Fjalimi i fundit i regjisorit të madh shqiptar Dhimitër Anagnosti:
- 22 hours ago
- 1 min read
Updated: 9 hours ago
Fjalimi i fundit i regjisorit të madh shqiptar Dhimitër Anagnosti:

Duhet bërë kujdes në ndërtimin e jetës...
Dhimitër Anagnosti
Regjisor*
Nderi i Kombit
Dikur, diku kam shkruar: " në pleqëri njeriut i dobësohet shikimi, sepse nis të "shohë" më tepër brenda vehtes, se sa jashtë saj...
Biologjikisht jam i pavdekshëm sepse ADN-ja ime udhëton në përjetësi, përmes brezave në vijim.
I them këto rreshta që të "bisedoj" me fëmijët e mi e me fëmijët e tyre e më tej në breza për të kuptuar çfarë i jep jetës nxitje, energji, kuptim. Si të jetohet ajo më mirë, në kuptimin material, intelektual, moral dhe emocional.
Duhet bërë kujdes në ndërtimin e jetës:
- Ta ngremë hera herës kokën nga problemet e përditshme dhe të shikojmë nga " Ylli polar" për të mos humbur drejtimin e rrugëtimit.
Në këtë vend, në këtë truall, ku brezat kanë derdhur energjitë fizike, intelektuale, morale e shpirtërore, rrezatohet një energji misterioze e shumëllojshme, që ta bën jetën më të lehtë, më të plotë, më me kuptim...energjia e memorjes historike.
Kryesorja, që jeta të jetohet në mënyrë intensive, duhet që njeriu të bëjë një punë shoqërisht të dobishme e cila të jep kënaqësi emocionale dhe të bën të lumtur.
* Fjala në Presidencë, në ceremoninë e marrjes së dekoratës së lartë " Gjergj Kastrioti Skënderbeu"
*Ky Artist i Madh kombëtar nga Bregu i Detit
*I mbajtur në ceremoninë e dekorimit të regjisorit më të madh shqiptar Dhimitër Anagnosti me " Gjergj Kastrioti Skënderbeu".