top of page

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj është pritur sot me nderime shtetërore në Prishtinë.

  • Jun 12, 2024
  • 2 min read

Updated: Jun 14, 2024

Begaj pritet nga Osmani me nderime shtetërore

Nga Rezart Ekmekçiu -12/06/2024









TIRANË, 12 qershor /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj është pritur sot me nderime shtetërore në Prishtinë.


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani doli për ta pritur Begajn para Presidencës, ku edhe u luajtën himnet shtetërore nga trupat e FSK-së.


Presidentja Osmani ka postuar në rrjetet sociale edhe një video ku shprehet se është “përjetësisht mirënjohëse për të gjithë vizionarët, dëshmorët, martirët dhe aleatët e lirisë sonë”.


Osmani shkruan: “Kosova dhe Shqipëria bashkë në ditë të vështira e në ditë të mira”.


Presidenti Begaj e cilësoi 12 qershorin e vitit 1999 si një ditë të madhe, në të cilën u realizuan ëndrrat e popullit shqiptar.


“Ashtu siç ju e cilësoni një rilindje për Kosovën, unë mendoj se bashkë me rilindjen është dita e dhënies fund të padrejtësive”, u shpreh Presidenti i Republikës.


“Në ditë të mira e të këqija duhet të jemi bashkë pa nevojën e ftesave formale. Unë vij këtu si në shtëpinë time, ashtu siç ju vini në Shqipëri. Unë nuk do të mungoj asnjëherë në Kosovë, ashtu siç nuk kam munguar në asnjë aktivitet”, u shpreh ndër të tjera Presidenti Begaj, duke rikonfirmuar mbështetjen ndaj Kosovës për finalizimin e aspiratës së ëndrrës së shqiptarëve për integrimin Euroatlantik.


“Shqipëria do të jetë kurdo, ngado e kurdoherë në mbrojtje të Kosovës. Nëse ne nuk përparojmë së bashku, do të jetë e pafalshme për shqiptarët, për martirët e lirisë”, u shpreh Presidenti Begaj.


Kreu i Shtetit e quajti Kosovën një histori suksesi dhe shprehu bindjen se krahas hapave të ndërmarra për të ecur përpara, duhet bashkëpunim me miqtë ndërkombëtarë të shqiptarëve dhe partnerëve strategjikë për të ndërtuar shtetin demokratik, për të cilin sakrifikuan jetën dëshmorët.


Një tjetër mesazh që Presidenti Begaj përcolli në këtë takim i drejtohej të rinjve shqiptarë dhe përpjekjes për edukimin e këtij brezi me trashëgiminë, në mënyrë që ata të vlerësojnë se sa e shtrenjtë është liria.“Nëse do te kishte një çmim Nobel për lirinë, ai duhet t’i jepej familjes Jashari”, – u shpreh Presidenti Begaj, duke vlerësuar veprën e sakrificës sublime për lirinë e shqiptarëve.


Duke kujtuar sakrificën e shqiptarëve në të dyja anët e kufirit për Kosovën e lirë, Presidenti i Shqipërisë përcolli mesazhin për mbrojtjen të kësaj vlere, e cila, sipas tij, nuk dhurohet dhe nuk ka çmim, e si e tillë, ajo duhet të mbrohet.


Begaj pritet t’i drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës me një fjalim në seancën solemne.


Presidenti i Republikës po merr pjesë në ceremonitë shtetërore me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës.


Kreu i Shtetit është i ftuar nga tre autoritetet më të larta të Republikës së Kosovës: Presidentja Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Kryeministri, Albin Kurti.









 PRESTIGE

Wellcome ne Revista Prestige.

Wellcome ne Revista Prestige.

Revista "Prestige" është një platformë e njohur  kulturore promovuese për arritjet sinjikative  të individëve në fusha të ndryshme. Duke pasur në fokus cilësinë dhe ekselencën, kjo revistë ofron përmbajtje që frymëzon dhe informon lexuesit,

Revista Prestige është rritje e vetedijes, me eksplorimni ne te gjitha fushat , ofron ekspertizën në krijimin dhe promovimin alternativat e AI duke i alternuar me publicitetin dhe kreativitetin. Revista ka 100 faqe te perditesuara.

Ndirevistprestige@gmail.comhmon ne ruajtjen e balancave te jetes me ato profesionale dhe ploteson pontecialin tuaj me nje thesar njohurish. Revista shfaqet si një thesar njohurish  encikloprdike.


© Revista Prestige 2023 - 2025

I'm always looking for new and exciting opportunities. Let's connect.

http://revistprestige.wixsite.com/prestige

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page