top of page

Arbëreshët (në italisht: albanesi d'Italia ), domëthënë shqiptarët e Italisë, i quajtur edhe italo-shqiptarë, janë pakica etno-gjuhësore shqiptare vendosur historikisht në jug të Italise

Updated: Mar 22, 2024







Arbëreshët e Italisë

At Gjergji Guxeta Papàs Jul Variboba Jeronim De Rada Gavril Dara i Riu Frangjishku Krispi

Zef Serembe Kristina Gentile Mandala Zef Skiroi Papàs Gaetano Petrotta Enzo Domestico Kabregu

Ernesto Sabato Imzot Sotìr Ferrara Stefano Rodotà Joseph J. DioGuardi Imzot Donati Oliverio

Popullsia e përgjithshme

rreth 100.000 (popullsia etnike: 260.000)

Rajone me popullsi të konsiderueshme

Flamuri Italia 100.000

Gjuhët

arbërishtja, italishtja

Fetë

Krishterimi katolikë të ritit bizantin

· Kisha Bizantine Arbëreshe ·

(pakica: katolikë e ritit latin)

Grupe etnike të lidhura

Shqiptarët

Arvanitët

Çamët

Mërgata shqiptare

Stratiotët

Suliotët

Arbëreshët (në italisht: albanesi d'Italia ose italo-albanesi), domëthënë shqiptarët e Italisë, i quajtur edhe italo-shqiptarë, janë pakica etno-gjuhësore shqiptare vendosur historikisht në jug të Italisë.

Të ardhur nga Shqipëria, nga rajoni historikisht shqiptar i Epirit dhe nga komunitetet e shumta shqiptare të Atikës dhe Moresë, sot në Greqi, ata u vendosën në Itali midis shekujve XV dhe XVIII, pas vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) dhe pushtimi progresiv i Arbërisë dhe në përgjithësi i të gjitha territoreve të dikurshme të Perandorisë Bizantine në Ballkan nga turqo-osmanët. Kultura e tyre përcaktohet nga elementë karakterizues, të cilët mund të gjenden në gjuhë, në ritin fetar, në zakonet, traditat, zakonat, artin dhe gastronominë, të ruajtura me xhelozi edhe sot, me vetëdijen e përkatësisë në një specifike grup etnik. Arbëreshët nuk e kanë harruar vendin e të parëve dhe ruajnë të gjalla zakonat e tyre të pasura, si gjuhën, veshjet dhe ritet e doket që kishin në Mëmëdhen. Ata jetojnë në rajonet e Abrucos, Kampaniës, Apulias, veçanërisht në Bazilikat, Molizë, Kalabri dhe Siçili. Janë emërtuar si arbëreshë, pasi në kohën kur u larguan nga Shqipëria, ajo quhej Arbëria.

Një nga veçoritë që karakterizon shumë këtë popull është, përveç gjuhën dhe veshjet popullore, që ruajtën me heroizëm deri sot, është edhe ritin fetarë krishterë greko-katolik apo bizantin. Për më shumë se pesë shekuj nga diaspora, pjesa më e madhe e komunitetit arbëresh ruan ende ritin fetar e origjinës. Arbëreshët në fakt përbëjnë Kishën Katolike Italo-Shqiptare (në italisht Chiesa Cattolica Italo-Albanese), një kishë sui iuris e traditës bizantine, e përbërë nga tre rrethe kishtare: ajo drejtohet nga dy eparki (dioqesa), ajo e Ungrës (CS) në Kalabri për arbëreshët të Italisë kontinentale dhe atë të Horës së Arbëreshëvet (PA) në Siçili për arbëreshët e Italisë ishullore, dhe një abaci territorial, manastiri ekzarkik I Grotaferratës (RM) në Lacio, ku murgjit bazilianë vijnë kryesisht nga vendbanimet arbëreshe. Grupi etno-gjuhësor arbëresh të Italisë ka arritur të ruajë identitetin e tij duke pasur në klerin dhe institucionet e tij mësuesin dhe pikën më të fortë të identifikimit etnik.

