top of page

Filmi i restauruar “Koncert në vitin 1936” shfaqet në COD


ree

Filmi i restauruar “Koncert në vitin 1936” shfaqet në COD

Filmi “Koncert në vitin 1936” prodhim i vitit 1978 u shfaq në COD. Filmi i restauruar u shfaq si bashkëpunim i Qendrës për Hapje dhe Dialog dhe Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. Filmi prodhim i vitit 1978 me regji nga Saimir Kumbaro, filmi tregon për vizitën e dy artisteve shqiptare (këngëtare dhe pianiste) interpretuar nga Manushaqe Qinami dhe Margarita Xhepa, në qytetin e Lushnjës gjatë kohës së monarkisë shqiptare, gjë që “tronditi jetën e një qyteti tejet konservator. Filmi “Koncert në vitin 1936” u restaurua në mënyrë digjitale nga Quality Matters, me bazë në Mumbai, Indi nga një ekip restauruesish udhëhequr nga Koushik Prassanta Bhattacharya. Skanimi i elementit origjinal negativ i figurës u krye në Kinematekën e Malit të Zi.


Më regji nga Saimir Kumbaro, skenari i filmit është shkruar nga Kiço Blushi. Operator Saim Kokona, kompozitor Limos Dizdari, piktor Astrit Tota, montazhi Nazmie Gazheli. Zëri Xhevat Behri, kostumet Faik Këllezi, grimi Luçije Gjonçaj, Ana Arapi, drejtor filmi Fuat Çano. Prodhuar nga Kinostudio Shqipëria e Re, 1978. Në festivale filmi apo dhe aktivitete të tjera edhe më parë janë shfaqur filma që mbajnë emrin e regjisorit të njohur Saimir Kumbaro. Filmi pas restaurimit u shfaq edhe në Tiranë apo dhe Libohovë. Filmi i restauruar “Koncert në vitin 1936” në COD erdhi në vijim dhe të atyre që janë shfaqur më parë dhe janë prodhime të kinemasë shqiptare.


ree

ree


ree

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page