top of page

Festivali Ndërkombëtar i Vokalit Operistik “Marie Kraja” shënon edicionin e 20-të.

Updated: Jun 20, 2024



ree

Sopranoja Maria Sardaryan është fituese e festivalit ‘Marie Kraja’

Nga Rajmonda Basha

29 Mars 2024 / 22:52

Edicioni i 20-të i Festivalit Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja”, ka mbyllur siparin ku vendin e parë e ka zënë sopranoja nga Armenia, Maria Sardaryan.

Në festival morën pjesë 16 konkurrentë që garuan për të marrë çmimin që bart emrin e themelueses së operës shqiptare Marie Kraja.

Juria përbëhet nga Cecilia Gasdia, Manaxhere e Përgjithshme dhe Drejtore Artistike e Fondacionit “Arena di Verona”, Zana Çela, Themeluese e Festivalit Nderkombëtar Operistik “Marie Kraja”, Alessandro Ariosi, President i agjencisë “Ariosi Artists Management”, Los Angeles, Kristoph Seuferle, Drejtor i Deutsche Operas së Berlinit, Tobias Hasan, Drejtor i Staatsoperas Unter Den Linden të Berlinit.

Festivali ishte konceptuar në formën e spektaklit. Në moderim ishte sopranoja e njohur Enkeleda Kamani që do të shoqërohet në prezantim nga gazetari dhe moderatori Blendi Salaj ndërsa Vikena Kamenica, përveçse anëtare jurie do të bashkohet për të komentuar performancat e finalistëve.

Këngëtarët lirikë konkurruan në dy disiplina: gara e arieve dhe ajo e këngës. Këngët lirike, më të njohurat dhe më të dashurat e repertorit botëror dhe shqiptar erdhën në formën e dueteve.

Përtej arieve klasike nga konkurrentët, publiku pati mundësi të sodisë edhe duete të artistëve të muzikës shqiptare, ku pjesë ishin emra si Eneda Tarifa, Elhaida Dani, Kamela Islamaj, Venera Lumani, Lind Islami, Era Rusi, Kejsi Tola dhe Enxhi Nasufi.

Edicioni i 20-të i Festivalit “Marie Kraja” kështu, ul siparin e suksesshëm dhe tregon vijimësinë e një tradite madhore tashmë në jetën operistike shqiptare, ndërthurur me atë evropiane e botërore, pasi konkurrentët ishin nga çdo cep i globit, prej SHBA-ve, deri në Australi.

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page