Belvedere Korça, si rezidenca e vetme malore në vend përfaqëson një koncept të ri dhe inovator në ndërtim.
- Jan 20
- 2 min read

Belvedere Korça, si rezidenca e vetme malore në vend përfaqëson një koncept të ri dhe inovator në ndërtim. Me një vendndodhje ideale, në zemër të qytetit të Korçës, kjo rezidencë ka prezantuar për herë të parë në Shqipëri një teknologji që i përshtatet më së miri klimës së ftohtë malore. Passive House, e njohur për reduktimin drastik të konsumimit të energjisë, ofron një mënyrë jetese eco-friendly me komoditet të lartë për banorët.
Çfarë përfaqëson Passive House?
Historia e konceptit Passive House nis nga zhvillimet e viteve 1980, kur në Suedi dhe Danimarkë standardet ligjore për ndërtesat e reja kërkonin konsum të ulët energjie, me elementë si eliminimi i urave termike, xhamat e izoluar dhe ruajtja e nxehtësisë. Nisur nga këto kërkesa, maj të vitit 1988, profesori Bo Adamson nga Universiteti i Lundit në Suedi konceptoi për herë të parë idenë e Passive House. Ndërtesa e parë që testoi këtë koncept u përfundua në Darmstadt, Gjermani, në vitin 1991, nga Dr. Wolfgang Feist dhe Dr. Bo Adamson. Teknologjia vijoi më pas të përdorej në Hanover të Gjermanisë dhe madje njihej si “Shtëpia me zero energji”, pikërisht për shkak të konsumit pothuajse zero të energjisë.
Në thelb, bëhet fjalë për një teknologji që synon të minimizojë nevojën për ngrohje dhe ftohje në ndërtesa përmes izolimit, ventilimit të kontrolluar dhe përdorimit të energjisë natyrore. Përmes materialeve ndërtimore të përzgjedhura me kujdes dhe teknologjisë së sofistikuar, ndërtesat e projektuara sipas këtij standardi arrijnë të mbajnë një temperaturë të qëndrueshme gjatë gjithë vitit, me konsum minimal energjie.
Në Belvedere Korça, ky koncept është kthyer në një realitet, duke u përkthyer në përfitime të ndryshme për banorët e kësaj rezidence. Materialet me performancë të lartë si ato të përdorura në izolimin termik dhe sistemet e ventilimit me rikuperim të nxehtësisë, garantojnë jo vetëm një shtëpi të qëndrueshme nga ana ekologjike, por edhe kursime të konsiderueshme financiare, kjo si rezultat i konsumimit më pak të energjisë.
Gjithashtu, kësaj teknologjie i bashkëngjitet edhe arkitektura e cila është projektuar në mënyrë të tillë që të përthithë maksimumin e dritës natyrore dhe të reduktojë humbjen e energjisë përmes strukturës inovatore të fasadave.
Ky kombinim i efikasitetit energjetik dhe estetikës e bën projektin Belvedere Korça një shembull në drejtimin e ndërgjegjësimit ndaj mjedisit, por edhe një mundësi investimi e shkëlqyer duke ofruar tashmë teknologjinë më inovatore në vend, që rrit akoma më shumë vlerën e pronës.
Related Posts
Përse të gjithë po shkojnë në Korçë?
Përse të gjithë po shkojnë në Korçë?
Korça, qyteti që di të të përqafojë me atmosferën e tij magjike..
Një eksperiencë 360 gradë në rezidencën e vetme malore në Shqipëri!
Një eksperiencë 360 gradë në rezidencën e vetme malore në Shqipëri!
Jeni në kërkim të destinacioneve të reja dhe eksperiencave unike? Belvedere Korça, me kombinimin ideal…
