top of page

Amfiteatri i Durrësit, më i madhi dhe më i rëndësishmi, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, është ndërtuar në fillim të shek të II të e.s gjatë sundimit të perandorit Trajan.

  • May 14, 2024
  • 1 min read

Amfiteatri - DURRES



Amfiteatri i Durrësit, më i madhi dhe më i rëndësishmi, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, është ndërtuar në fillim të shek të II të e.s gjatë sundimit të perandorit Trajan.

Ai ka vlera të veçanta arkitekturore dhe artistike dhe mund të krahasohet me monumentet e kësaj periudhe të Pompeit dhe Kapuas në Itali. Amfiteatri ka trajtë elipsi me diametër 136 metra dhe lartësi rreth 20 m. Shkallarja për shikuesit e veshur me pllaka të bardha merrte 16-20.000 veta, ndërsa në arenë zhvilloheshin luftimet e gladiatorëve.


Ky amfiteatër ka arkitekturë romake dhe ndërtimi i tij në qendër të qytetit 350 m larg detit, fillon në rrafshin e arenës 5,5 m mbi nivelin e detit, ndërsa 2/3 mbështetet në kodër. Amfiteatri 1800 -vjeçar qëndron mes 30 amfiteatrove të zbuluar të botës antike nga Roma deri në Budapest dhe Lion. Pas viteve 90 një sërë projektesh synojnë të realizojnë zbulimin e plotë të ndërtesës dhe bashkëpunimi me Universitetin e Parmës pritet të formësojë përfundimisht në të ardhmen të gjithë gjeografinë e shkueshme të Amfiteatrit.Amfiteatri i Durrësit është zbuluar në vitin 1966 nga bashkëpunëtori i vjetër shkencor Vangjel Toçi, vit në të cilin kanë nisur dhjetëra ekspedita të sektorëve kërkimorë e shkencorë, shqiptare e të huaja. Në mënyrë intensive gërmimet janë përqendruar në vitet 1967-1970 të cilat detyruan zhvendosjen e 55 familjeve dhe prishjen e 33 banesave private për t’i hapur rrugë zbulimit të ndërtesës antike. See less

Comments

 
 

 PRESTIGE

Wellcome  at Revista Prestige.

Revista "Prestige" është një platformë dixhitale online dhe ne printuare njohur  kulturore promovuese për arritjet sinjikative  të iprofesionisteve ne fusha të ndryshme. Duke pasur në fokus The best , kjo revistë ofron përmbajtje që frymëzon dhe informon lexuesit,

Revista Prestige është rritje e vetedijes, me eksplorimni ne te gjitha fushat , ofron promovimin e  alternativat e AI duke i alternuar me publicitetin dhe kreativitetin.

Revista ka 100 faqe te perditesuara.

ndihmon ne ruajtjen e balancave te jetes me ato profesionale, dhe ploteson pontecialin tuaj Revista shfaqet si një thesar njohurish  enciklopedike.


© Revista Prestige 2023 - 2025

I'm always looking for new and exciting opportunities. Let's connect.

http://revistprestige.wixsite.com/prestige

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page