Emin Musliu: Inxhinier, Projektuesi dijetari i Hidroenergjetikës Shqiptare.
- Mar 2
- 17 min read

Emin Musliu: Inxhinier, Projektuesi dijetari i Hidroenergjetikës Shqiptare.
Emin Musliu ka shërbyer si Drejtor i Institutit të Studimeve dhe Projektimeve të Hidrocentraleve, Zëvendësministër i Ndërtimit dhe Ministër i Ndërtimit.
Emin Musliu ishte kryeprojektues i hidrocentraleve Selitë, Ulëz, Shkopet, Bistricë dhe i kaskadës së Drinit (Vau i Dejës, Fierzë).
(Ne profesion ing Hidroteknik, kryetar i grupit inxhiniero teknik)
Ai hartoi dhe mbikëqyri zbatimin e digave dhe skemave hidroenergjetike, duke garantuar sigurinë ndaj prurjeve ekstreme dhe tërmeteve, si dhe mbajti poste drejtuese shtetërore në ndërtim dhe energjetik.
Në historinë e hidroenergjetikës shqiptare, Emin Musliu qëndron si një gur themeli i pakrahasueshëm; vizioni dhe precizioni i tij në projektimin e hidrocentraleve e ngjason atë me Wernher von Braun, arkitektin gjerman të raketave që çoi njeriun në hapësirë.
Ashtu si von Braun llogariti çdo faktor të mundshëm për të realizuar ëndrrën e eksplorimit të universit,
Musliu planifikoi çdo detaj të kaskadës së Drinit dhe të digave shqiptare, duke marrë parasysh prurjet ekstreme, tërmetet, dhe ndikimet mjedisore, duke garantuar që energjia e ujërave të shndërrohej në progres dhe stabilitet për një vend të tërë.
Aftësia e tij për të parashikuar rreziqet dhe për të harmonizuar teknologjinë me natyrën e bën figurën e tij jo vetëm një inxhinier, por një shjencetar universal në fushën e energjetikës.
Emin Musliu është një nga figurat më të shquara të inxhinierisë shqiptare, se bashku me Petrit Radovicken, udhëheqës vizionar që modeluan zhvillimin e hidrocentraleve në Shqipëri gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX.
Jetën dhe veprën e tij mund ta perceptojmë si një rrugëtim të fuqishëm të dijes, disiplinës dhe mençurisë teknike, ku çdo projekt ishte një demonstrim i logjikës perfekte, kapacitetit organizativ dhe vizionit të guximshëm për të transformuar lumin në energji dhe stabilitet për vendin.
Çdo vepër e tij është dëshmi e qartësisë së mendimit dhe disiplinës së lartë teknike, një punë që sfidon kohën dhe ruhet si standard për brezat e ardhshëm.
Le te mesojme me teper
Kush ishte Emin Musliu
Emin Musliu ka lindur në vitin 1925 në qytetin e Shkodrës, në një familje shqiptare ku edukimi dhe puna ishin vlera themelore.
Terreni malor dhe lumenjtë e rajonit formuan interesin e tij të hershëm për hidroteknikën dhe ndërtimet e mëdha.
Musliu kreu arsimin e mesëm teknik dhe më pas studimet universitare në Inxhinieri Hidroteknike. Gjatë viteve 1950, ai zhvilloi specializime jashtë vendit, duke marrë njohuri nga vendet e Evropës Lindore, si dhe përvoja të drejtpërdrejta teknike nga projekte në Jugosllavi dhe Kinë, duke u njohur me teknologjitë më të avancuara të kohës.
Këto eksperienca e pajisën me aftësi për të menaxhuar projekte komplekse dhe për të implementuar zgjidhje teknike të sigurta dhe të qëndrueshme.
Karriera profesionale dhe veprat
Vitet 1950–1960:
1951: Fillon punën si inxhinier në Hidrocentralin e Selitës, përgjegjës teknik te Mali me Gropa.
1958–1960: Kryeinxhinier dhe drejtor teknik në kantieret e HEC-it të Selitës dhe Ulzës.
Ai koordinoi ndërtimin e digave dhe stacioneve hidroenergjetike, duke siguruar që çdo projekt të realizohej me disiplinë perfekte.