Gjuha e arbëreshëve është gjuha homonime arbërishte, e cila është pjesë e makrogjuhës shqipe dhe rrjedh nga varianti toskë që flitet në Shqipërinë e Jugut. Duke ndjekur ligjin n. 482/1999 shqipja e pakicës arbëreshe është ndër gjuhët e njohura dhe të mbrojtura në Itali.

Vlerësohet se arbëreshët e Italisë janë rreth 100.000 që me siguri flasin gjuhën "mëmë" (nënë) arbërore, dhe numërohen mbi 260.000 njerëz të etnisë arbëreshe. Ata përbëjnë një nga më të mëdhenjtë ndër pakicat historike etno-gjuhësore të Italisë; qytezët dhe katundet ku banojnë arbëreshët mbajnë dy emra, një në shqip dhe tjetrin italisht, ky i fundit përdorur sidomos nga të huajt. Për të përcaktuar "kombin" e tyre të shpërndarë, ata përdorin fjalën "Arbëri -a". Nga viti 2020, kultura dhe ritualet e popullsisë arbëreshe të Italisë janë zyrtarisht kandidatë, me titullin "Moti i Madh" ("Koha e Madhe"), për listën e trashëgimisë gojore dhe jomateriale të njerëzimit të UNESCO-s, e zyrtarizuar në bashkëpunimin dhe ndarjen e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë nëpërmjet Ministrisë së Kulturës shqiptare.

Hora e Arbëreshëve (apo siç njihet në gjuhë italiane si Piani degli Albanesi) është komuniteti më i madh arbëresh i vendosur në Itali, në vitin 1488 e që sot numëron mbi 6 mijë banorë.

Qyteti ndodhet në krahinën e Palermos dhe ka ruajtur traditën dhe zakonet shqiptare, e flet gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare krahas me gjuhen italiane.

Në kuadër të 533-vjetorit të themelimit, ministri i Shtetit për Diasporën dhe Agjencia Kombëtare e Diasporës në bashkëpunim me Asamblenë Rajonale Siciliane e autoritetet lokale vazhdon mbarëvajtjen e aktiviteteve festive.

Kalendari i eventeve vazhdon ditën e sotme, 30 gusht, me një sërë aktivitetesh e takimesh dhe mbyllet me koncertin “Tingujt e jetës mes Tokës dhe Detit” për të rinisur sërish ditën e nesërme me të tjera aktivitete.

Hora e Arbëreshëvet ndodhet në këmbët e një mali të lartë, 24 km larg nga kryeqyteti i provincës.

Ajo ka ruajtur shumë elemente etnike të kulturës së saj shqiptare, veçantitë e saj kulturore, gjuhësore, fetare (gjuhën, ritin bizantin, veshjet tradicionale, zakonet, muzikën dhe folklorin).

Banorët janë pasardhës të familjeve shqiptare, duke përfshirë edhe fisnikët dhe të afërmit e Skënderbeut, që u vendosën në Italinë e Jugut gjatë pushtimeve të Perandorisë Osmane në Ballkan.

Identiteti arbëror i Horës së Arbëreshëvet është i fortë, në fakt gjuha arbëreshe flitet nga tërë bashkësia dhe përdoret në gazeta, shkolla dhe radio.

Bashkia përdor në dokumentet zyrtare dygjuhësore gjuhën shqipe dhe italiane për banorët e saj, në bazë të ligjit ekzistues për mbrojtjen e pakicave etnike dhe gjuhësore në Itali.

Sot jetojnë këtu shumë shqiptarë të tjerë, të cilët erdhën gjatë emigracionit të fundit shqiptar prej detit Jon dhe portit të Durrësit.

Historia

Hora e Arbëreshëvet u themelua më 30 gusht të vitit 1488 nga një grup shqiptarësh nga Himara. Në vitet 1482-1485, një sulm i perandorisë turko-osmane islame i detyroi familjet e Arbërisë (emrin i hershëm i Shqipërisë) të linin vendin dhe të iknin për lirinë drejt anës tjetër të detit Adriatik për në Itali.

