajtur “vulata da palumma”e cila zhvillohet ne sheshsin Umberto 1.


C:\Users\ACER\Desktop\facebook_1584912923345.jpg

Familja e shquar ne Palaco Adriano, familja Dara


Gavril Dara, plaku, lindi me 15 të Korrikut 1765 e vdiq me 19 Maj 1832. Studimet i beri në Seminarin Italo-Shqiptar të Palermos dhe me vone u dipllomua në mjeksi e në drejtësi.


Mblodhi nga pleqte “Kënkat e pleqërisë” dhe hartoi disa vjersha në gjuhën shqipe, dhe kengen e Shen Lazari qe kendohet edhe sot tek arbereshet e Siçilise,përmbledhja me këngë popullore arbëreshe e të cilit ka humbur (Pallati Dara qe sot eshte kthyer ne nje muse natyralistik)


Andrea Dara, i biri i Gavrilit, lindi me 17 Maj 1796. Vdiq me 2 Prill 1872. U dipllomua ne Drejtesi

shkrime e tij jane :, dëshmoi interesim të gjallë për folklorin arbëresh dhe qe autor jo vetëm i një përmbledhjeje me këngë popullore arbëreshe të Sicilisë dhe i një vepre mbi Usi e costumi di Palazzo Adriano, 1859 (Zakonet e Pallacit), por edhe i një fjalori 5000 fjalësh shqip-italisht (1862-1868), pas një gramatike të shkurtër të shqipes (1830) dhe një përkthimi të Ungjillit të Shën Mateut. Shumica e këtyre veprave mbetën të pabotuara dhe ruhen në formë dorëshkrimi në Koleksionin Shqiptar të Bibliotekës Mbretërore në Kopenhagë ( bibliogrfià. Gangale 1973, f. 16 (II 10), 21 (II 17), 25 (II 20a), 62 (IV 6), 82 (V 4), 126 (V 50) dhe 129 (V 53).


Gavril Dara, i riu autori i Vepres ”Kënka e Sprasme e Ballës”. Dara I ri ishte letrar, poet, gazetar, jurist. Lindi me 8 dhjetor 1825 dhe Vdiq me 19 nentor 1885. Ai ishte i biri i Andrè Darës e i Françeskës Dragota. Studioi në Seminarin italo-shqiptar të Palermos dhe u dipllomua per drejtesi. Fillon pune ne Agrigento. Merr pjesë në levizjet e ringjalles italjane si antar i Komitetit kryengritës t’Agrigjentit e me 1860 emerohet me dekret të Zef Garibaldit sekretar u përgjithshëm i Qeverise se’atij qyteti. Më 1867 emerohet prefekt i Trapanit. Me 1870, si e la ketë detyrë për arsye politike, shkoi në Romë e aty drejtoi për disa vjet (1871-1874) fletoren “La Riforma” ku u dallua edhe si gazetar. Pas disa vitesh kthehet ne Agrigento dhe jetoi aty deri ne fund te jetes. (fonte Kole Kamsi “Mbi katundin arbëresh Palaco Adriani”, )


Arbereshet shkruan ne gjuhen shqipe mbi lapidarin e familjes Dara, ku prehen eshtrat e tyre.


“Burre i dijeshem nga me te dijshmit” 19 Maji 1832.


C:\Users\ACER\Desktop\facebook_1584914399781.jpg

Mali i trendavilave. Ky mal nuk eshte nje“shpikje letrario nga Dara, por egziston ne te vertet me kete emer. Ky mal ndodhet ne lugina e Sosio, (Palacio Adriano ) dhe ngrihet në një zonë ku natyra është e pa kontaminuar dhe pak e populluar. Eshtë përmendur nga Aristoteli dhe Plini Plaku dhe në lashtësi ishte i famshëm për bimët e tij të egra të virtytshme, objekt i studimeve për shumë botanistë. Hipoteza më e mundshme është se emri rrjedh nga lulja, dhe më saktë nga trëndafilat e peonies, të cilët lulëzojnë në shkurt, pa gjemba, dhe rriten mbi të gjitha në këtë mal; thuhet se trëndafilat u rritën kur kaloi Shën Rosalia, vajza e fisnikës Sinibaldo, zot i Quisquina dhe Malit te trendafilave. Keto trendafila janë i bardhë, i verdhë, rozë dhe i kuq.Largo mi duke lene mbarapa kete lugine.Nje copë shkëmbi duket ne horizonte.