Vitet 1960–1970:
1961–1963: Hartimi i skemës së Drinit, projekt ky me kritere të rrepta sigurie: prurje ekstreme 4500 m³/s dhe tërmet deri në 9 ballë.
1962: Fillimi i ndërtimit të HEC Shkopet dhe Bistricës 1, në bashkëpunim me Petrit Radovickën dhe inxhinierë të tjerë të Institutit të Hidrocentraleve.
1967–1970: Kaskada e Drinit, përfshirë HEC-i i Vaut të Dejës, ku Musliu drejtoi qindra punonjës dhe inxhinierë, duke kombinuar eksperiencën vendase dhe njohuritë ndërkombëtare.
Vitet 1970–1980:
1970: Përfundimi i HEC Shkopet.
1976: Përmirësimi i Bistricës 2 dhe digave ekzistuese.
Vitet 1970–1980: Drejtimi i HEC-it të Fierzës dhe Vaut të Dejës, ku Musliu ishte garant i sigurisë maksimale, duke parashikuar çdo rrezik hidraulik dhe ndërtimor.
Hidrocentrali i Fierzës (dikur i quajtur Drita e Partisë)
është ndërtuar mbi lumin Drin, pranë fshatit Fierzë, dhe përbën veprën më të madhe hidroenergjetike në Shqipëri. Ndërtimi i tij nisi në nëntor 1971, ndërsa turbina e parë u vu në punë në tetor 1978,
Vepra u realizua me ndihmën e shtetit kinez për sa i përket pajisjeve dhe teknologjisë, të cilat u shkëmbyen me mineral kromi, por projektimi dhe ndërtimi u kryen 100% nga inxhinierë dhe specialistë shqiptarë. Ndër figurat kryesore përmenden Niko Naska (ish-drejtori i veprave të mëdha energjetike), si dhe inxhinierët Pandi Çezmaxhiu, Nesti Lubonja, Rrahman Hanku, Emin Mysliu, Spiro Pappa, Skender Kosturi, Egon Gjadri, Petrit Radovicka, Farudin Hoxha, Dhimiter Cico, Gezim Struga, Haxhi Billa, etj.
Ndërtimi zgjati 7 vite dhe sipas Naskës, hidrocentrali e shleu koston e vet brenda tre vitesh pune, pra në 1981.
Diga e Fierzës është 160 metra e lartë, e ndërtuar me gurë e zhavorr me bërthamë deltine, dhe krijon Liqenin e Fierzës me një vëllim prej 2,7 miliardë m³ ujë.
Me një kapacitet prodhimi prej 500 megavat (MW), Fierza renditet ndër më të mëdhenjtë në Ballkan, duke qenë për dekada burimi kryesor i energjisë elektrike në vend dhe në raste të veçanta edhe furnizues për vendet fqinje.
Hidrocentrali i Komanit është një nga veprat më të mëdha energjetike mbi lumin Drin, pjesë e kaskadës Drin–Fierzë–Koman–Vau i Dejës.
Punimet për ndërtimin nisën në fund të viteve 1970 (pas përfundimit të Fierzës).
Hidrocentrali u vu në shfrytëzim gradualisht në vitet 1985–1986.
Ai u ndërtua gjatë periudhës së sistemit totalitar dhe u konsiderua një nga investimet strategjike të energjetikës shqiptare.
Ka një kapacitet të instaluar prej rreth 600 MW, duke qenë ndër më të mëdhenjtë në Shqipëri.
Diga e Komanit është rreth 115 metra e lartë.
Formon Liqenin e Komanit, një nga liqenet artificiale më të mëdhenj dhe më piktoresk në vend.
Inxhinierët dhe specialistët
Ashtu si në Fierzë, projektimi dhe ndërtimi u kryen kryesisht nga specialistë shqiptarë. Në ndërtimin e veprave të mëdha të kaskadës së Drinit (ku përfshihet edhe Komanit) morën pjesë inxhinierë të njohur të kohës si:
Dhe drejtues te veorave te medha .
Petrit Radovicka.
Farudin Hoxha
Emin Musliu.
Rahman Hanku.
Niko Naska
Pandi Çezmaxhiu
Nesti Lubonja
Spiro Pappa
Skender Kosturi
Egon Gjadri
Dhimiter Cico
Gezim Struga
Haxhi Billa, etj.
