top of page

Filmi “Mësonjëtorja” shfaqet në Bilisht 45 vite pas shfaqjes së parë në 1979

  • Aug 16, 2024
  • 2 min read

Fillimi Kultura

Filmi “Mësonjëtorja” shfaqet në Bilisht 45 vite pas shfaqjes së parë në 1979






13/08/2024


Filmi “Mësonjëtorja” shfaqet në Bilisht 45 vite pas shfaqjes së parë në 1979

Filmi “Mësonjëtorja” u shfaq në Bilisht. Filmi është një prodhim i vitit 1979, me regji të Muharrem Fejzos, skenar nga Natasha Lako dhe muzikë nga Limos Dizdari. Në Bilisht filmi u shfaq i restauruar në një nga mbrëmjet e aktivitetit “OpenCinema”. Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit thotë se filmi u shfaq i restauruar për të pranishmit. “Në Bilisht shfaqet për publikun filmi “Mësonjëtorja” plot 45 vite pas shfaqjes së parë në vitin 1979, këtë herë i restauruar”, thuhet nga arkivi. Premiera e filmit të restauruar “Mësonjëtorja” ishte në vitin që lamë pas në Pallatin e Brigadave.Restaurimi i filmit “Mësonjëtorja” vjen në vijim dhe të tjerë filmave që janë restauruar më parë nga bashkëpunimet që ka pasur AQSHF. “Mësonjëtorja” një film shqiptar i prodhuar në Shqipëri në vitin 1979 me regji nga Muharrem Fejzo ka në role aktorët Roza Anagnosti, Guljelm Radoja, Robert Ndrenika, Ardian Cerga, Petrika Riza, Valentina Caci, Marko Bitraku, etj.


Në film, Dafina, një grua e shkolluar kthehet në qytet për të hapur shkollën e parë për vajzat. Ajo ndeshet me pengesat dhe intrigat e thurura nga kreu i Sanxhakut, i cili kërkon rrugë të ndryshme për ta nxjerrë Dafinën nga qyteti. Për të ndaluar përpjekjet e saj për ngritjen e shkollës kleri përpiqet të helmojë dhe ç’kishërojë Dafinën. Shkollën e djegin. Xhaxhai i saj Stefan Bardhi luftëtari Kajo dhe çifti që e strehon Dafinën e ndihmojnë atë. Piktori mjeshtër Shyqyri Sako u nderua me medalion në festivalin e 4-rt të filmit shqiptar për punën e tij me dekoret e rekuizitat në filmin ¨Mësonjëtorja¨. Po sipas publikimeve më parënga AQSHF piktori i kostumeve Ilia Xhokaxhi (1948 -2007) u nderua me medalion në festivalin e 4-rt të filmit shqiptar për punën e tij me kostumografinë në filmin ¨Mësonjëtorja¨.

 PRESTIGE

Wellcome ne Revista Prestige.

Wellcome ne Revista Prestige.

Revista "Prestige" është një platformë e njohur  kulturore promovuese për arritjet sinjikative  të individëve në fusha të ndryshme. Duke pasur në fokus cilësinë dhe ekselencën, kjo revistë ofron përmbajtje që frymëzon dhe informon lexuesit,

Revista Prestige është rritje e vetedijes, me eksplorimni ne te gjitha fushat , ofron ekspertizën në krijimin dhe promovimin alternativat e AI duke i alternuar me publicitetin dhe kreativitetin. Revista ka 100 faqe te perditesuara.

Ndirevistprestige@gmail.comhmon ne ruajtjen e balancave te jetes me ato profesionale dhe ploteson pontecialin tuaj me nje thesar njohurish. Revista shfaqet si një thesar njohurish  encikloprdike.


© Revista Prestige 2023 - 2025

I'm always looking for new and exciting opportunities. Let's connect.

http://revistprestige.wixsite.com/prestige

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page