top of page

Bill Clinton: Mirënjohës për 25 vjet paqe në Kosovë

Updated: Jun 26, 2024



ree


PRISHTINË, 12 qershor /ATSH/ Kosova shënon sot, 12 qershor 2024, 25-vjetorin e Ditës së Lirisë apo Çlirimit, kur trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë pas fushatës ajrore të aleancës veriatlantike kundër caqeve ushtarake e policore serbe në Kosovë dhe Serbi.


Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, shkroi në rrjetin social X se ndihet mirënjohës për 25 vjet paqe në Kosovë.


Bill Clinton është nderuar në Kosovë për kontributin e tij në çlirimin dhe pastaj pavarësimin e vendit nëntë vjet më pas. Në Prishtinë, në sheshin e emëruar për nder të Clintonit ndodhet edhe një shtatore e tij, ndërsa aty afër është hapur edhe një dyqan rrobash i emëruar Hillary, për nder të Zonjës së Parë të atëhershme të SHBA-së, Hillary Clinton.


Clinton luajti rol kyç në çlirimin e Kosovës më 1999, pasi punoi me aleatët e tjerë të NATO-s për ndërmarrë veprime ushtarake në mbrojtje të popullit të Kosovës.


“Mund t’i raportoj popullit amerikan se kemi shënuar fitore – për një botë më të sigurt, për vlerat tona demokratike dhe për një Amerikë më të fortë”, tha Clinton 25 vjet më parë.


Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, e uroi popullin e Kosovës për Ditën e Çlirimit dhe theksoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë përkrah popullit kosovar.


“Tani, 25 vjet më vonë, ne jemi krenarë për gjithçka që kemi arritur. Ju e keni ndërtuar shtetin tuaj sovran, demokratik dhe shumetnike nga themeli. Ajo që e keni arritur ju, është e jashtëzakonshme”, tha Hovenier.


Ai theksoi në një videomesazh të publikuar në rrjetin social X se Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë partneri i Kosovës në ditën kur ajo e shënon njërin prej momenteve më të rëndësishme në historinë e vet.


“Dua të theksoj se përkushtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj popullit të Kosovës është po aq i fortë dhe i qëndrueshëm si gjithmonë. Ne qëndrojmë pranë popullit të Kosovës kundër autoritarizmit; kundër përpjekje për ta shtypur apo ndarë shoqërinë në vija etnike ose fetare; kundër shkatërrimit me dhunë të jetës dhe jetesës së njerëzve kundër vullnetit të tyre. Ne qëndrojmë me krenari dhe plotësisht përkrah popullit të Kosovës”, shtoi ai. /REL/Nga Rezart Ekmekçiu -12/06/2024

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page