Këta inxhinierë dhe shumë teknikë e punëtorë të tjerë kontribuan në realizimin e një prej projekteve më ambicioze energjetike të Shqipërisë.
**Secila prej këtyre veprave është dëshmi e qartësisë së mendimit dhe fuqisë së organizimit, si stacionet hapësinore të astronautëve që operojnë mbi planetin Tokë me precizion dhe disiplinë.**
Musliu shërbeu si:
Zëvendësministër i Ndërtimit
Drejtor i Institutit të Studimeve dhe Projektimeve të Hidrocentraleve
Ministër i Ndërtimit
Deputet
Ai ruajti rolin primar në të gjitha veprat e mëdha, duke bashkëpunuar ngushtë me Petrit Radovickën dhe inxhinierë të spikatur hidroteknikë.
Projektet e tij ishin gjithmonë të planifikuara me siguri maksimale dhe respekt të parimeve ndërkombëtare, duke u siguruar që lumenjtë dhe ujërat e Shqipërisë të mos shkaktonin dëm.
Kushtet dhe sfidat për Shqipërinë
Gjatë viteve 1950–1980, Shqipëria ishte në një fazë industrializimi të hershëm dhe infrastruktura ishte minimale.
Përmbytjet e Shkodrës dhe Bunës (1962, 1963, 1970, 1976) krijonin rreziqe.
Si shkencetar i shekullit XX për energjetikën shqiptare, Emin Musliu interpretoi ligjet e ujërave dhe gravitetit në mënyrë që çdo digë dhe stacion hidrocentral të funksiononte me saktësi maksimale.
Musliu zbuloi rendin e fshehur të lumenjve shqiptarë, duke transformuar prurjet e tyre të pakontrolluara në energji të qëndrueshme dhe të besueshme për qytetet dhe fabrikat e vendit.
Mendimi i tij strategjik dhe vizioni i tij i guximshëm janë një testament i madhësisë së tij, një kombinim i matematikës së saktë dhe intuitës teknike, që vetëm gjeni i rralle i ben.
Në mënyrë të ngjashme, aftësia e Musliut për të planifikuar projekte masive dhe për të parashikuar rreziqet e natyrës e bën atë të pa krahasueshëm
Musliu koordinonte qindra specialistë hidroteknikë, arkitektë dhe mekanikë për të ngritur hidrocentralet që ndryshuan fizikun e energjisë në Shqipëri.
Secila vepër e tij ishte një mision i planifikuar deri në detaj, ku çdo element ishte i llogaritur për të mbijetuar dhe funksionuar në kushtet më eksistuese.
Emin Musliu ishte i apasionuar kembengules i etur pas njohurive të reja dhe i praktikave teknike që nuk ishin provuar më parë në Shqipëri.
Ai ndërtoi një paradigmë të re, duke shndërruar sfidat e rrezikshme të lumit Drin dhe të Bunës në mundësi të pakrahasueshme për zhvillim industrial dhe energjetik.
Përmes saktësisë, përkushtimit dhe guximit të tij,Radivicka ngushtesisht me Musliun arriten të shndërrojne natyrën në shërbim të qytetarëve,.
Musliu hartoi projekte që mund të përballonin prurje ekstreme dhe tërmete, duke integruar standarde ndërkombëtare dhe teknologji të avancuara të asaj kohe.
Çmimet dhe njohja publike
Për kontributin e jashtëzakonshëm në ndërtimin e hidrocentraleve, Musliu ka marrë cmime dhe dekorata shtetërore, duke e vlerësuar si një nga arkitektët më të mëdhenj të energjetikës shqiptare.
Publiku shqiptar e sheh si heroin e dritës, një udhëheqës i disiplinuar dhe vizionar, i cili garantoi energji për qytetet, fshatrat dhe industrinë e vendit.
Vlerësimi i punës së tij krahasohet me figurat botërore të shkencës dhe astronautikës, ku çdo vendim është i matur, çdo llogaritje e sakte dhe çdo vepër e përjetshme.
