top of page

Ermonela Jaho merr çmimin e madh në The Oper Awards 2024!

Updated: May 28, 2024



ree

Ermonela Jaho merr çmimin e madh në The Oper Awards 2024!


Ermonela Jaho është vlerësuar me çmimin e madh në The Oper Awards 2024, ose Germany’s Opera Oscars.


Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare është vlerësuar si këngëtarja më e mirë, për interpretimin e jashtëzakonshëm në operan “La Rondine” në Zürich Opera House. Para pak ditësh Ermonela fitoi edhe çmimin “Artistja e huaj më e mirë” për vitin 2023, për interpretimin e “Suor Angelica” në Barcelonë.


Lidhur me këto çmime, përmes një postimi në Facebook, Ermonela shkruan:


“Fillimisht Spanja, e tani Gjermania me këtë çmim të papritur! Do të përpiqem të shpreh me fjalë mirënjohjen time dhe çfarë do të thotë kjo arritje për mua, por do të ishte e pamundur. Ndihem krenare që jam mesin e të nominuarve, e lëre më të shpërblehem Fituese për këngëtare Femër 2024. Faleminderit OPER! ÇMIME për këtë nder të madh. Një falënderim i madh për kolegët e mi të mrekullueshëm, për publikun e mrekullueshëm që më dhanë dashurinë dhe vlerësimin e tyre, dhe për çdo person të dashur që ka mbështetur rrugëtimin tim. Muzika duhet të tregojë një histori duke frymëzuar audiencën, dhe nuk ka arritje më të madhe sesa të lidhesh me çdo zemër që dëgjon!”.

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page