Ndalojme tek sheshi shikojme kroin (shatervanin) me dy goje nje veper e arbersheve te shekullit 16. Muret e vjetra te shtepive karakteristike arbereshe, arkitekture e qytezes , harqet, gjitonia, jane vetëm gjurmeë të asaj jete të zhurmshm të botës së djeshme arbërshe.


Nje heshtje malinkonike ndjen në kete hapsire.


Shtepite e Darenjve, Bastave, Biderave, Krispëve, Kjarajve, jane atije edhe pse shekujt rrjedhin.



Në sheshin Umberto I ndodhet shatervani i ndertuar nga arbereshet, shekullit XVI . Elegante ne stilin e tij, me formen tete kendore. Për pjesën strukturore të ndërtuar në 1607 punuan Chiusi Nicolò Gagliano dhe Vito Termini, xhaxhai dhe nipi, dhe për pjesën dekorative të përbërë nga një vazo me një kon pishe të skalitur me shije të rafinuar baroke në 1684 u punua nga Burgitan Vito Lo Domino.Aty mesojme prej banoreve qe te kjo fontane u xhiruan sekuenca te filmit Oscar “Nuovo Cinema Paradiso” di G. Tornatore. Sot ky shatërvan nuk ndodhet më. (Në vijim foto e shatërvanit.)



Disa figura që meritojnë të përmenden


Emanuel Bidera 1784-1858) nga Pallaco Adriano. Vepra e tij mbi prejardhjen e shqiptarëve, u botua në katërvëllimshin Quaranta secoli racconti su le Due Sicilie, Napoli 1846-1850. Vëllimi i parë përmban disa poezi popullore arbëreshe. Themelues dhe drejtor i një shkolle të gojëtarisë në Napoli, Bidera shkroi edhe librete operash për kompozitorin Gaetano Donixeti


Gjatë ekspeditës Të Njëmijtëve, të Garibaldianeve, G. Bandi, thotë se u dëgjua të këndoheshin këto vargje : Ky përfytyrim i ëmbël/Do të ledhatojë shpirtin tim/Dhe kohë e ndritur do shpaloset/Përpara meje plot shkëlqim, dhe se autorui i tyre ishte Libretist, arbëreshi Giovani Emanuele Bidera (Palazzo Adriano 1784-Palermo, 1858).


Pietro Chiara\ Kiara,1840-1915).Lndi nëPallac Adriano. Gazetar, jurist dhe epistolar, por edhe politikan.


Kushëri i Gavril Darës së Riut (1826-1885),Chiara bëri udhëtime në Shqipëri e


në Ballkan më 1879. Ishte njohës i mirë i gjuhës dhe arriti të depërtojë thellë në politike, ishte deputet në parlament, botoi artikuj në të përmuajshmen e De Radës si Fiàmuri Arbërit,


dhe shkroi disa poezi.Është autor i dy librave italisht


për Shqipërinë: L’Albania, Palermo 1869 (Shqipëria), monografi në dymbëdhjetë krerë për


gjuhën, letërsinë, historinë dhe politikën shqiptare, dhe L’Epiro, gli Albanesi e la Lega, Palermo


1880 (Epiri, shqiptarët dhe Lidhja), përmbledhje shkrimesh informative të botuara së pari në


gazetën e Romës La Riforma, redaktuar në vitet 1871 deri 1874 nga Gavril Dara i Riu.