Rrefim i Emin Musliut
Emin Musliu: Si u ndërtuan hidrocentralet
Hidrocentrali i parë që filloi në Shqipëri ishte hidrocentrali i Selitës. Filloi që në 1949 dhe u vu në shfrytëzim në nëntor 1951. Është një hidrocentral me tunele duke filluar që nga Mali me Gropa kalon në Malin e Dajtit ku ka një tunel 1600 metra të gjatë dhe zbret në Lanabregas ku është ndërtesa e centralit. Është një central i vogël po i vështirë në ndërtim. Ai ka thuajse 66 vite që funksionon dhe nuk i ka ndodhur asgjë. Është i vetmi hidrocentral i inauguar natën sepse në atë kohë me 7 nëntor 1951 ishin grumbulluar në sallën e makinerisë, autoritetet e vendit ndërsa në Tiranë ishin mbledhur qytetarë para bashkisë së Tiranës që prisnin të vinin dritat.
Ç’ është e vërteta, në atë kohë, në 1949 ne ishim analfabetë totalisht, që s’merrnim vesh ç’është hidrocentrali, diga etj. Në 1949 erdhi një këshilltar sovjetik Grigori Petrenko i cili kishte aftësi të jashtëzakonshme. Ishte shumë njerëzor dhe na dha një ndihmë kolosale, që bëmë edhe organizimin e punës për ndërtimin e veprave të hidrocentralit.
Tirana kishte në atë kohë, mesa di unë, një central të vogël që vlente vetëm për institucionet shtetërore dhe disa familje që jetonin në Tiranë. Pjesa tjetër ishin me kandila, llamba me vajguri, ca me pishë e kjo ishte gjendja e Shqipërisë në atë kohë.
Si nisi faza e dytë, pas Selitës a kishte një projekt për të shtrirë programin e hidrocentraleve në të gjithë territorin e vendit?
Në atë kohë u pa që ne filluam të bëjmë një hidrocentral dhe u përgatitën mjaft njerëz të talentuar dhe filluan të aftësohen me mendimet e tyre teknike shkencore. Ishte hidrocentrali i parë i projektuar nga sovjetikët dhe i ndërtuar nga ne. Në hidrocentralin e Selitës, linja e tensionit të lartë 35 kilovolt nga Selita dhe deri ku është qendra kryesore në Tiranë erdhën të gatshme nga Bashkimi Sovjetik. Edhe nënstacionet erdhën të gatshme nga Bashkimi Sovjetik se nuk ishim në gjendje t’i prodhonim vetë. Pas saj, të gjitha linjat e nënstacionit u prodhuan në vend, të gjitha shtyllat e tensionit të lartë e të gjitha ato që duheshin. Pas tij, filloi hidrocentrali i Ulzës që përballoi nevojat e asaj periudhe për Shqipërinë.
Në hidrocentralin e Ulzës, që ishte një hidrocentral shumë serioz, dhe në atë kohë në Bashkimin Sovjetik ishte i dyti që ndërtohej e projektohej. Po ne patëm shumë njerëz të talentuar. Unë isha drejtor i digës së ndërtimit të hidrocentralit. Kisha dhe dy zëvëndës shumë të zotë dhe dhjetëra inxhinierë që u kualifikuan nga dita në ditë dhe i dolën para të gjitha problemeve. Aq sa në vitin 1956, unë u nisa në Bashkimin Sovjetik për të kërkuar projektet se po na mungonin. Dhe në atë kohë morëm disa masa të jashtëzakonshme. Blloqet e digës nga 3 metra i bëmë 6 metra të larta, blloqet e piklave nga 3 metra gjysmë i bëmë 11 metra të larta, me qëllim që të fitonim kohë. Pjesët e sipërme të urës i bëmë me kapriata çeliku që nuk kishin nevojë për mbështetje. Dhe shumë gjëra të tjera të nevojshme që e bënë të mundur përfundimin e hidrocentralit të Ulzës në 1958. Në janar të 1958 u inaugurua dhe u vu në shfrytëzim.
Në përgjithësi, në të gjithë këto vepra, krahas projektit, bëhej dhe preventivi I veprës që përcaktonte se çfarë duhej për një vepër të tillë. Dhe aty ishin edhe fondet e caktuara për punonësit që ishin në hidrocentral. Ishin të zgjidhura këto gjëra në ato kohë. Edhe shpërblimi i punonjësve ishte shumë i madh. Sidomos për shoferët, eskavatoristët, buldozeristët, që kishin makineri të mëdha. Ata kishin paga speciale që arrinin nga 20 mijë deri në 25 mijë lekë në muaj. Kryeministri merrte 22 mijë e unë si drejtor i hidrocentralit 12 mijë e 500 lekë. Ishte stimulim i jashtëzakonshëm i këtyre njerëzve që punonin edhe nga 12 orë në ditë, me turne. Ishte 24 orë punë. Nuk pushonte asnjë minutë puna.
