top of page

Anila Omari risjell librin "Çeta e Profetëve" nga Pjetër Bogdani!

  • Dec 13, 2024
  • 5 min read

Updated: Dec 14, 2024


Nga Anila Omari

Vepra e Pjetër Bogdanit zë një vend të veçantë midis veprave të autorëve tanëtë shekujve XVI - XVII si nga shkalla e përpunimit gjuhësor ashtu edhe ngapërmbajtja e larmishme dhe nga karakteri kryesisht origjinal i saj. Ajo ështëmbajtur, me të drejtë, si e para vepër origjinale, që shënoi fillimet e prozës letrare shqipe dhe që luajti rol parësor edhe në formimin e prozës shkencore shqipe. Për këto arsye ajo ka ngjallur interes të madh ndër studiuesit gjatë kohërave.Veçanërisht gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit janë botuar studime të shumta që e kanë trajtuar nga këndvështrime të ndryshme: filozofiko-teologjik (I. Rugova, Z. Xholi, E. Sedaj), pedagogjiko-didaktik (Sh. Osmani), leksikologjik (M. Sciambra, K. Ashta, A. Kostallari), nga ai i historikut të hartimit e të botimit (I. Zamputi, V. Kamsi, S. Riza etj.), e që kanë hedhur dritë edhe mbi figurën poliedrike të Bogdanit si teolog erudit, shkrimtar e patriot që u përpoq aktivisht për çlirimin e krahinave veriore nga zgjedha osmane (L. Marlekaj, K. Frashëri).Interesin për veprën e tregojnë edhe botimet e ribotimet e saj të mëvonshme,qoftë të pjesshme ose të plota: në Itali – botimet e Venecies 1691 e 1702, nëShqipëri – së pari i Ndre Mjedës më 1930 (fragmente nga pjesa e dytë e veprës) e më pas i Mark Harapit në vitet 1940-43 (pjesa e parë), në Gjermani – botimi i plotë fotostatik i Mynihut nga dr. R. Trofenik më 1977, me një paraqitje të thukët të albanologut të shquar Giuseppe Valentini dhe me një “Çelës për leximin e veprës” nga gjuhëtari e shkrimtari Martin Camaj, dhe në Kosovë – botimi i dr. E. Sedajt, Prishtinë 1989 – Prizren 1997, fototipi e tekstit origjinal dhe përshtatje në gjuhën e sotme.Ndërsa dy autorët më të vjetër të shqipes, Buzuku e Budi, kanë njohur i paridy botime kritike sipas kritereve filologjike bashkëkohore (N. Resuli, E. Çabej), i dyti një botim të konkordancave ose fjalësit elektronik të veprave të tij, metranskriptim të mbështetur mbi një studim të vyer (G. Svane), vepra e Bogdanit deri më sot nuk ka pasur një botim kritik modern, i cili, përmes transkriptimit fonologjik të tekstit në alfabetin e sotëm, mbështetur në kritere të studiuara e ndërhyrje të argumentuara filologjike, të jetë lehtësisht i arritshëm për lexuesin bashkëkohas, dhe njëkohësisht të rindërtojë gjuhën e autorit sa më afër synimit të vërtetë shprehës të tij. Arsyet e një mungese të tillë duhen kërkuar, veç të tjerash, në zhvillimin e vonë të degëve të tilla “formaliste” të studimit si gjuhësia e tekstit ose kritika tekstologjike në gjuhësinë tonë, e cila i jepte përparësi studimit të përmbajtjes ndaj formës, por edhe në vështirësitë që dalin nga vëllimi i konsiderueshëm dhe përmbajtja e gjerë e veprës së Bogdanit, që kërkon përgatitje të veçantë gjuhësore e filologjike dhe angazhim të madh kohe e energjish.Në konferencën shkencore të organizuar në Tiranë në vitin 1989 me rastin e300 vjetorit të vdekjes së Bogdanit, ku u ndriçuan në mënyrë të thelluar disaaspekte të veprës e të personalitetit të Bogdanit, u tërhoq vëmendja në një varg temash në rrafshin gjuhësor, tekstologjik, filozofik e sociologjik si objekt studimi për të ardhmen. Por atje, për herë të parë mbas një kohe të gjatë u paraqit si detyrë e ngutshme për filologjinë tonë botimi kritik me transkriptim dhe me një studim të gjerë filologjik e gjuhësor i veprës së Bogdanit sipas modelit të “Mesharit” të Buzukut, përgatitur nga E. Çabej. Në hullinë e këtij mendimi, nga mesi i viteve ’90, m’u ngarkua kjo detyrë nga departamenti i Historisë së Gjuhës pranë Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave, ndërkohë që edhe nga rrethet e studiuesve jashtë vendit, sidomos atyre arbëreshë, ishte vënë theksi mbi nevojën e botimit kritik të veprës së autorëve të vjetër e veçanërisht të Bogdanit.Puna që shtrohej përpara nuk ishte e lehtë për t’u përballuar, për shkak tëproblemeve të shumta që dilnin gjatë transkriptimit, si dhe nga mungesa e njëkonsulence të specializuar në fushën e kritikës së tekstit. Megjithatë një model të shkëlqyer kemi pasur në studimin hyrës të Çabejt për botimin kritik të “Mesharit” të Buzukut, si dhe në studimin e G. Svanes mbi kriteret e leximit të veprës së Budit Speculum Confessionis. Njohja me përvojën e gjuhëtarëve arbëreshë, të cilët vitet e fundit kanë bërë përparime të mëdha në fushën e botimeve kritike, dhe kontaktet me ta ishin gjithashtu një ndihmë e çmuar. Për të nxjerrë në dritë tiparet e gjuhës së Bogdanit jemi konsultuar me punime dialektologjike e me tekste dialektore të gegërishtes veriore, e në mënyrë të veçantë me punimet e dialektologut Xheladin Gosturani mbi të folmet e krahinave verilindore. Kështu, mbas një pune disavjeçare, tani po del para publikut ky botim kritik i “Cuneus Prophetarum”, i cili shpresoj të jetë në nivelin e parashikimeve të lexuesve. Jemi përpjekur të gjejmë zgjidhjet më të mbështetura e të argumentuara, por, natyrisht, nuk mëtojmë që t’ia kemi arritur gjithmonë në masën e dëshiruar. Studiues të tjerë që do të merren më tej me veprën e Bogdanit mund të propozojnë zgjidhje të ndryshme në çështje të veçanta të transkriptimit, por mendojmë se çdo zgjidhje e qëndrim yni është arsyetuar mjaftueshëm në Hyrjen e botimit.Duke konsideruar që ky është i pari botim kritik i plotë që përmbush kushtet eekdotikës së sotme, nuk kemi marrë përsipër një krahasim sistematik me botimet e mëparshme të pjesshme të Mark Harapit dhe të Ndre Mjedës, që kishin më tepër karakter popullarizues pa pretendime shkencore, e në mjaft raste përmbajnë lëkundje ose qëndrime jokonsekuente në riprodhimet e grafive origjinale.Megjithatë, shënimet shpjeguese të këtyre filologëve të shquar, sidomos ato tëMark Harapit për çështje të ndryshme të leksikut e të gramatikës, janë mjaft të çmuara dhe na kanë vlejtur në jo pak raste.Botimi ynë kritik u drejtohet në radhë të parë studiuesve të gjuhës e letërsisëshqipe e studentëve të fakulteteve filologjike, por me dëshirën që të pranohet nga një publik më i gjerë, e kemi pajisur edhe me shënime të karakterit shpjegues, siç është sqaruar në fund të Hyrjes. Në këtë mënyrë shpresojmë se do t’u vlejë studimeve të ardhshme të mjaft aspekteve gjuhësore e stilistiko-letrare të veprës së Bogdanit që presin ende të ndriçohen.Në botim kemi përfshirë edhe përkthimet në shqip të vjershave, kushtimeve emiratimeve latinisht, italisht e kroatisht që i paraprijnë tekstit të veprës.Përkthimet nga latinishtja janë bërë nga prof. dr. Pëllumb Xhufi, të cilit ia di për nder angazhimin në këtë punë me gjithë ngarkesën e detyrës zyrtare që ka pasur, ndërsa përkthimet e tjera janë bërë prej meje.Në fund, e ndiej për detyrë të falenderoj të gjithë ata që me përvojën, dijen ekëshillat e tyre më kanë ndihmuar që ta çoj përpara punën e nisur: prof. ItaloCostante Fortinon e Universitetit Oriental të Napolit, për orientimin e drejtë kur isha në fillimet e punës sime, prof. Matteo Mandalanë nga Universiteti i Palermos për këshillat e sugjerimet e vlefshme mbas leximit të pjesëve të punimit, dr. Francesco Iusin, drejtor i Qendrës së përpunimit të të dhënave gjuhësore të Universitetit të Kalabrisë, për ndihmën në faqosjen e tekstit si dhe prof. Francesco Altimarin nga Universiteti i Kalabrisë. Në mënyrë të veçantë u jam mirënjohëse kolegëve të mi: drejtuesit tëdepartamentit, prof. Seit Mansakut dhe prof. Kolec Topallit, të cilët i lexuan e idiskutuan të gjitha pjesët e punimit tim dhe që kanë qenë vazhdimisht të gatshëm për çdo konsultim.

