top of page

Bota sot e njeh si një nga perandoritë më të fuqishme që ka ekzistuar ndonjëherë. Bëhet fjalë për Perandorinë Romake, ku përgjatë shekujve janë bërë disa nga arritjet më të mëdha,

Updated: Jul 3, 2024

Arkitektura romake që i rezistoi kohës

Reporteri


ree

Bota sot e njeh si një nga perandoritë më të fuqishme që ka ekzistuar ndonjëherë. Bëhet fjalë për Perandorinë Romake, ku përgjatë shekujve janë bërë disa nga arritjet më të mëdha, për çka sot e kësaj dite njerëzimi është mirënjohës.

Kur flitet për arritjet, arkitektura romake është definitivisht një prej tyre. Dëshmi e gjallë për madhështinë e saj janë ndërtimet që qëndrojnë në këmbë edhe sot, pavarësisht se përgjatë dy mijë vjetëve shumë gjëra kanë ndryshuar, transmeton Reporteri.net.

Është vështirë të imagjinohet Roma moderne pa Koloseun, pavarësisht faktit se ky monument e pa Perandorinë të ngrihej dhe të binte qindra herë, ndërkohë që qindra breza dhe kultura shkonin e vinin.

LEXO EDHE:

Vendet më të mira që duhet t’i vizitoni në Zvicër

A jeni marakli të bukës? Në këto vende në Evropë mund të provoni shije të reja të ushqimeve

Niseni eksperiencën tuaj në Budapest, arsyet pse do ta adhuroni kryeqytetin hungarez

Nëse e shikojmë se çfarë ka mbetur sot do të shohim disa struktura ikonike të cilat kanë ruajtur lavdinë sot e asaj dite.

Shikoni pamjet më poshtë dhe bëni vetë krahasimet:

1.KOLOSEU


ree

Simboli i Romës, Koloseu qëndron akoma me atë pamje mahnitëse, si 2000 vjet më parë. Amfiteatri mund të mbajë një numër prej 50.000 – 80.000 spektatorësh. Dhe njerëzit kishin një arsye të mirë për t’u mbledhur brenda ambienteve të tij duke shijuar argëtime të tilla si gara gladiatorësh, gjueti të kafshëve, ekzekutimet, dhe dramat e bazuara në mitologji. Në ditët e sotme Koloseu është një nga atraksionet më të njohura turistike të Romës, pavarësisht se është dëmtuar nga tërmetet dhe grabitësit me kalimin e kohës. Në vitin 2007, New7Wonders Foundation zgjodhi strukturën e tij si një nga shtatë mrekullitë e botës.


2 FORUMI ROMAK


ree

I vendosur në zemër të qytetit të Romës, Forumi romak është një shesh drejtkëndor rrethuar nga rrënojat e disa ndërtesave të rëndësishme të qeverisë së lashtë. Në kulmin e lavdisë së Perandorisë, vendi shërbente për fjalime publike, gjykime kriminale, dhe ndeshje gladiatore si dhe ngjarje të tjera komerciale. Në kohët e mëvonshme, vendi ishte vend i përsosur për shumë artistë dhe arkitektë që studionin në Romë për të skicuar gjatë shekullit të 17-të deri në shekullin e 19-të. Sot, Forumi është një atraksion turistik që tregon rrënojat e disa prej ndërtesave më të rëndësishme që romakët e lashtë kishin.


3 STADIUMI I DOMINITIANIT (Piazza Navona)


ree

Perandori Titus Flavius ​​Domitianus udhrdhëroi ndërtimin e tij në vitin 80 si një dhuratë për njerëzit e Romës, stadiumi i Domitianit u përdor kryesisht për gara atletike. Në vitin 217, kur Koloseu u dëmtua nga zjarri, stadiumi u përdor për shfaqjet e gladiatorëve. Me zvogëlimin e fuqisë së Perandorisë, stadiumi u përdor për të strehuar të varfërit. Pas Rilindjes, struktura u minua dhe u grabit për materiale ndërtimi. Aktualisht, Piazza Navona qëndron mbi vendin e Stadiumit të Domizit.


4 CIRKU MAXIMUS


ree

Circus Maximus ishte dikur një vend argëtimi masiv. Ishte vendi i përsosur për lojëra publike të mbajtura për argëtim të popullit romak, të cilat shpesh lidheshin me festa të ndryshme. Ishte stadiumi i parë dhe më i madh në Romën e lashtë dhe në Perandorinë e mëvonshme. Ajo mund të strehojë një audiencë mbresëlënëse prej mbi 150,000 spektatorësh. Mijëra vjet më vonë, Circus Maximus tani është një park publik.

5 TEMPULLI I SATURNIT

Dedikuar ndaj zotit të Saturnit, Tempulli u ndërtua në vitin 497 para erës së re nga Tarquinius Superbus, Mbreti i Romës. Duke përjetuar fatkeqësi të ndryshme, përfshirë zjarrin, tempulli u shkatërrua dhe u rindërtua me rrënojat e sotme duke reflektuar mishërimin e tretë të Tempullit të Saturnit.


6 TEMPULLI I VENUSIT DHE ROMA


ree

Besohet gjerësisht se dikur ka qenë tempulli më i madh në Romën e Lashtë, Tempulli i Venusit dhe romëve është vendosur në kodrën e Velianit, afër Koloseut. Ndërtuar në vitin 135 pas Krishtit, tempulli u dedikohet perëndeshave Venus Felix (“Venus Bringer of Good Fortune”) dhe Roma Aeterna (“Rome Eternal”). Besohet se një tërmet i rëndë në shekullin e 9 shkatërroi tempullin. Më vonë, në vendin e saj u ndërtua një kishë, me urdhër nga Papa Leo IV. Vetëm disa kolona të tempullit të vjetër qëndrojnë sot.


7 FORUMI ROMAN Tabulariumi


ree

Zyra e të Dhënave Zyrtare të Romës së lashtë, Tabularium dikur posedonte zyrat e zyrtarëve të qytetit dhe ofronte një pamje mahnitëse mbi Forumin Romak më poshtë. Edhe pse u ndërtua në vitin 78 para erës sonë, korridori i tij i madh që është 67 m i gjatë dhe dhe 15 metra mbi tokë, është, për fat të mirë, i ruajtur deri në një masë.

8 Bazilika e Santi Cosma E Damiano

Një nga pamjet më të shquara në Forumin Romak, bazilika e Santi Cosma e Damiano besohet të jetë autorizuar nga perandori Maxentius për të nderuar birin e tij Valerius Romulus, i cili vdiq në vitin 309. Ndërtesa u kristianizua dnë 527. Gjatë gjithë viteve, shumë restaurime ndihmuan në ruajtjen e strukturës së paprekur që mbijetoi deri më sot dhe është një nga atraksionet më të njohura turistike, me mozaikë të shekullit të 6-të dhe të 7-të të shfaqur në bazilikë. /Reporteri.net

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page