Krahas hartimit të projekteve bëhej edhe plani e kalendari i zhvillimit të punimeve. Në mënyrë të tillë, me programin tonë arrimin që të bënim projektzbatimin e punimeve 2 muaj para afatit të planifikuar nga qeveria.
A besoni se natyra e ndërtimit të hidrocentraleve ishte në përgjigje të stadin zhvillimor të vendit?
Ishte e jashtëzakonshme, se ne ishim një vend që në 1944 pas luftës kishim 5 kilovat orë energji elektrike për frymë të popullsisë në vit. Ishte një gjë mizerabël. Sot kemi 20-40-50 në ditë dhe atëhere ishte në vit, Ishte e tmerrshme. Pjesa dërrmuese e Tiranës; ne ishim të gjithë me llamba me karbit, me llamba vajguri ndërsa pjesa matanë ishte me pisha e gjëra të tilla që nuk jetonin dot fare.
Hidrocentralet mbi lumin Drin janë hidrocentralet më të famshme le të themi, jo vetëm për shkak të madhësisë së projekteve por edhe për shkak të varësisë së tyre nga zhvillimet politike të kohës.
Me ndërprerjen e marrëdhënieve që u bë në vitin 1961 me Bashkimin Sovjetik, mbetem pothuaj vetëm, se dhe vendet e lindjes nuk na ndihmonin. Ndaj u desh mundësia që të njiheshim me zhvillimin e projektimit dhe ndërtimit të hidrocentraleve me Francën, Italinë, Zvicrën apo Çekosllovakinë. Kjo na mundësoi që të njiheshim deri në themel me këto gjëra, që të merrnim përgjegjësinë për t’i çuar vetë përpara. Në mesin e 1961 na vjen një vendim nga qeveria që të studiojmë skemën e Drinit. Ngritëm grupet e veçanta. Bëmë 12 variante se si duhej shfrytëzuar Drini. Përjashtuam 8 dhe lamë 4 variante dhe u thelluam te këto të fundit. Në këtë variant, ishte varianti i tretë që u vendos që të ndërtohej dhe hidrocentrali i Skavicës, Fierzës, Komanit, Vaut të Dejës dhe i Bushatit. Me 5 hidrocentrale, skema e Drinit jep rreth 7 miliard kilovat orë energji elektrike në vit.
Hidrocentrali i parë në Drin ishte ai i Vaut të Dejës. Vau i Dejës ka diga me lartësi deri në 60 metra për të cilën ne e kishim krijuar një farë besimi në këtë drejtim se kishim ndërtuar Ulzën e Shkopetin dhe 2 Bistricat e ishim në gjendje të bënim atë. Në këtë kohë, u munduam që ta studiojmë në themel të gjithë punën për ndërtimin e hidrocentralit të Vaut të Dejës. Ishte e vështirë por me ndarjen që bëmë në Institut mes grupeve të projektimit për secilën pjesë të hidrocentralit, u bë e mundur të projektohet dhe pastaj të ndërtohet plotësisht e në mënyrë të shkëlqyer. Ky hidrocentral problemin më të madh e kishte te perdja kundër filtrimit në shtratin e lumit. Sepse aty u desh të bëhej një perde në thellësi 50 metra për të ndërprerë filtrimin. Këtu na ndihmuan realisht kinezët dhe arritëm ta bëjmë siç duhet.
Hidrocentrali i Fierzës ishte i dyti. Ka një digë 167 metra të lartë, ka prurje të mëdha që duan tunele të mëdha për devijimin e për shkarkimin, duhen për ndërtesën e centralit dhe tunelet e turbinave që çojnë ujë në hidrocentral. U studiuan me shumë kujdes, me përgjegjësi të jashtëzakonshme, me kontrolle periodike që firmosesin nga një grup inxhinierësh dhe u bë e mundur që çdo gjë të bëhej në rregull.
