top of page

Filmi “Malet me blerim mbuluar” shfaqet në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit

Filmi “Malet me blerim mbuluar” shfaqet në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit





ree


ree

Filmi “Malet me blerim mbuluar” shfaqet në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit

“Malet me blerim mbuluar” me regji nga Dhimitër Anagnosit është një prodhim kinematografik shqiptar i vitit 1971. Ky ishte dhe filmi i radhës që u shfaq në programin e kiemasë verore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave (DPA). Filmi “Malet me blerim mbuluar” u shfaq për herë të parë i digjitalizuar në 4K. Kjo shfaqje vjen falë bashkëpunimit të vazhdueshëm mes DPA-së dhe Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF) në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit. “Me synimin që, duke ruajtur kthjelltësinë ndaj ngarkesës ideologjike të kinematografisë shqiptare gjatë regjimit komunist, t’i njohim të rinjtë me të shkuarën e vendit”, thuhet nga arkivi i filmit. Me regji dhe skenar nga Dhimitër Anagnosti muzika në filmin prodhim i Kinostudios është nga Limos Dizdari.


Në rolet e filmit janë Timo Flloko, Viktor Zhusti, Vangjush Furxhi, Kadri Roshi, Yllka Mujo , etj. Viti ‘43. Kapua, Jahua, si dhe Peliçeli, një mjek italian, dhe Zeneli i vogël, mbajnë në një vig Lilo Laben drejt spitalit partizan. Jahua tregon gjatë rrugës dobësi të veçantë për Lilon. Grupi qëndron në shtëpinë e Safait në natën e dasmës së të birit, Birçes. Dhëndri bashkohet me partizanët. Në pranverën tjetër, Jahua dhe shokët e tij kthehen për të marrë Lilon në spital, por e gjejnë atë me këmbën e prerë. Dhimitër Anagnosti në karrierën e tij ka realizuar filma artistikë dhe dokumentarë, si dhe ka fituar mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare.

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page