Kostumet e Palacit


Ndalojme tek muzeu i kostumeve. Piktori i njohur francez Zhan Houel, kur erdhi në Palac më 1782, i bënë shumë përshtypje kostumet e grave arbërshe. Piktori francez J. Houel përshkroi veshjet gala dhe veshjet e përditshme të grave të Palazzo Adriano me detaje dhe ishte aq i magjepsur prej tyre sa që donte t’i bente ato te pavdekshme . Thuhet qe ai beri nje perzjerje te bojrave te ujit me qymur druri dhe krijoji gjallerine e veshjeve prototipeve të ahengut të madh. Në to pikturoi fustanet gjysëm festive, fustanit të dasmës femra dhe mashkull, fustanin e gruas së martuar, atë të vajzës dhe në fund veshjen e përditshme .


Veshja e festës në raste solemne siç është Pashka, dita e Zonjës dhe për festën e Kryqëzatës, tesuti eshte e bërë nga mëndafshi të pastër. Me të krijohet pjesa e fundit, trupit, keza dhe vello. Të gjitha këto pjesë qëndisen me ar. Në vijim një dasëm në Palazzo Adriano në ritin grek, J.- P. Houel, 1770. Mendohet te jete stampimi më i vjetër që riprodhon veshjet e grave të një vendi arbëresh. Burrat janë të veshur siç visheshin si fisnikët e kohës.



Në pikturën në vijim pikturë e francezit, Jean Houel, kostumi i grave arbëreshe të Palazzo Adriano. Veshja e përditshme.


C:\Users\ACER\Desktop\facebook_1584918879951.jpg

Mbiemrat me origjine shqiptare


Mbiemrat më të zakonshëm me origjinë shqiptare janë: Alessi, Barbata, Barcia, Cuccia, Francaviglia, Gagliano, Granà, Grisafi, Longo, Marino, Masaracchia, Raggio, Russo, Sabella, Schirò, Sciurba, Sulli


Palazzo Adriano “bashki e pakicës shqipfolëse”


Palazzo Adriano konsiderohet si “bashki e pakicës shqipfolëse”, sipas ligjit 482/99 (Norma në lidhje me mbrojtjen e pakicave historike gjuhësore), por gjuha e lashtë shqipe ashtu si e përmenda nuk është më gjuha e komunitetit; sot është humbur pothuajse plotësisht, por egziston një shoqatë e cila quhet Skënderbeg . Kjo i bënë të ndihen ende të gjallë.


C:\Users\ACER\Desktop\facebook_1584913810220.jpg

Arbëreshët e Palacos me duart me mund edjersë ndërtuan jetën në një atdhe që nuk ishte e tyre.


Përveshën krahët dhe filluan punën .



Ndërsa përshëndesim këtë ngulim arbëresh sot në prag të 1 Gushti, na vijnë ndër mend fjalët e Rodotas:


… Kjo lugine te Maxares, lëndina, vreshta, ullishta, peme, ishte ajo parajse tokesore qe jo me kot Rodatò e kishte pagezuar te tille. Ishte dora e Arbershit, qe kete fole ku rrinin shqipet te egera e rilulezoi me sakrificat e tij, nga gjaku i tyre , malli it tyre, prodhoi “Malin me Trendafila”, elizirin me aromen e tij te perbere prej gjuhes shqipe, mitit, ritit rapsodive. Edhe per poetët e tjere te Palacit. Mali u pjese e jetes e historisë së tyre, legjendave, malli, dhe riteve, të ketij populli qe jeta nuk ishte aq bujare por që nuk harruan kurrë tokën e trë parëve të tij, të cilët çdo një gusht i afrohen këtij mali me vështrimin nga Toka mëmë.


Arbëreshët vazhdojnëtë kujtohen për tokën mëmë, por mëma e tij çfarë bënë për këta bijë shpërndarë në Itali prej 600 vjetësh.








6 views
bottom of page