Ishin rreth 70-80 inxhinierë, 100 teknikë dhe punonjës të tjerë që ishin specialist, minatorë, betonistë, karpentierë, saldatorë etj. Në Fierzë prodhuam edhe tubacionet që u futën në tunelet e turbinat me diametër 7.2 metra që ishte e jashtëzakonshme. U transportuan dhe futeshin në tunele e betonoheshin. Të gjitha u bënë sipas një programi, gjithmonë 2 muaj para afatit të caktuar. E kishim si zakon. Edhe në hidrocentralin e Ulzës dhe pastaj sidomos në Vaun e Dejës, bënim çdo vit programimin nga kantierët për punën që do të bënim, vëllimin që do kryhej, njerëzit e materialet që duheshin. Veç kësaj çdo fund tremujor, shtabi i kantierëve vinte para ndërmarrjes e raportonte për punën e 3 mujorit të kaluar e për punën që do bëhej 3 mujorin tjetër. Ishte angazhim serioz që të bëheshin këto vepra.
Në Vaun e Dejës ne filluam minimin e parë të madh kurse në Fierzë arritëm atë më kolosalin, që të gërmohen rreth 600 mijë metër kub gurë në një plasje të vetme ku u desh në një plasje të vetme të fusnim 360 ton dinamit, 360mijë kilogram dinamit, një gjë e paimagjinueshme.
Vetëm në Bajram Curr ra tërmet 3 ballë. Po realizimi ishte i përsosur.
Një problem tjetër ishte edhe bërthama e digës. Duke qenë se argjilat e Vaut të Dejës ishin të dobëta, ne u munduam shumë gati 1 vit e gjysëm se si do të bënim me këtë punë. Dhe përfundimisht pamë vetëm në Japoni një hidrocentral që ishte ndërtuar me përzierje të argjilës me zhavor për bërthamën e digës. Bëmë 1 milion metër kub argjilë e zhavor për bërthamën e digës dhe që sot diga nuk pyet fare.
Ne patëm arritur me kinezët, që për hidrocentralin e Fierzës të kishim përgjegjësi të përbashkët për projektimin dhe ndërtimin. Në 1974 kinezët u tërhoqën dhe thanë se do të furnizojnë të gjithë pajisjet, po për projektimin dhe ndërtimin duhet ta mbanim vetë përgjegjësinë. Nga ‘74 e më vonë e mbajtëm ne të gjithë përgjegjësinë për projektimin dhe zbatimin
Nuk pati probleme. Ne 1961 kishim krijuar Drejtorinë e Përgjithshme të Studimit, Projektimit dhe Ndërtimit të Hidrocentraleve. Kisha dy zëvëndësdrejtorë dhe 30 inxhinierë të kualifikuar që u përgatitën për ta çuar përpara. Madje në 1962, ambasadës kineze i kisha kërkuar që të vinin 3 profesorë të njohur kinezë për të punuar e për të bërë si shembull projektimin e Fierzës. Këta erdhën në 1962 dhe unë vë këta të tre me tre nga inxhinierët tanë Farudin Hoxhën, Egon Gjadrin dhe Iljaz Këllezin që të punojnë bashkë në një dhomë dhe për nëj vit të merreshin me studimin dhe projektimin e digës së Fierzës, për të pasur eksperiencën e nevojshme. Kështu që pa krijuar mundësinë për të aplikuar siç duhet zgjidhjet që donte Fierza, ishte e nevojshme dhe e domosdoshme që të merrje eksperiencë nga jashtë. Ne kishim marrë eksperiencë nga Franca, Zvicra, Italia etj. dhe kishim marrë të gjithë eksperiencën e tyre.
Terreni ka qenë i vështirë, kishte pak banesa në fillim po më pas u krijua një qytezë. Në ‘77 numri i punonjësve ishte 10 mijë e 3 vetë që kam firmosur borderotë e pagesës së njerëzve. Nga ana jonë u ndërtuan të gjitha godinat. Të gjithë kishin vendet e fjetjes së tyre, kishte 36 menca e të gjitha gjërat e tjera të nevojshme. 1 herë në 2 muaj shkonin në shtëpi e u kishim siguruar linjat e transportit. Po ashtu i ndihmuam punonjësit edhe me të gjitha detyrimet e tjera për çështje familjare nga familjet e tyre, se punonjësit ishin nga e gjithë Shqipëria e jo vetëm nga zona. Krijuam kinemanë, krijuam grupin e estradës nga njerëz që kishin eksperiencën në këtë punë dhe kishin dëshirë. Ishte një qytezë.
