top of page

Afër natyrës.Ullinjtë Shekullor të Shqipërisë – Pema Frutore e Lashtësisë

Afër natyrësUllinjtë Shekullor të Shqipërisë – Pema Frutore e Lashtësisë

AgroWeb


ree


Ulliri në Shqipëri është mjaft i vjetër, aq sa dhe në vendet e tjera të Mesdheut. Kjo pemë ka vendin dhe rëndësinë e saj në kulturën dhe artin popullor.



Fjala ulli, në shqip rrjedh nga emri ullastër. Pema e këtij fruti paraqitet me dy forma të ndryshme: i egër dhe i kultivuar.


Në vendin tonë ka shumë zakone të hershme që janë trashëguar edhe në ditët tona, të cilat lidhen pikërisht me këtë pemë frutore.


Sipas të dhënave që AgroWeb.org ka gjetur, në duvakun e nuses vendoset një kurorë me degëza ulliri të lidhura bashkë me gjurmish.


Diçka e tillë simbolizonte bekimin për lumturi dhe begati për familjen e re që sapo ishte formuar.


Por historia me këtë pemë është akoma edhe më e lashtë.


Fidani i Parë i Ullirit Në Shqipëri

Arkeologët shqiptar kanë zbuluar detaje të cilat vërtetojnë lidhjen e ngushtë që kjo pemë kishte në kulturën tonë.


Flitet se fidanët e parë në territorin Ilir kanë ardhur nga fisi i Molosëve.


Ata e përhapën kulturën e kultivimit të ullirit dhe prodhimit të vajit deri në Shkodrën e sotëme.


Ky shkëmbim erdhi si pasojë e tregtisë së vazhdueshme që Molosët bënin me fiset Ilire përmes portit të Apolonisë, Vlorës dhe Durrësit.


Ndërkohë një tjetër hipotezë thotë se kanë qenë Pellazgët të cilët jetonin në afërsi të Athinës të cilët nisën kultivimin e kësaj peme.


recommended by



BeautyDerm

Bëjeni para gjumit: në mëngjes rrudhat janë 70% më pak të dukshme

Mëso më shumë

Në shumë nga dokumentet e vjetër historike, tregohet se në territoret ku tani shtrihet Shqipëria, bujqësia ishte një nga shtyllat e ekonomisë.


Sipas të dhënave ku AgroWeb.org bazohet, ullishtet dhe vreshtat kanë qenë dy nga aktivitetet kryesore.


Ullinjtë Shekullorë Shqiptar

Arkeologët shqiptarë kanë identifikuar se ullishtet në territoret shqiptare kanë ekzistuar që 12.000 vite para Erës Sonë.


Ndërkohë që gjurmët e gjetura të mullinjve të vajit në Amantia apo Bylis, datojnë që 300-350 vite para Erës Sonë.


Në vend rezulton se është i përhapur kultivimi i ullirit olea europaea L. sativa.


1- Ulliri i Tufinës. (Pronë e Qefaliajve). Mosha 2000-2500 vjet.


2- Ulliri Pulazeqin. Moshë afërsisht 2000 vjeç. Gjendet në Vlorë


3- Ulliri Kallmet kokërr-vogël. Gjendet në fshatin Kallmet të Lezhës. Vlerësohet me moshë mbi 1200vjet.


4- Ulliri i zi i Tujanit. Pemë e vlerësuar mbi 2500 vjet


5- Lashtraku i Grizhës. Gjendet në Gruemirë të Malësisë së madhe. Vlerësohet me moshë mbi 2000 vjet./AgroWeb.org



 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page