top of page

Vjosa në UNESCO, vijon puna për plotësimin e dokumentacionit

  • Sep 1, 2024
  • 2 min read

ree


Vjosa në UNESCO, vijon puna për plotësimin e dokumentacionit


Featured Image

facebook sharing buttontwitter sharing buttonpinterest sharing buttonemail sharing buttonsharethis sharing button

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura së bashku me ekspertët e misionit të UNESCO-s po vijojnë punën në terren mbi përgatitjen e dosjes për ta bërë Vjosën pjesë të trashëgimisë së mbrojtur botërore.


Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto të specialistëve në terren.



“Ekspertët duke vlerësuar nga afër mozaikun e saj si një prej ekosistemeve më unikë në Evropë dhe duke bërë pjesë të diskutimeve edhe banorët e bizneset e zones”, theksoi Rama.


Grupi i ekspertëve ka realizuar inspektime të shumta në terren, duke përfshirë vizita në Monumentin e Natyrës “Ujërat Termale të Bënjës”, në Tepelenë, dhe në Peizazhin e Mbrojtur “Pishë Poro-Nartë”.


Gjatë këtyre vizitave, ata kanë vlerësuar nga afër një nga ekosistemet më unike të Evropës dhe kanë zhvilluar diskutime me banorët dhe bizneset lokale për të siguruar mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre në këtë proces.


Ky hap i rëndësishëm vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të qeverisë shqiptare për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë natyrore të vendit.


Vjosa u shpall Park Kombëtar në mars të vitit 2023. Vjosa u vizitua edhe nga drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay.


Qeveria ka kërkuar përfshirjen e Vjosës në listën e siteve të mbrojtura nga Unesco, duke e vlerësuar si një prej lumenjve të fundit të egër në Europë dhe i pari Park Kombëtar i një lumi të paprekur.


Përgatitja e aplikimit është një proces i gjatë sipas standardeve të Organizatës Botërore të Kombëve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, dhe Shqipëria do të asistohet nga ekipi i programit “Man and Biosphere

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page