Banorët e kanë origjinën e tyre nga vendbanimi shqiptar i Himarës. Ata morën anije nga Venediku dhe shkuan në Italinë qendrore-jugore dhe në Sicilinë.

Në fillim ishin, me sa duket, në kampet e përkohshme diku afër qytetit të Palermos deri rreth viteve 1486-1487.

Në atë kohë ata i kërkuan kardinalit Jan Borgia, argjipeshkvi i Muriallit (italisht: Monreale), të drejtën e qëndrimit të përhershëm në tokat e Merkut dhe Aydinglit, mbi malet sipër Palermos. Lëshimi zyrtar i tokave është dhënë te banorët në vitin 1488.

Në 1534, një valë tjetër e familjeve shqiptare u vendosën në katund. Ata ishin kryesisht Arbëror nga Kalaja veneciane e Koronit në rajonin e Moresë ose Peloponezit jugperëndimor në Greqi.

Mbreti Johan II i Spanjës i lejoi zyrtarisht refugjatët të zënë vendin e tanishëm të tyre dhe të ruajnë fenë ortodokse.

Në fillim qyteti isht quejtur Fusha e Argjipeshkvit” (italisht: “Piana dell’Arcivescovo”) ose latinisht: S.P.Q.A. (Senatus Populus Que Albanensis) apo N.P.A.C. (Nobilis Planæ Albanensium Civitas), si edhe thjeshtësisht “Civitas Nobilis Plana Albanensium”, më vonë, në shekullin XIX, ka mbetur vetëm italisht Piana dei Greci për ritin fetar bizantin, quajtur nga litint (italiant) “grek”, duke ulokuar emrin origjinal.

Arbëreshët e Horës patën një rol aktiv gjatë lëvizjeve të “Risorxhimentit” (Rilindjës) e Italisë, në lëvizjen politiko-sindikale në Sicili e “Dhomatet e gjindevet çë shërbejën” (italisht I Fasci Siciliani dei Lavoratori) të 1893-1894 dhe në lëvizjen, gjithëmonë në Sicili, për pushtimin e tokëve/dherave të papunuara të viteve ’50 të shekullit të shkuar.

Gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe njëzetë, arbëreshët e Horës së Arbëreshëvet, ishin pjesëmarrës aktivë në ngjarjet historike rajonale, kombëtare dhe për çështjen e rilindjes kombëtare shqiptare.

Ata dhanë një kontribut të rëndësishëm për kulturën dhe letërsinë shqiptare, duke luajtur një rol të rëndësishëm për unitetin kombëtar italiane dhe për pavarësinë së Shqipërisë, dhe të marrin pjesë në fazat më të fuqishëm të “Dhomatet e gjindevet çë shërbejën” (Lëvizjes së Punëtorëve) për të theksuar lidhjen me atdheun e sotëm dhe dashurinë për Mëmëdheun, gjallë edhe sot.

Për fat të keq, Hora e Arbëreshëvet është njohur edhe për të parën masakër shtetërore (1 maj 1947) te Gryka e Spartavet, ku u vranë arbëreshët.

Gjatë shekujve, prej më shumë se pesëqind vjet, arbëreshët, si pjesë e identitetit të tyre dhe në sajë të këmbënguljes së tyre dhe institucioneve të tyre kulturore, rrethanat sociale dhe ekonomike, ruajtën me kujdes dhe xhelozi rrënjët kulturore të tyre, si: gjuhën, ritin bizantin, kostumet, doket e zakonet.

Ata qenë një kënd të rëndësishëm i kulturës lindore në tokën perëndimore, një model integrimi.

Kultura e tyre është një veçanti e papërsëritshme, një pronësi e njerëzisë që është mirë të ruhet, por është edhe përkushtim i sinqertë ndaj atdheut të dashur.

16 views
bottom of page