Eurovision Song 2026, Alis prek zemrat me këngën “Nân”, një himn i ndjerë kushtuar dashurisë së nënës.
- 6 days ago
- 2 min read
Në skenën madhështore të Eurovision Song Contest 2026, Alis prek zemrat me këngën “Nân”, një himn i ndjerë kushtuar dashurisë së nënës.
U mirëprit me duartrokitje dhe emocione të mëdha Alis me këngën “Nân”, i cili me talentin e tij të jashtëzakonshëm arriti të kualifikohet në finalen e madhe të Eurovisionit 2026! 🇦🇱✨
“Nân” është një këngë që flet gjuhën universale të dashurisë dhe i jep Shqipëria një vend të veçantë në zemrat e publikut evropian.
Teksti i kenges.
“Ta dish se nana po ju pret / E nana ju po ju përcjell”
“Nana në prag aty ngel në derë / Dy javë, dy vjet, iku kjo verë”
Strofa 1
“Zemra po dhemb / E lotin mezi po e mban”
Dhimbja është e thellë, por e përmbajtur. Nëna përpiqet të jetë e fortë para fëmijëve.
“Ju tash po ikni, do qani pak
Do harroheni, për jetë ma t'mirë, e di”
“E ne na duket shohim hijet / Në korridor ecin me vrap / Dëgjojmë zërat, hala n'oborr”
“Hijet” krijojnë një atmosferë të butë dhe nostalgjike.
Pararefreni
“E qeshun me t'madhe / Hap dritaren e askush nuk asht aty”
Nëna qesh me kujtimet, por realiteti i boshllëkut e godet menjëherë.
“Marr t'shtroj për t'fjet n'divana e n'tokë”
Ajo ruan zakonet e vjetra, sikur fëmijët do të kthehen sonte.
“Baj za, askush s'përgjigjet”
Refreni
“Ta dish se nana po ju pret / E nana ju po ju përcjell”
“Nana në prag aty ngel në derë / Dy javë, dy vjet, iku kjo verë”
Strofa 2
“Rri e kujtoj / Kët' vend që dikur s'pat qetësi”
Nëna kujton kohën kur shtëpia ishte e mbushur me jetë.
“Rrëmujë e ngrohtë / Gjithë librat n'tokë”
“Shpejt u ba ftohtë / Shkretinë e plotë”
Refreni i përsëritur
“Kur po vjen, moj nan? / Se malli m'than”
“Po mos u mërzit / Nana ka me t'prit”
Kënga mbyllet me premtimin universal të nënës: pavarësisht largësisë, ajo do të jetë gjithmonë aty.
Rrenqethese:
“Nân” është një himn për të gjitha nënat që i përcjellin fëmijët me lot në sy, por me zemër të madhe.
Kënga na kujton se distanca mund të ndajë trupat, por nuk mund të shkëpusë lidhjen mes nënës dhe fëmijës.
Në fund, çdo rrugë të çon te e njëjta derë: dera ku nëna vazhdon të presë.
Kush eshte Alis?
Alis Kallaçi është një nga zërat më premtues të muzikës shqiptare.
Kengetar dhe kompozitor, I lindur në vitin 2002 dhe me origjinë nga Shkodëra.
Ai u bë i njohur për publikun pas fitores në edicionin e pestë të X Factor Albania në prill 2024, nën mentorimin e Arilena Ara.
Alis shquhet për timbrin e veçantë, interpretimin emocional dhe aftësinë për të kompozuar vetë këngët e tij. Ai luan piano dhe kitarë, duke i dhënë krijimeve të tij një identitet artistik të plotë.
Në vitin 2024 mori pjesë në Festivali i 63-të i Këngës në RTSH me këngën “Mjegull”, ku u rendit i treti. Kulmi i karrierës së tij erdhi më 20 dhjetor 2025, kur fitoi Festivali i 64-t i Këngës në RTSH me këngën Nân.
Me këtë fitore, Alis u zgjodh për të përfaqësuar Shqipëri në Eurovision Song Contest 2026. Në moshë të re, ai konsiderohet një artist me talent të jashtëzakonshëm dhe një ambasador i denjë i muzikës shqiptare në arenën ndërkombëtare.


