top of page

Dita Ndërkombëtare e Violinës

  • Dec 13, 2024
  • 1 min read


ree

Dita Ndërkombëtare e Violinës

Nga edlira.ruzi


TIRANË, 13 dhjetor/ATSH/ 13 dhjetori njihet ndryshe si Dita Ndërkombëtare e Violinës. Organizatat artistike anembanë globit, në këtë ditë, bëjnë thirrje për të luajtur, dëgjuar ose mësuar muzikë për violinë; shikimi i filmave të famshëm si “Violina e Kuqe”, “Violinisti i Djallit” dhe “Solisti”; ose ndjekja ose shikimi i koncerteve.


Si pionier i artit të violinës në Shqipëri njihet Ludovig Naraçi i cili në dhjetor të vitit 1926 mbajti koncertin e tij të parë për violinë. Virtuozi Naraçi ishte edukuar në qendrat evropiane të kulturës si Vjenë e Pragë. Naraçi dha konktribut edhe në mësimdhënie ku mësoi disa breza violinistësh shqiptarë.


Instrumenti i violinës nuk është dukur gjithmonë njësoj që nga lulëzimi i tyre gjatë shekullit të 16-të. Sipas muzikologut dhe violinistit amerikan, David D. Boyden, lloji më i hershëm i violinës u shfaq jo më vonë se 1530 dhe pjesa më e madhe e evolucionit të saj mund të gjurmohet përmes ikonografisë së kohës.


Disa nga instrumentet më të vlerësuara janë shitur për miliona dollarë në ankande. Disa nga violinat më të çmuara deri më sot janë punuar nga shtëpitë Amati, Guarneri dhe Stradivarius. Violina e parë moderne është bërë nga Andrea Amati nga Kremona, Itali, rreth 1955.


Shumica e violinave të prodhuara sot janë kopje të Stradivarius ose Amati.


Sot, violina jo vetëm që mbetet një tipar i domosdoshëm i muzikës klasike perëndimore, por ka gjetur rrugën e saj në forma të ndryshme të muzikës klasike dhe popullore në mbarë botën, si dhe në zhanre të tjera.











 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page