Ngarkohej nga qeveria secili rreth që të dërgonte çdo vit për 1 apo 2 vite specialistë që na duheshin. Shoferët, përshembull i merrnim nga nga Korca, Saranda etj. U speciliazuan edhe më shuëm se morën makina 20-30-40 tonë. Pati një angazhim shumë serioz dhe kishim për detyrë të ndihmonim familjet. Madje, unë ndërtova 1500 apartamente për shkodranët dhe ishim të siguruar nga të gjitha anët që ta përballonim.
Ajo që ka qenë më e rënda ka qenë vrasja e 9 vetëve. Ne, për gërmimet masive, hapnim tunele nga 1 kilometër thellësi, 20 metra mbi të tunele të tjerë e kështu me radhë. Në një ditë të caktuar fillon një rrebesh i madh dhe një rrufe bie nga pjesa e sipërme e zbret në 40 metra, në një zonë që ishte futur dinamiti dhe shpërtheu. Disa u vranë nga dinamiti dhe disa nga asfiksia. Nuk ishte faji i inxhinerëve po ishte nga natyra. Për këtë raportuam në qeveri.
Ne kishim marrë makina nga Verona, në San Bonifacio dhe me ato ecëm. Për Fierzën na u deshën dhe 20 makina të mëdha 40 tonëshe. Kur isha në Kinë me Ministrin e Marrdhënieve Ekonomike me Jashtë i kërkova makinat. Ai më tha se nuk i kishin eksperimentuar ende dhe nuk mund t’i jepnin. Pasi shkoi në sallën matanë, thanë që do na jepnin valutë për blerjen dhe na sugjeruan Anglinë. Ne çuam një grup njerëzish në Angli, me të cilën nuk kishim as marrëdhënie ekonomike e politke.
Kishim marrë oferta nga Franca e Italia, por Anglia në jepte ofertë më të lirë dhe na i sillte më shpejt. Në prill të 1974 erdhën makineritë që u bë pastaj edhe devijimi i lumit dhe u fut në tunele.
Hidrocentrali i Vaut të Dejës u quajt “Mao Ce Dun” për të nderuar kryetarin kinez dhe ishte për mendimin tim një gjë pozitive sepse tregonte që ne i vlerësojmë ndihmat që na japim. Kur shkojmë atje në vitin ‘70 na duheshin 5 milion dollarë. Kryeministri më thotë që s’ka para dhe me thotë të iki në Kinë. Pasi shkova në Kinë, në vend të 5 milion dollarëve marr rreth 30 milion dollarë pajisje e makineri për ndërtimin
Ndodhi që ishte hidrocentrali “Mao Ce Dun” dhe nuk duhej bërë asgjë për të nënvlerësuar Maon, ndaj na duhen këto gjëra. Edhe ata i ngarkonin eskavatorët, makineritë e buldozerët etj. në trena, u vinin parrulla dhe shkruhej ato shkojnë në hidrocentralin “Mao Ce Dun” në Shqipëri.
Sa i përket takimit me Cu En Lain, me thërret Mehmet Shehu dy ditë para se të nisesha në Kinë. Me thotë: “A jeni përgatitur për Fierzën? I them PO.
Me thotë që “duhet të takosh Cu En Lain”. I them që “si ta takoj, ai është kryeministri i Kinës?!
“Falenderime nga populli shqiptar, falenderime nga qeveria e kryeminisri Mehmet Shehu. Faleminderit për ndihmën që na keni dhënë për Vaun e Dejës e faleminderit për ndihmën që po na jepni për Fierzën. Gjithashtu kam një propozim, që ta shpallim Kaskadën e Drinit-Kaskada e Miqësisë Shqiptaro-Kineze”.
Kur arrita ta takoj Cu En Lain ia them këto. Me thotë “mirë, nuk është propozim i keq. Por unë do të porosis delegacionin qeveritar kinez që do të vijë në Shqipëri. Vendosni me ata”.
