top of page

Ermonela Jaho u përzgjodh si “Këngëtarja më e Mirë për vitin 2024 nga “Opera Awards”.

Updated: May 31, 2024




ree




“Jam shumë e emocionuar, sepse duke shkuar pas në kohë, më vjen ndër mend që herën e parë që pashë një opera isha 14-vjeç në Shqipëri dhe rashë në dashuri menjëherë me të. Për mua ishte diçka magjike, diçka e mrekullueshme që mbase më bënte pak edhe melankolike njëkohësisht.

I premtova vetes atë natë se do të bëhesha këngëtare opere dhe se nuk do të ikja nga kjo botë pa kënduar se paku një herë në jetën time në skenë.

Dhe a e dini, të kthehesh pas në kohë në një kohë që jam duke marrë këtë vlerësim është kaq emocionuese. Udhëtimi ka qenë shumë i gjatë, i bukur, i mbushur me vështirësi, por mbi të gjitha magjik! Është i tillë ende sot.

Faleminderit shumë! Opera do jetojë me ne, sepse është gjuha e shpirtit tonë. Për mua ky rrugëtim u shndërrua në një udhëtim shpirtëror”, shtoi sopranoja.

Çmimet “Opera Awards” prezantohen në 20 kategori nga një juri e përbërë nga gazetarë dhe muzikantë.


Ermonela Jaho  teksa u përzgjodh si “Këngëtarja më e Mirë Femër” për vitin 2024 nga “Oper a Awards”.

 Bëhet fjalë për çmimet e rëndësishme ndërkombëtare që jep Gjermania çdo vit, përgjatë një galaje ku paraqiten performancat e krijimet më të mira të skenës operistike, për artistët që punojnë para dhe pas kuintave.

“Është gjithmonë kaq emocionuese të ecësh në skenë, por para së gjithash dua të falënderoj jurinë e Opera Awards për këtë vlerësim, publikun tim, menaxherin tim, kolegët e mi, secilin, sepse mendoj që arti ynë, muzika, opera pa shpirtin tonë si artistë, që reflektohet në shpirtin tuaj si publik, nuk do të mbijetonte”, u shpreh Jaho.

Jaho gjatë fjalës së saj solli në vëmendje herën e parë kur pa një opera në Teatrin e Operas në Tiranë, ndërsa më pas performoi për publikun e Operas Kombëtare të Holandës në Amsterdam ku edhe u mbajt ceremonia e vlerësimeve për ato që konsiderohen edhe si “Oscar” i Gjermanisë.

“Jam shumë e emocionuar, sepse duke shkuar pas në kohë, më vjen ndër mend që herën e parë që pashë një opera isha 14-vjeç në Shqipëri dhe rashë në dashuri menjëherë me të. Për mua ishte diçka magjike, diçka e mrekullueshme që mbase më bënte pak edhe melankolike njëkohësisht. 

I premtova vetes atë natë se do të bëhesha këngëtare opere dhe se nuk do të ikja nga kjo botë pa kënduar se paku një herë në jetën time në skenë. 

Dhe a e dini, të kthehesh pas në kohë në një kohë që jam duke marrë këtë vlerësim është kaq emocionuese. Udhëtimi ka qenë shumë i gjatë, i bukur, i mbushur me vështirësi, por mbi të gjitha magjik! Është i tillë ende sot. 

Faleminderit shumë! Opera do jetojë me ne, sepse është gjuha e shpirtit tonë. Për mua ky rrugëtim u shndërrua në një udhëtim shpirtëror”, shtoi sopranoja.

Çmimet “Opera Awards” prezantohen në 20 kategori nga një juri e përbërë nga gazetarë dhe muzikantë.

×


 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page