Parathënia e marrë nga botimi i dytë i librit CUNEUS PROPHETARUM(ÇETA E PROFETËVE), të atdhetarit Pjetër Bogdani. Një botim kritikme një studim hyrës, faksimile të origjinalit, transkriptim e shënimepërgatitur nga ANILA Omari . Nga Dritare



 PRESTIGE

Wellcome ne Revista Prestige.

Wellcome ne Revista Prestige.

Revista "Prestige" është një platformë e njohur  kulturore promovuese për arritjet sinjikative  të individëve në fusha të ndryshme. Duke pasur në fokus cilësinë dhe ekselencën, kjo revistë ofron përmbajtje që frymëzon dhe informon lexuesit,

Revista Prestige është rritje e vetedijes, me eksplorimni ne te gjitha fushat , ofron ekspertizën në krijimin dhe promovimin alternativat e AI duke i alternuar me publicitetin dhe kreativitetin. Revista ka 100 faqe te perditesuara.

Ndirevistprestige@gmail.comhmon ne ruajtjen e balancave te jetes me ato profesionale dhe ploteson pontecialin tuaj me nje thesar njohurish. Revista shfaqet si një thesar njohurish  encikloprdike.


© Revista Prestige 2023 - 2025

I'm always looking for new and exciting opportunities. Let's connect.

http://revistprestige.wixsite.com/prestige

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page