Në maj 1974 vjen delegacioni kinez, takohemi me ta e bisedojmë për çdo gjë. I çoj në Vaun e Dejës dhe përfundimisht hartohet plani 20 vjeçar që Kina do i jepte Shqipërisë 1974-1994. Në këtë plan u vu që edhe Skavica të përfundonte në 1994 sëbashku me hidrocentralin e Bushatit. Qe fatkeqësi e madhe që Enver Hoxha në 1974 i prishi marrëdhëniet me Kinën dhe ne dolëm jashtë. Deri në ‘70 ishim ne të vetmit që shkonim në Kinë dhe nuk kishte asnjë përfaqësues tjetër shteti. Në ‘74 të gjitha shtete e tjera shkuan në Kinë dhe vetëm ne nuk shkuam atje. Ishte fatkeqësi e madhe.
Komani përfundoi në 1986 dhe u bë me pajisje franceze. Edhe aty punuan në mënyrë të shkëlqyeshme. Ismail Ahmeti, drejtor i Përgjithshëm dhe punëtorët e tjerë. Pas Komanit, filloi hidrocentrali i Banjës për të cilin deri në 1991 u përfundua gjysma e punimeve. Më pas u bllokua komplet.
Ne bëmë projektin e Skavicës që edhe pse mbyt 5 mijë hektarë tokë, për vlerën e madhe që ka për rregullimin e të gjitha hidrocentraleve të Shqipërisë ia vlen që të bëhet një vepër e tillë. Në këtë kuptim nuk na ka mbetur peng për ndonjë gjë.
Hidrocentralet e Drinit janë ndërtuar me dy kritere themelore. Prurjet e Drinit janë marrë 1 herë në 10 mijë vjet. Lufta e Trojës është 3 mijë vjet, ne kemi marrë 1 herë në 10 mijë vjet se sa mund të jetë prurja. Dhe e dyta, janë marrë parasysh termetet 9 ballë, në ndërtimin e hidrocentraleve të Drinit. Duhet të shkatërrohet Europa që të dëmtohen këto hidrocentrale. Në këtë drejtim ka siguri absolute. Vetëm duhet të ketë kontroll e mirëmbajtje. Nga kjo punë nuk ka asnjë dyshim. Ndërsa sa i përket prurjeve, është fatkeqësi e madhe. Pse është fatkeqësi e madhe? Sepse duke e ditur muajt e prurjeve që vijnë, këta që i shfrytëzojnë nuk marrin masa që në kohën e prurjeve më të mëdha të ketë nivelet e liqeneve më të ulëta dhe si pasojë e kësaj kalojnë dhe ujëra më tepër. Por jo se digat mbysin, ato shpëtojnë. Se po të mos ishin digat, kalojnë mijëra kub ujë me sekondë. Ka keqkuptim të rëndë. Digat vetëm ndihmojnë disiplinimin e prurjeve në hidrocentral.
Nga studimi i vitit 1963 ka rezultuar se me ndërtimin e hidrocentraleve në të gjithë vendin, mund të sigurohen 18 deri 20 miliard kilovat orë energji elektrike në vit. Është energji e madhe që përballon çdo nevojë. Por nuk është e thënë që Shqipëria të mbetet vetëm te ndërtimi i hidrocentraleve por edhe të termocentraleve, sidomos i Fierit. Termocentrali i Vlorës duhet shfrytëzuar me gaz, është turp i madh se është ndërtuar gjithë ajo vepër që nuk shfrytëzohet, Mund të ndëtohen centrale elektrike me erë; Llogaraja e zona e Milotit e zona të tjera kanë erë të jashtëzakonshme. Duhet të kesh dëshirë, vullnet e njerëz që i studiojnë këto gjëra dhe japin përcaktimin përkatës.
Unë kam vetëm një gjë. Është e nevojshme që të mendohet mirë nga vijmë. Po u menduam mirë nga vijmë, do mendojmë mirë ku jemi dhe do ndërtojmë më mirë se ku do të shkojmë. Se ndryshe nuk ka si ndërtohet Shqipëria. Dhe është e nevojshme që të krijohen institutet e projektimit të hidrocentraleve, institutet e bonifikimit, hekurudhave, rrugëve, urave e institute të tjera që janë të nevojshme për Shqipërinë. U prishën në 1992 dhe sollën fatkeqësinë më të madhe në Shqipëri. Ndaj qeveria e sotme dhe parlamenti i sotëm duhet të bazohet te struktura të tilla që çojnë para vendin. Duhen krijuar struktura të nevojshme.
© Liliana Pere – Founder. Publisher. Idepedent Researcher. Author
Prestige Magazine 2023-2026


