top of page

Në Zyrih të Zvicrës, sapo ka lënë shenjën e vet, tenori i shquar Saimir Pirgu. Duartrokitje, kritika pozitive dhe shumë falënderime për më të mirin e skenës, në operën “Carmen”

  • Apr 14, 2024
  • 2 min read

Updated: May 17, 2024




Në Zyrih të Zvicrës, sapo ka lënë shenjën e vet, tenori i shquar Saimir Pirgu. Duartrokitje, kritika pozitive dhe shumë falënderime për më të mirin e skenës, në operën “Carmen” me regji të Andreas Homoki. Prodhimi i ri i "Carmen" në Zyrih është një bashkëprodhim me Opera Comique në Paris. Regjisori Andreas Homoki bëri përshtatjen e duhur me atë franceze, duke sjellë një surprizë për publikun. Rolet kryesore regjisori Homokia ia besoi tenorit shqiptar Saimir Pirgu dhe mezosopranes Marina Viotti.

Shkëlqen në Zyrih, tenori ynë i shquar. Shqipëria krenare

Mediat dhe kritikat zviceranë e shoqëruan me fjalët më të shkëlqyera interpretimin fantastik të Saimir Pirgut.

“Mezosoprane Viotti është tejkaluar edhe për nga volumi nga partneri i saj i skenës Saimir Pirgu. Me rolin e Don José, këngëtari shqiptar dëshmon se është një tenor heroik, i cili formon harqet e tij melodike me forcë të përqendruar dhe elegancë sublime. Pirgu është bindës edhe në lojë kur bie viktimë e çmendurisë shkatërruese të dashurisë.”, shkruan gazetari Peter Wäch.

Shkëlqen në Zyrih, tenori ynë i shquar. Shqipëria krenare

Gazetari i prestigjiozes zvicerane, NZZ, Christian Wildhagen thotë se Saimir Pirgu e luan shkëlqyeshëm rolin e Don José:

“Një nga “njerëzit e çuditshëm” humbet në skenë, i veshur me një look casual dhe këpucë firmato. Në skenën ende boshe, ai gjen si rastësisht një reduktim të pianos, e lexon me zor dhe e marrin menjëherë të rinjtë e pacipë vendas, të cilët së pari i grabisin këpucët dhe pastaj fletën e muzikës. Sigurisht që është Don José, tenori, i cili nuk e di se çfarë po ndodh me të. Saimir Pirgu e luan shkëlqyeshëm këtë rol.”, shkruan e përditshmja NZZ.

Shkëlqen në Zyrih, tenori ynë i shquar. Shqipëria krenare

Kritikën e tij Kaspar Sannemann e nis me titullin “Marina Viotti dhe Saimir Pirgu si të dashuruar fatalë...” Ai i bën një analizë të mirëfilltë interpretimit të shkëlqyer të tenorit Pirgu që e quan aktor të jashtëzakonshëm dhe figurën më popullore të asaj mbrëmjeje.

“Saimir Pirgu e ndërlidh butë pasionin e vrullshëm me zërin e tij rrezatues bronzi prej tenori, por gjithashtu është në gjendje të përdorë fraza më të buta në një mënyrë prekëse, duke treguar një prezencë të fortë skenike dhe nuk duket asnjëherë ankues, por thjesht si një i ri naiv i mbingarkuar plotësisht me situatën e tij. Për mua, figura më popullore e mbrëmjes. Krejt ndryshe është Carmen e Marina Viotti-t, e cila luan me besim dhe llogarit me sharmet e saj: një debutim mbresëlënës në rol. Marina Viotti dhe Saimir Pirgu e këndojnë skenën e fundit të aktit të katërt me pasionin që u futet nën lëkurë, duke e shtyrë njëri-tjetrin si një spirale drejt përsosmërisë vokale, derisa Don José (tenori Pirgu) nuk njeh rrugëdalje tjetër pas poshtërimit të fundit verbal nga Carmen dhe merr thikën.”, thuhet në kritikën e Kaspar Sannemann.

Shkëlqen në Zyrih, tenori ynë i shquar. Shqipëria krenare

Ky është suksesi i radhës i tenorit shqiptar Saimir Pirgu. Tenori Pirgu rrëmbeu duartrokitjet e publikut në Operën Mbretërore të Londrës, me operën “La Boheme”, shkëlqeu me operën “Ernani”, në Festivalin Bregenz dhe së fundi triumfoi me “Carmen” në Operën e Zyrihut. Shqipëria është krenare për ty Saimir Pirgu!


 PRESTIGE

Wellcome ne Revista Prestige.

Wellcome ne Revista Prestige.

Revista "Prestige" është një platformë e njohur  kulturore promovuese për arritjet sinjikative  të individëve në fusha të ndryshme. Duke pasur në fokus cilësinë dhe ekselencën, kjo revistë ofron përmbajtje që frymëzon dhe informon lexuesit,

Revista Prestige është rritje e vetedijes, me eksplorimni ne te gjitha fushat , ofron ekspertizën në krijimin dhe promovimin alternativat e AI duke i alternuar me publicitetin dhe kreativitetin. Revista ka 100 faqe te perditesuara.

Ndirevistprestige@gmail.comhmon ne ruajtjen e balancave te jetes me ato profesionale dhe ploteson pontecialin tuaj me nje thesar njohurish. Revista shfaqet si një thesar njohurish  encikloprdike.


© Revista Prestige 2023 - 2025

I'm always looking for new and exciting opportunities. Let's connect.

http://revistprestige.wixsite.com/prestige

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page